Nje taksi per macen time
| Friday, 10.10.2008, 09:15 AM |  

Te djelen e trete te Dhjetorit, kishim zene vend ne sheshin « Stalingrad ». Ishte nje bar i hapur ne ate orar afer mesdites, ku sherbehej me pas dreka. Nje telefonate ne mengjez, me kishte nxjerre nga shtepia, nen nje qiell gri qe breronte pa nderprere nje shi te imet, si te ishte situr atje lart. Bashkim Alimani, nje ish inxhinjer qe kishte qene kimist ne Shqiperi, me priste perballe, sapo shtyje paksa deren e barit. I ulur qetesisht ne tavoline, gjerbonte nje kafe ekspres. Lokali ende nuk ishte mbushur, dhe tre a kater tavolina rreth nesh ishin bosh. Kur ende nuk kisha rrufitur per te dyten here kafen time me qumesht, ne dere u dhane nje grup te rrinjsh, fytyrat e disa prej tyre m’u duken te njohura.

Jane bashkombasit tane – me tha Bashkimi gati nen ze.-Ketu mblidhen qe te gjithe shqiptaret e kesaj lagjeje. Shumica  te sistemuar neper fuaje si minorene. Nje pjese tani punojne, po ka nga keta qe merren edhe me ate mallin. Kane ardhur troke, por sot nuk flitet me ta. Ta masin koken me pej.Nuk dine se ku ti çojne leket.  

Kishim marre pershendetjet shqip ku ndjehej nje lloj rrespekti per moshen tone. Pastaj bashkuan dy tavolina se bashku, u ulen qe te gjithe, dhe pas kesaj, ra serrish qetesia ne ambjentet e atij lokali, qe dukej se kishte muzgun brenda. Dritat nuk i kishin ndezur, dhe here pas here, fytyrat e klienteve ishin si te perçudnuar, nga nje drite qe vinte nga vetratat perballe, pas se cilave rridhte qetesisht Sena, dhe hijeshonte ne sfond maja e « Ejfelit », qe dukej vetem si nje kontur i larget dhe gati e haruar..

Nje çast me pas, me sa duket, djemte kishin biseduar me ata te lokalit, dhe kishin bere porosine.Mendova per nje çast sikur isha ne Shqiperi  pas atij ambjenti qe u krijua aty duke ndjere nostalgji per ditet qe kisha lene pas.Nuk e di se pse, m’u mblodh pastaj nje gulç brenda kraharorit qe me beri, qe te ule syte poshte. Mbase nga turpi qe ato kishin filluar te njomeshin

-                                      - A mund qe te ulem edhe une,- tha nje ze qe me erdhi nga pas. Mendova se na u shfaq ndonje mysafir ne tavolinen tone.

Ne tavolinat prane levizen. Dikush u ngrit ne kembe per ti hapur udhen te sapoardhurit. Njeriu qe u shfaq ne krahun tim te djathte, e qe kaloi pastaj per tek tavolina tjeter, ishte nje i ri, te cilit nuk mund qe ti jepje me shume se 18 vjeç. I holle dhe i perkulur, si nje kosore, mbante te mbledhur me kujdes ne nje pelerine ngjyre gurekali ne kraharor, diçka qe mua m’u duk, si nje bebe.Ai na pershendeti me nje «  tungjatjeta te gjitheve », e zuri vend pas karrikes se pare ne tavolinen fqinje.

          - Qenka vertete nje klub shqiptaresh dhe te duket vehtja sikur je ne Tirane apo gjetke neper Shqiperi – i thashe inxhinjerit qe me kishte ftuar per nje kafe, e vura buzen ne gaz, duke ndjere nje lloj malli per vendin qe e kishim lene pas, gati tre mije kilometra. – Nuk paska rast me ideal, per tu takuar dhe njohur me ta.

 Bashkimi heshti per nje çast ;

             - Eh !, çi do ?.- tha me nje indiference, jo te shtirur tjetri perballe. - Ketu i takoj vazhdimisht te djelave, dhe me eshte dashur qe t’i njoh, qe te gjithe. U a di edhe punet…

Natyrisht, per mua shumica prej tyre ishin krejtesisht te panjohur, pasi problemet e mija si i saposistemuar ne ate qytet, me kishin mbajtur larg komunitetit Shqiptar. Ne tavoline e tyre u ndje nje lloj gjallerie. Hidhnin romuze per nje nga shoket e tyre, nje djale shendetlig, me floket lart si iriq. I sapoardhuri qendronte qetesisht ne vendin e tij, dhe here pas here, perkedhelte ate qe kishte mbledhur  si nje bebe.Dukej se kishte pushtet mbi te gjithe ne tryezat e mbledhura te shqiptareve, edhe pse dukej per shumicen, me i vogel ne moshe dhe me i imet.

Nje çast me vone, kuptova se « bebia », nuk ishte gje tjeter, veçse nje mace gri, e me pulla te bardha, e cila kishte ftohte, e dridhej si nje femije. Mbase kishte temperatyre. I sapoardhuri, u tha miqve qe kishte afer, se « sapo i kishte bere nje banjo ne mengjez ». Nderkohe qe biseda per macen ishte bere ne ato momente aty , si kryetema e dites, vura re floket bionde qe ishin terhequr mbi balle, duke e ekspozuar kete te fundit, ne te gjithe gjatesine e tij. Fytyra krejtesisht e bardhe, dhe disa dhembe te medhenj, qe fshiheshin pas dy buzeve te trasha e te fryera, e tregonte djaloshin si nje nordik te vertete. Ftuesi im i tavolines, me tha, se ishte nga veriu, nje fshat mes alpesh. Tre vite me pare ishte rregjistruar si minoren ne nje shtepi-pritje per te vegjlit, diku ne hapsirat e nje lagje periferike e qytetit tone, me e gjelberuara.

            Me sa duket, biseda per macen ne tavoline fqinje, kishte kapur tashme nje kulm. Te gjithe kishin dhene nga nje mendim per shendetin e saj, sikur te ishin mjeke te vertete, te kesaj kafshe qe dridhej ne kraharorin e djalit, qe sapo hyri aty  « Ylli i Shamunaqes », keshtu i drejtoheshin ata te tavolines, njeriut me mace ne krah, i heshtur nxori celularin. Kerkoi taksi. La adresen, dhe perseri ne heshtje e mbylli aparatin per ta vendosur ne tavoline.Ndersa une bluaja ne koke per te deshifruar emrin qe posa degjova, u kujtova se ai ishte i nje personazhi, te nje pjese me kukulla me teme nga lufta. E shfaqte televizioni yne shpesh, ne vitet 80 te. Natyrisht, qe Shamunaqia ishte nje emer i nje nene, Manushaqe, qe ishte kthyer me humor, dhe se biri i saj debatikas ne ate pjese, ishte paraqitur si nje personazh, jo vetem trim, por qe edhe i perballonte i vetem qe te gjitha situatat.Mbase ka qene kjo e fundit, qe djalit i therisnin me emrin e personazhit. Ku i dihej ?. Ylli, zor se do te ishte edhe emri i tij i vertete. Zakonisht mosha e tij, kur vijne ne qytetet europiane, ndryshojne edhe emrat. U pelqen qe te jetojne nen nje gezof tjetri, abstrakt, dhe ireal

Me Bashkimin, kishim nisur nje bisede per ngjarjet ne Shqiperi, per politiken dhe per ekonomine, qe sipas nesh ishte ne renie. Kur u duk se ne tavolinen tjeter biseda kishte ngecur, ne deren e lokalit u shfaq taksisti.Kete e kuptuam menjehere pas tjetri rrotulloi veshtrimin sikur te kerkonte diçka nepermjet hapsirave te atij bari.E pashe qe u drejtua nga tavoolina e zhurmedhenjve.Pronari i maces u ngrit ne kembe. Largoi me kujdes kariken, dhe u kthye nga i sapoardhuri.

            -Degjome mua – tha – Kam macen, dhe me duhet qe ta nis per ne banesen time, ne…18 rue Mishel Montanje, prane aveny Pikaso. Po te le edhe çelesin. Hape deren, dhe ma vendos ne divanin e salles se ndejtjes, perballe, ne fund te koridorit. Mbuloje mire, edhe eja e me sill serrish çelesin.

            Taksisti, nje afrikan i gjate e i fryre, u perkul perpara porositesit, e zgjati nje kartvizite, qe me sa dukej ishte e tij, dhe pastaj mori macen e mbeshtjelle me nje kujdes, sikur te ishte nje femije i sapolindur. Djali levizi nga vendi, e nuk preferoi qe t’i a dorezoje aty mes nesh. Dy hapa me tej, qendroi, e pasi i a la ne dore, hapi protofolin dhe nxorri nje pesedhjete euroshe. Tjetri iku duke e mbyllur me kujdes deren e lokalit, e gjysem i perkulur, si per te mos e zgjuar nga gjumi kafshen, u zhduk nen qiellin gri te Parisit.

            Dhjete minuta me vone, ndersa ne i ishim rrikthyer perseri situates ne Shqiperi, kete here duker folur per librat , shkrimtaret dhe lexuesit, u duk se « Ylli i Shamunaqes », qe rrinte i heshtur ne tavolinen prane nesh, ngashereu ne nje çast. Pastaj nxorri nje shami letre, dhe fshiu syte, ndersa shoket e tij vazhdonin qe te benin hoka me shendetligun qime-iriq. Mendova se duhej qe te kishte nje gjendje te ngarkuar shpirterore. Mbase, malli per Shqiperine  nga bisedat qe benim ne kendej ne tavolinen tone, e qe nuk ishte larg nga e tyrja, as edhe nje meter. Ndoshta per prinderit, te afermit  e shoket me miqte, qe kishte lene aty ne ate vend, dhe, qe ndodhej tashme shume larg prej nesh ne keto çaste. Bera sikur nuk e vura re, dhe u perqendrova tek rrefimi i Bashkimit, qe kete here duke ndruar teme, kishte vene ne qender te rrefimit te tij, nje histori per dajon poet, te denuar nga sistemi qe lame pas. Pastaj tentova qe te kujtoj ndonje poezi, nga librat e botuara te poetit te denuar, qe ne rinine time e kisha pasur per zemer, por nuk solla ndermend asnje, ndonese mbaja mend shume prej tyre. Librat kishin kohe qe ishin hequr edhe nga qrkullimi. Keshtu ndodhte sa here qe denohej ndonje, merrte me vehte nga kjo bote gjitheçkah, edhe ajrin qe kishte lene pas

Dikush i u afrua « Yllit te Shamunaqes » me teper per ta qetesuar, por ai filloi qe te qaje me denese. U duk se pati nje shqetesim tek te gjithe ne qe ishim aty. Djali qante pa ze, e supet i dridheshin se bashku me kraharorin. Pastaj psheretinte duke shfryre nje « uf », qe tingellonte si nje fershellime e mbyllur dale nga kraharori. E çmund qe te benim ne ate çast ?Djali kishte dhimbje.Na erdhi keq.

-Mbase beme gabim qe folem per Shqiperine dhe hallet e saja, edhe pse per ne te ikurit, mbetet nje plage e hapur- tha Bashkim Alimani

Ne deren perballe mbriti afrikani taksist. Ne dore mbante çelesin e shtepise se « Yllit » , si per te thene menjehere, se « detyren e kishte kryer ». Djali nuk e pa, sepse ishte me kuriz nga dera. Shoku perbri tij i beri shenje. Ktheu koken. Nga pas kishte qendruar i posaardhuri.I biri i « Shamunaqes », levizi ne karriken gjysemkolltuk ku ishte zhytur i teri, dhe ktheu koken nga taksisti. Syte i ishin skuqur dhe fryre njekohesisht, sikur te kishte kaluar nje drame te vertete.

-Faleminderit, po une… po ndjehem keq tani. Nuk di se çben ne keto momente lozonjaria ime,Vika. Me duket e vetmuar atje. Nuk e meriton…-Kaloi kurrizin e dores se djathte duke ferkuar  te dy syte, qe mesa dukej ishin te lengezuar. Pastaj fryu bulçite e faqeve e leshoi perseri diçka si fershellime nga buzet e trasha gjithe tul

Taksisti e ndiqte gjysem i perkulur,ne shenje rrespekti per klientin, duke treguar çelesat perpara ne heshtje, pa ditur se si te reagonte tjetri. Mbase djali qe kishte perballe, i u duk  si nje kliet i veçante, dhe kapriçioz nga te rrallet, qe mund te kishte takuar ne Parisin e madh shume dimensional.

-Te lutem , ma merr dhe ma kthe perseri. Ajo vuan. Vuaaan. Duhet qe te me kuptosh, se ajo vertete vuan atje ne vetmine e saj.

-Macen tuaj ? –pyeti i çuditur afrikani, qe tani kishte drejtuar trupin e beshem dhe te ngjallur- une sapo e çova dhe e rehatova ne shtratin e saj.- Pastaj tundi koken me nje fare mosbesimi. Dukej si medyshas, per kete porosi te dyte te klientit te tij.

- Ah ! – beri djali ,sikur te ishte kujtuar pastaj per diçka, dhe nxorri protofolin nga xhepi i brendshem i xhiboksit blu. I vuri nje pesedhjete euroshe perseri ne dore taksistit, duke i bere shenje qe te nisej, « pa humbur kohe »

Kete here dukej se ishte nxituar disi. Ndersa afrikani me trupin e ngjallur kaloi porten, « Ylli i Shamunaqes », rrekelleu menjehere goten me xhin, qe i a dha shoku qe kishte prane,si per ta sjelle ne vehte, e pastaj lepiu buzet e trashe e te dala jashte. I beri shenje kamarierit, dhe i dha urdher qe te sillte edhe per te tjeret nga nje xhin.

Me duhej qe te largohesha. Kishin filluar qe te shtronin tavolinat per dreken. U ngrita, dhe pasi thashe, « çuna, mirupafshim », dola ne shesh.

Frynte ere.

            Binte shi i imet Dhjetori…

 

Patra - Greqi    
Gusht 2008



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •