JU FLAS ME ZEMËR - O MOJ FLUTUR (Cikël)
| Monday, 09.22.2008, 10:30 PM |  

FOTOGRAFIA

Babë e nënë
Shumë i  dua,
Me emrin FITORE
Më kanë pagëzuar.

Më shihni, e bukur jam
Si kam qenë e vogël
Fotografi  nuk kam.

S’isha dembele për asgjë
Se  fotografitë e mia
I kisha grisur një nga një.

E vogël  kur isha
Po nuk e di sa
Nëna më thonë
-Sa shumë ke qa’.

Tani në këtë moshë
Kam shumë fotografi,
Nuk e di a jam e bukur
Sikur isha fëmijë.

PRINDËRIT MË KANË MËSUAR

Babi mua
Më ka mësuar
Edhe mami
Më ka udhëzuar.

Duaje motrën
Edhe vëllain,
Duaje nënën
Edhe babanë.

Duaje  mësuesin
Edhe librin,
Bëhu e mirë 
Mëso për atdhe
-Se  atë
E kemi fole.

VEÇ LUM…

Babë e nënë
I dëgjon,
Fjalët e tyre
Lart  i  çmon.

Sjellje të mira
Në shkollë bën,
Mësues e nxënës
 I respekton.

Po në gënjeshtër
S’e gjen dot,
Goja “lum”
Për  Drilonin thotë.

FSHATI I GJYSHIT

Ku ka shumë burime,
Ku drunjtë prekin qiellin,
Ku blegëron bagëtia,
Ku vringëllon kosa në livadh,
Ku ka shumë lindje fëmijësh,
Ku është lëvruar ara,
Ku është hedhur fara,
Ku  lind  dielli më i ngrohtë,
Aty ku ka ujë të ftohtë,
-Atje  ka lindur gjyshi im,
Edhe babi që i fali gëzim.

FËMIJËT E DARDANËS

Lindi dielli e perëndoi hëna
Të mërzitura ka shumë nëna,
Të mërzitura e të pikëlluara
Po aq shumë të përmalluara.

Në DARDANË pikon shi
Të hendikepuar ka shumë fëmijë
Është DONJETA,  ARIANITI,
BESA edhe SHPRESA
Këta fëmijë
Kanë nevojë për lumturi . 

Prindërit e tyre
Punojnë ditë e natë
Që ata t’i  gëzojnë
Me nga një dhuratë.

E PYETA GJYSHEN

E pyeta gjyshen
- Kur vjen daja
Nga Gjermania?
-Biri im
 Kur të piqet qershia.

Erdhi qershori
U poq qershia
Prapë s’erdh daja
Nga Gjermania.

E pyeta gjyshen
  - Pse nuk erdhi daja
Nga Gjermania?

Vjen o bir i gjyshes
Kur të hiqet Serbia
-Kur t’ hiqet Serbia.

ZONJA DRENUSHË

Ka veshur fustan
Zonja Drenushë,
I përngjan fluturës
Që fluturon në fushë.

Sa  bukur qesh
Zonja Drenushë,
Sa shumë i përngjan
Lulëkuqes në fushë.

Sa shumë punon
Zonja Drenushë,
I përngjan bletës
Që zukat në fushë.

Sa bukur këndon
Zonja Drenushë,
I ngjan zogut
Që cicëron në fushë.

JEMI DY SHOQE

Jemi dy shoqe
Luajmë e këndojmë,
Mësimet dhe detyrat
Kurrë nuk i harrojmë.

Vjen koha e mësimit
Në shkollë për të shkuar
Me detyra të kryera
Mësuesin duhet gëzuar.

E kur të kthehemi në shtëpi
Me pesa në fletore,
I gëzojmë dhe prindërit
-Kështu vazhdojmë prore.

O MOJ FLUTUR

O moj flutur
Bukuroshe
Më shëmbëllen
Në timen  shoqe
Pse s’ më pyet 
Moj dallëndyshe,
Pse e kam zemrën
Të ndarë në dyshe!

Pse moj flutur
Aq shpejt fluturon
Mos vallë
Shoqen time  kërkon!

Atëherë flutur
 - Fluturo
Kthehu shpejtë
E më trego!

Më thuaj shoqen
Ty ta gjeta,
Të gëzohem një herë
Unë e shkreta.

SHKRIMTARI

Kur ti fle
Zgjuar është ai njeri,
Frymëzimet
Një pas një
-Shkruan poezi.
 
Natë e ditë mbi libër rri
Ndalet  pushon nganjëherë,
Frymëzimi kur i vjen
Shkruan përsëri.

Shkruan ai njeri
Kur  hyn e kur del
Me figura
Krijon model.

Për të një ditë
Është si një orë,
Gjithnjë  duke shkruar
Veç me laps në dorë.

SHKOLLA

Shkolla është dritë e dituri
Shtëpi e dashur për çdo fëmijë,
Për  në shkollë - herët e me nxitim
Vrapojnë nxënësit për mësim.

Në shkollë mësojmë shkrim-lexim
-Diturinë e qesim në log,
Shkojmë përpara me nxitim
Herë në këmbë e herë si zog.

NXËNËSIT

Ne nxënës jemi
Si yjet në qiell,
Xixëllonja natën
Ditën diell.

Ne nxënës jemi
Çantat me gëzim
Pesat nëpër fletore
Shpërndajnë shkëlqim.

Ne nxënës jemi
Bukuri e jetës,
Vulë e gëzimit
Formulë e së vërtetës.

LIBRI

Në libër mësojmë
Dritë e dituri
Çdo fjalë  në libër
Është flori.

Me të pëshpëritin
NITI E NITA
Nga fjalët e tyre
Shkëlqen drita.

Në  brendi të tij
Komb e atdhe
Është vendlindja
Lumë çfarë libra
Kemi ne.

DJALI DHE ZOGU

Në degë druri
Zogu qëndron
Djalëkeqi
Me gurë qëllon.

Zogu  lotin s’e ndal dot
Disa fjalë ia thotë,
- Hodhe gur për  dritare
Ç’të bëra unë
Që më vrave...

Me sjelljet  tua
 S’je  i mirë,
Prej teje unë
Nuk jam i lirë.

FUSTANI

Sa e bukur është Natyra
Si shoqja ime Mrika,
Të veshura si pranvera
Fustanin me pika.

- Fustanin me pika
Ku e ke blerë moj Donikë,
Ah Donikë sa të dua
A ma gjen dhe një mua?

Ma fali Donika
Fustanin  livadh,
Desha që ta veshi
Po ishte shumë i madh.

RINIA

E ëmbël është jeta
Posaçërisht rinia
Do të ishte pa vlerë
Po të mos ishte liria.
 
Rinia duhet të punojë
Më shumë të mësojë
Të bëhet dritë në errësirë
Përpara të na çojë.

LULE

Lule je e ngjashme
Me nënën time,
Se kur të shoh ty
Si nëna me fal gëzime.

Lule je e ngjashme
Edhe me time motër,
Si ajo më falë freski
Në timen votër.

MOS KE FRIKË

Zog  i bukur
Mirë  të vërej
Pse vështron
Andej - këndej?

Mos ke  frikë
Për folenë,
U prish e vjetra
Ndreqim të renë.

I yti është
I tërë  bliri
Ta fal ty
-O zog më  i miri.

PRANVERA

Fushat dhe malet
Plot gjelbërim,
Hedhin valle fëmijët
Sa shumë kanë gëzim.

Me ngrohtësi
Fryn era,
Natyra me lule
-Deri te dera.

Si fëmijët në djep
Rritet edhe bima.
Në livadhe e ara
Bie shi me vetëtima

E KAM NJË MOTËR
 
(Flora Brovinës)

E kam një motër
Nga Prishtina
I ngjanë drenushës
-Flora Brovina
Të pashë një natë
Në televizor
Të përqafova fort
Dhe të thashë:
Poezi të shkruaj,
Këngë të këndoj
Motra ime e dashur
Kurrë nuk do të harroj.



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •