Nga përmbledhja me poezi “Vula e kohëzezës”
| Tuesday, 09.23.2008, 09:33 PM |  

PËR DITË TË BARDHË

 

Dhembjet kur ruhen

Këngët e mallit

Shoqërojnë

Gjurmët e humbura

S’dinë rrugë kthimi

Nga sekret i kohës

 

Figurat e kanë radhën

Le të thonë ç’munden

Kur gjoksi vlon nga dhembja

Kur ëndrrat shtegtojnë

Për ditë të bardhë

 

 

KORBIT

 

Ti korb, kobzi

Në sqepin tënd

Tmerr, urrejtje,

Errësirën ngjyrose

Flatrat tua erëzezë formojnë

Zezëre mbi ne

Me ty zi e më zi

 

 

DJEPI I KOHËS

 

Kulmet e varreve 

Eshtrat i mbajnë

                                               

Në djepin e kohës

Përkundet historia

 

Në trupa e skelete

Shumë herë u betuam

 

Trimëritë e tyre

Shumëzuan emra

 

Pas çdo himni

Eshtrat lëshojnë varret

 

Me kurora karafilash

Emrat qëndrojnë në këmbë

 

 

NDËRRIM VENDESH

 

Hijezeza u var

Në rrapin mijëvjeçar

 

Shtrëngata edhe kësaj radhe

E shoqëroi

 

Kushtrimi shembi durimin

Liria mundi robërinë

 

Dramë e vërtetë

Korbi e shqiponjë ndërruan vendet

                 

Kodrat maten me qiellin

Ç’mrekulli shekulli

 

 

MJAFT

 

Dheun nën këmbë ma morët

Gjunjët m’i kërkuat dëshmi

Durimi im i vdekur

Erërave ua fali gjoksin

Duke u bërë pre

E gurit në tokën time

Shndërruar në kala

Për t’i bërë çerdhe lirisë

 

REZOLUTA

 

Nën çfarë ombrelle

Qëndron Rezoluta

 

Kohë e krisur
Në breg rendojnë numra

 

Mes dy teheve

Vizaton varr të thellë

 

Emra të vrarë

E skelete të ndarë

                       

Pikturë gjeografike

Rragatë me shumë ngjyra

 

Me thonj të mprehtë

Shqyen pëlhurën e kohës

 

 

MOLLËKUQES

 

Hapë e mbyllë sytë

Peizazh

Hapë sytë s’dyti    

Territor i ronitur

Mbyllë sytë

Ëndërron Mollëkuqen-

Nën dhe janë mbyllë

Shpatat mijëvjeçare

 

 

KËRKOVA EMRIN

 

Tërë jetën emrin kërkova

Në ritualin magjik,

Shpjegim kërkova

Pse rrufetë gjuajnë fjalën time

Me zjarr pse lufton akullin

Vetëm pse  kërkoj emrin

Emrin tim të sulmuar

Kur trungu i lashtë ndahet nga rrënja

Dhe ofshama lëkundë dhembjet.

 

Kërkoj emrin tim

Përball sojit të qenit në njeri

Që i rri shpatë emrit tim

Dhe dielli ftohet

S’falë puthje për agimin

 

Njëqind herë thërras emrin tim

Njëqind herë veç trishtim

  

 

FANITJE E VDEKJES

 

Eu ëndrra ma vodhi jetën

Më mbështolli fort

Si lypsarë në përqafim

Më skanoi jetën

Pashë mollë në një degë

Nuk këputet e ndaluar

Cirk i vdekjes në jetë

Mjerim midis dy botësh

Varrim varfanjaku

Në pushtet gjumi më njomi

Nënkresën me djersë

 

 

HIJA E NËNËS

 

Botë e mbrapshtë

Jetoj prapa grilave

Me mungesë shpirti

Hije e bekuar e nënës
Më viziton herë pas here

Në këtë copë vend

Ku bishat e egra lodrojnë

E sorrat cokatin pamëshirshëm

Në kulmet tona

Në tokën e shkelur

Nëna më lëshoi

Gjiri i saj më dha forcë për mbrojtje

Buzëqeshjet në mall i mbaj

Nuri i saj

Netëve të errëta
Bën dritë

Flakadan shprese

S’jam vetëm

Shoqërohem me ofshama

Këshillohem me hijen e nënës

 

 

STINË E RE

 

Stina e fillimit

Tokën gjelbëroi

Bimë mbolla

E shqelmova tokën përreth

Të mos rrëzohet

Nga rrymë e tërbuar

Fillova belbëzim lirikash

Dielli ia fali nxehtësinë

Unë zërin, poezinë

Për t’më dhuruar

Pushim syri

Në erëmirën

E stinës së re

 

 

             KOHA

 

Akrepat e kohës

Mundohem t’i kthej prapa

Të kohës së humbur

 

Përreth thur rrjeta të mykura

Për një çast më pushtoi ëndrra

Në kodër të dreqit më shpie

Ah, kohë e (pa) mëshirshme

Pagëzon e shlyen

Shlyen e pagëzon emra

Në veten e parë

Koha (s)i ruan

Dëshirat e ngjyrosura

 

           

             NATËN

 

Pikat e shiut

Rrëshqasin nëpër fletët

E drunjve

Ia prishin qetësinë malit

Ditën cicërimat e zogjve

Krijojnë këngën

Përderisa

Mali merr pagjumësi...

 

 

ËNDRRA

 

Nuk dukesh më

Në ëndrrën time

As loti i syrit tim s’të lagë

 

Lumi i madh e i tërbuar

Gjumëndrën shpërlau

 

Rrëshqite prej bregores

Me kalë të bardhë

 

Në lumin e madh e të zi

Gurgullimë trishtuese ma mori

 

 

            KROI I MUSTAFALISË

 

Buron kroi

Nën rrënjët e ahut plak

 

Treta shikimin

Në pasqyrën e tij

 

Lodrojnë kafka njerëzish

Të dy brigjeve në bregore

 

Çmendurisht vallëzojnë

Vallen e kohës së ikur

 

Brenda puçrrave të enjur

Të ElezBalisë.

 

 

PROTESTOVA

 

Në oborrin tim më rrahët

Unë durova

 

Më fyet mua, Perëndinë

Ju lashë n’mëshirë të Zotit

 

Më quajtët i ardhur

Me lot protestova

 

I mbyllët shkollat

Më varët në degë t’qershisë

 

Ma fyet nderin

Përralla e durimit përfundoi

 

 

FITORE TË GJAKOSURA

 

Për gjuhë luftuam me shkronja

Për tokë luftuam me armë

Për nderë luftuam me shekuj

Dhe kurrë s’u ngopëm me vdekje

Derisa shekulli i ri polli

Shkëndija fitoresh...

 

 

ËSHTË NATË

 

Është vonë

Natë është

Bota përgjumet

Ëndrrat shëtisin

Qetësia e natës

Mbyllë në dry zhurmën

Bota ngopet

Ngjyrat e ëndrrave

Shpesh ndërrohen

Engjëll, kujdes

Mos e pushto

Pikturën me ëndrrën

E kohës së ikur

Agu me rrezet e diellit

Nga gjumi i zgjon.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •