Arif Molliqi
| Sunday, 09.21.2008, 10:30 AM |  

Arif Molliqi
Shkruan: Laureta Miftari

Arif Molliqi u lind më 1953 në Llukë të Epërm të Deçanit, nga nëna Shkurta dhe babai Aliu. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Deçan (gjimnazi „ Vëllezërit Frashëri“). Studjoi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik-grupi i gazetarisë.

Me shkrime ka filluar nga viti i fundit të gjimnazit ( kohë kur filloi të botoi), edhe pse ka shkruar më herët. Në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi me humor dhe satirë, por në grupin letrar të gjimnazit nuk preferohej shumë satira, andaj për ti ikur „keqkuptimeve“ dhe për të shëtitur nëpër Kosovë me grupin letrar, filloj të shkruaj edhe poezi.

Satirën e vazhdoi krejt padiktueshëm tek gazeta humoristike „ Thumbi“ që n´atë kohë e redaktonte Tajar Hatipi. Në fillim shumë pak shkroi me emrin e vet, që më vonë, të botoj me pseudonime të ndryshme si: Boksh Baruti, Topuz Bërryli, Prenk Sherri etjera. Gjatë vitit 1977/78 bashkëpunoi në gazetën e studenteve „Bota e re“ në faqen e kulturës, e sidomos në satirë dhe humor.

Në Radio televizionin e Prishtinës gjiroi, inçizoi disa skeçe televizive të cilat venin në shenjestër kohën. Edhe në „Rilindje“ botoi shumë shkrime satirike gjersa një ditë, të shqetësuar miqët e tij e rekomandojnë; herë për herë ta le satirën sepse ishte gjini letrare e „vështirë“ për kohën. (Edhe sot në Kosovë çuditërisht shumë pak shkruhen dhe botohet satira e mirëfillta).

Pas kësaj „këshillë“, Molliqi e vazhdoi me intenzivisht me poezi, pasi aty me mjetet e metaforës dhe figurave ishte më lehtë të kuptohei thelbi i idesë. Në një konkurs të „Rilindjes“, përmbledhja e tij u mor për botim, por pas kërkesës se redaktorit që të bëhen disa ndryshime ( në titull dhe të hiqen disa poezi), autori Arif Molliqi nuk pranon dhe, kjo përmbledhje me poezi nuk u botua.
Në vitin 1994, autori i kishte gjetur rastësisht disa nga ato poezi të botuara në revistat dhe shtypin e kohës ( dorëshkrimin ia kishin konfiskuar me 1992 kur e bastisen UDB-ja), i mlodhi dhe i botoi me 1994.

Përndryshe poezia e Molliqit karakterizohet me "lëvizmëri" të pandërprerë të autorit. Ai shkruen por jo ulur "mbi divan"e as pranë  tryzës së punës; ai shkruan dhe ecën, ecën dhe komponon. Arifi qarkon në natyrë, flet dhe na shoqëron me prezencën e vargut. Apotheoza e tipit:"Këto ditë jam duke lexuar veprat e.... nuk qëndron. Sot themi: Poeti Molliqi më bënë shoqëri... A është kjo një zanafillë e afërsisë me përmasa të reja kulturore në pikëpamje të nivelizimit linear dhe ecurisë paralel mes autorit dhe lexuesit...?

Veprimtaria:

1.“Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994
2. “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996
3. “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998,
4. “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999
5. ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000 (Shih: Tahir Efendi Lluka)
6. "Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 200
7. “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001
8. ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002
9. “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman),F. Konica, Prishtinë, '03
10. “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.”(poezi) F. Konica, Prishtinë, '04
11. “ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë (Kjo dramë është marrë nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për Kulturë e Kosovës, për vitin 2003/2004, në mesin e shumë dorëshkrimeve në konkurs, kjo dramë u vlersua nga juria dhe u muar për botim).
12. “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006
13. “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“, Hamburg“, (monografi),  2007.

Arif Molliqi, është prezentuar edhe në këto libra dhe antologji:
 
1. Halil Haxhosaj: “Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006
2. Shefqet Dibrani: “Libri dhe mbresa”, kritikë letrare, Zvicer 2005,
3. Chelaru Marius, Baki Ymeri dhe Luan Topçiu “Antologji e  poezisë shqipe”,  në gjuhën rumune, një antologji më disa poetë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Valman, Rumani, 2006
4. Disa poezi të përkthyera në frengjisht nga Laureta Miftari, 2006
Nga Jochan Blanke i janë përkthye në gjuhen gjermane disa cikle me poezi dhe është prezentuar nga një forum gjerman në një mbrëmje  poetike në Hamburg më 2007.

A. Molliqi, jeton dhe punon në Hamburg të Gjermanisë.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •