Tri poezi për fëmijë
| Friday, 10.10.2008, 09:18 AM |  

 

NË TY EDHE NATA MË BËHET DITË

 -Shqipërisë-

 

Shqipëri e vogël

Dikur e madhe Iliri

Të tkurrën shekujt

Gjer më njëzet e tetë mi’.*

 

O, sa pak fusha

Shekujt të lanë

Të grimcuara

Nga secila anë!

 

Të mbetën bjeshkët

Të tëra palë-palë

Me maje të thepisura

E shkëmbinj me strall.

 

Por, çdo bokërimë

Ku ka shkurre e gëmusha

Me punë, dashuri e vullnet

Mund të bëhen si fusha.

 

Se, nuk je më si dikur

Me moçale e gropa,

Po e përparuar

Ashtu  si Evropa...

_______________________

*) mi’ = mijë

 

Mars 2007

 

RËNDË T’U MBYLL KAPAKU I SYRIT

(Naimit në 105-vjetorin e vdekjes)

 

Ishe i tëri afsh përbrenda

Nuk iu trembeshe jataganit,

I tuboje bashkëkombësit

Fshehur syrit të sulltanit.

 

Aq shumë ishe i merakosur,

Sa s'te zinte gjumi i natës,

I mbroje me gjak të zemrës

Si me majë e teh të shpatës.

 

Bije përposh për një hop,

Po shpejt ngjiteshe kah zeniti,

Ishe fortesë mbi fortesa

I qëndrueshëm si graniti.

 

Shqipëria për Ty ishte e bukur

Një ABC-e në A b e t a r e,

Re të zymta i silleshin prore

Po nuk heshtte muza shqiptare.

 

Ato shpërthenin si vullkani

Me aromë të trëndafilit,

I përjetoje me afsh zemre

Sikurse këngët e bilbilit.

 

Rëndë t’u mbyll kapaku i syrit

Për Shqipërinë në zemër ndry,

Tash qiriri të rri i ndezur

Që i bën dritë kujtesës për Ty…

 

20 tetor 2005

 

DY QYTETET E FLAMURIT

 

I pari qytet

Që i bëri nder Flamurit të Mëmëdheut,

Ishte Kruja krenare

E Heroit tonë Kombëtar – Skënderbeut.

 

Dhe, i dyti qytet me radhë

Që e mori epitetin e bekimit,

Qe Vlora heroike

E Ismail Qemalit dhe Isë Boletinit.

 

Sikur të kishte lule këtu

Që do të çelnin në nëntor,

Do t’i çonin fëmijët gëzueshëm

Në Sheshin e Flamurit në Vlorë!

 

28 Nëntor 2007



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •