Cikël
| Sunday, 09.21.2008, 10:53 AM |  

DO TË PRES

Do të pres the, maji i shkrepur,
E para vjen zemra, pak do vonoj,
Sytë nëpër flakë, prushi do ju ket’ngelur,
Përshëndetja; buzëve do rremojë.
Koha do të ik, ngelur s’kemi ne,
Do kujtosh Majin, mos s’tu besua?
Nën një krah pulebardhe deti u fsheh,
Shqep një luleshqere, se s’beson tek mua!

JETA JONË

Kështu është jeta, miku im,
Sa pak na qeshi aq na rreu.
Cdo humbje brenda lë trashëgim,
Trashëgimi thellë, ngadalë na breu.
Syrit dritën na i morën,
Ndëshkimi binte mbi ndëshkim,
Në të gjelbër si halorët,
Jetuam, në cilën stinë?

KTHIM

Nga larg me zërin diç më nise,
Kthen sërish ditë e re,
Ndarjes mjegullën ia grise,
Nga shpirti diell kur më dhe.
Të përshëndes, diç më tepër,
U thanë me det e oqean,
Pa mundur kurrë, të hedh në letër,
Ç’ndjej…
Kur ti afron e më rri pranë.

ZEMRAT

Kthej zemrën atje, ku je,
Të ndjej, si rreh zemra juaj!
Në pastë zjarr e s’më dhe,
Te unë do thahet pjesa juaj.

TË KUJTOJ

Të kujtoj të brishtë të njomë,
Ndaj s’mund faji mbi ty,
Lënduar, heshtur të uron,
Muzg e mbrëmje ardhtë plot qetësi.
Ju kujtoj afër dhe larg,
Kur rrëshqite, brenda diç ndjeve,
Unë si fajtor zënë në çark,
Jashtë s’u vrave,
Brenda, zemrën time theve.
Ju kujtoj të dridhur, jo fajtore,
Vjen një çast e nderon dy jetë,
Për ty, heshtjen mbaj për dore,
Për çdo natë flas e më flet,
Gjithësesi ngrica aq e fortë.
Delikate, pranë të ndjej sërish,
Kur largojmë, ftohtë e më ftohtë,
Si ikon në ndritsh mes qirish!

Shtator, 2008


Botoi: Illyria - Dërgoi: Këze (Kozeta) Zylo

(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •