JU FLAS ME ZEMËR - LOT NËNASH (Cikël)
| Monday, 09.22.2008, 10:26 PM |  

DUA

E dua babanë,
E dua mamanë,
E dua motrën,
E dua vëllanë,
E dua jetën,
E dua lirinë,
E mbi të gjitha
 Pavarësinë.

GJENERATA IME

Gjenerata ime
Pa faj e pa hak
Eci nëpër ferra
Eci nëpër gjak.

Gjenerata  ime
Me gëzim të ndaluar
Me ditë të zeza
E duar të pranguar

Gjenerata ime
Me dyer të shkollës mbyll’
-Lule pranverore
Në mars e në prill.

Gjenerata ime
Flakadan demonstratash
E gatshme për demokraci
-Rrofsh o liri...

21 NËNTORI

Kohë e vrenjtur
Pikonte shi;

Rrugët me njerëz
Flamujt valojnë
Rivarrosen djemtë e rinj.

Pyet nëna pa pushim
-Këtë fat pate
Djali im!...

Nëna, vëllezër e baballarë
Në dorë mbajnë fotografi,
Janë shumë vëllezër shumë heronj
Qëndrojnë prindërit me krenari.

Dhe bilbili për ta këndon
 Të gjithë tok i lavdëron:
“Kjo është QËNDRESË
 Për flamur e besa – besë”.

PA DËGJO MOJ USHTRI 

Çka ka dielli që s’bën dritë
Ka hy Serbia në DRENICË

Na kanë hyrë
Nëpër oborre,
Na  i kanë mbushur
Livadhet varre.

Pa dëgjo moj ushtri
Merrni pushkë
Nga dy e tri,
Merrni bomba
Dhe granata
Ta kthejmë shkaun
Kah Banata.

DRENICA

DRENICË  kreshnike
Nuse besnike.

Kush është ai njeri
Me shqiponjë në ballë
-Bacë ADEMI
Në luftë i parë.

Natën bën rojë
Ditën lufton,
Bacë Hamza
Çetnikët i rrëzon.
 
Një dhjetar 
Me një kapiten,
Në dyluftim
-Fiton dhjetari
Se ishte trim.

KURRË NUK LEJOJMË

Pikon loti, pika-pika
Në robëri Mitrovica,
Nga lot nënash
Mbushet pusi
Mitovicën po e lyp Rusi!

Shtegtime të errëta
Vijim brez pas brezi
Mitrovicën tonë
E lyp edhe Francezi
 
Dëgjoni ju lakmitarë
E ju barbarë,
Lëshoni acare
Lëshoni edhe ngrica,
Nuk lejojmë kurrë
T’ na ndahet Mitrovica.

HUMANISTJA   JONË

E dashur për të gjithë
E palodhshme fare,
Ndihmoi gjatë luftës
Çdo nënë shqiptare.

 Humanistja jonë
Poetja shqiptare,
Me fjalë të ëmbla
Shëroi çdo nënë
Me zemër shqiptare.

Vajtoj  çdo zemër
Për lajmin e zi,
FLORA u mbyll
Në burg të zi.

KUSH ISHTE I PARI
 
(Ramadan Kastratit)

Kush ishte i pari
Me atë zë kushtrimi,
Ai i tregoi botës
Se për çka vdes trimi.

Kush ishte i pari
Me atë zë burri,
Për liri kur vërsulej
S’i  ndalej dot turri.

Kush ishte i pari
Me atë krismë lirie,
Historisë i shtoi fletë
Me akte trimërie.

Kush ishte i pari
Me atë kraharor shpati,
Simboli i lirisë
Ramadan Kastrati.

JASHARAJVE

Bacë SHABAN JASHARI
Seç e drodhi mustakun,
HAMZËS E ADEMIT
Ua jep bajrakun.

Bacë ADEM JASHARI
Nga kulla bërtet,
- Vëllezër merrni armët
 Se shkau po na vret.

ADEM JASHARI
Me armë po këndon,
- E gëzofshim Lirinë
Përgjithmonë - u thotë.

VARG I BRENGOSUR

Jam e vogël 6 vjeçare
Do t’i shkruaj disa vargje,
Për doktorin humanitar
Duarlehtë
Margaritar.

Ankohet në poezi
Ky poet Shpati
“Vuan nëpër burgje
Doktori jonë - Ferati”.

Kjo brengë e imja
Vargun e bënë me lot,
Këtë rrugë se lëshojmë
Nuk dorëzohemi dot.

KRISMAT NË DRENICË

Zhurmë e krisma
Tanke e hata
Thërrisnin fëmijët
- Ku je o baba!...

Vinin nga Serbia
Korbat e zinj,
Donin të na vrisnin
Nënat me fëmijë.

Si zanat e malit
Nga fundi  i dheut,
-I dalin në pritë
Nipat e Skënderbeut.

Dalin dhe  i thonë
-O shkau  i zi
- Kurrë nuk t’i lë
Tokë as shtëpi.

Nuk ta lë DRENICËN
Se s’ta kam hak,
Me shekuj e ruajta
Të larë me gjak.

UÇK-ja trime
Me të dashurën rini,
E sollën pranverën
Me shumë krenari.

Të arrijnë bilbilat
Me këngë e mallëngjime,
Të çlodhet çdo plagë
Mu në zemrën time.


TY KOSOVË
 
(Rafet Isufit)

Kosovë moj nënë
Sa shumë të dua ,
Për ty shumë  njerëz
Jetën e dhuruan.

Shumë u vranë
E u masakruan,
Por ty KOSOVË
Kurrë nuk të harruan.

Shpat më shpat
U dha kushtrimi,
Në këmbë kreshnik
Lufton trimi.

Se nga erdh
Një plumb kobzi,
E kap Rafetin
Bri më bri.

Rafet Isufi
Sot nuk jeton,
Në poezinë time
Dritë lëshon.



(Votes: 2 . Average: 1.5/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •