TRËNDAFILI I PRANVERËS
| Sunday, 10.05.2008, 02:24 PM |  

Ejup CERAJA

 

TRËNDAFILI I PRANVERËS

-Nipit tim Diellorit-

 

Në ditën tënde – Diellor

Të bekuar të operimit,

Më vinin rend-rend

Muzat e frymëzimit.

 

Ti atë ditë shkëlqeje

Si rrezet e diellit,

Përpara operacionit

Ngjaje në lule të prillit.

 

Por gjyshit për ty

Nuk i shqitej meraku,

Edhe pse e dija se do të operonte

As. dr. Sadik Llullaku.

 

Po zemra e gjyshit tënd

Nuk mund t’i ikte rënkimit,

Pa e parë pas operimit

Suksesin e përfundimit.

 

Kur doli Dr. Rrustem Musa

E na tha çdo gjë mirë po vete,

M’u bë sikur po fluturoja

Nga gëzimi ndër planete.

 

E kur As. dr. Sadiku na tha:

- Operacioni pati sukses të plotë,

Gjyshit tënd nga gëzimi

Sytë iu mbushën me lot.

 

Sa me gëzim e prisja daljen tënde

Nga salla e operimit,

Saqë çdo minutë vonese

Më bëhej vit i shqetësimit.

 

Falënderimi i qoftë Zotit

Ti dole me fytyrë të purpurt,

Me ngashërim si asnjëherë

Drejt teje unë gjyshi i shtriva duart.

 

Ty në atë kllapi

Buza të shkojë në të qeshur,

Të flakëronte si ylli fytyra,

Po edhe rrobat që i kishe veshur.

 

Një falënderim i veçantë shkon

Për As. dr. Sadik Llullakun, shqim,

Dhe për Dr. Rrustem Musën

Që u kujdesën aq shumë për ty nipi im.

 

Prishtinë, më 6 tetor 2007 



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •