Dy Poezi për fëmijë
| Sunday, 09.21.2008, 10:01 AM |  

KU KANË SHKELUR LUFTËTARËT E LIRISË

 
Ku kanë shkelur luftëtarët e lirisë

Këmbë armiku më s’do të shkel,

As në fusha, as në ara

As në sukë e as në zabel.

 
Ku kanë shkelur luftëtarët e lirisë

Lumenjtë lirshëm gurgullojnë,

Bari e lulet nëpër livadhe

Pa pengesa do të gufojnë.

 
Ku kanë shkelur luftëtarët e lirisë

Bujqit hareshëm lërojnë në ara,

Me gëzim e pa përtese

Me vullnet do të hedhet fara.


Ku kanë shkelur luftëtarët e lirisë

Do të mbijnë lule për së mbari,

Me aromë të trëndafilit

Në çdo stinë do të çel behari. 

Vjeshtë e vitit 1999

 

NË FSHAT LULËZO JETA
 

Ngado përreth në natyrë

Kësaj pranvere ngjyrë trëndafili,

Pa përtesë me zë të lirë

Ia thotë këngës hareshëm bilbili.

 

Përpos punëve në bujqësi

Ashtu sikur ndodh ngaherë,

Punohen artizanale me porosi

Që kanë mu sa ari vlerë.

 

Njëri gdhend fyell a çifteli,

Tjetri tërfurk, bosht a lug’,

I kryejnë punët me përpikëri

Herë ngadalë e herë me vlug.

 

Në epokën tonë të re

Nuk sheh ngecje as të meta,

Plot dëfrim, gaz e hare

Kudo këndshëm lulëzon jeta.

 

Prill - 2007



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •