Ali D. Jasiqi/ DHJETË POEZI
| Thursday, 10.16.2008, 09:52 PM |  

SHPRESOJ

Galuc në kujtime paluar
E pafuqi, e dashur,me te pa
Ditët ikën e s’kthehen më
E di mirë – dhe filloi me qa

Përmallshëm shikoj hënën pas kodre fshihet
I heshtur fshati kotet në qetësi
Si fytyra e çupëzës pikaloshe
Më mbetesh si ëndërr edhe ti.

Gjumi me mashtron, ëndrrat m’ kaplojnë
Ti pranë e etshme diç je duke kërkuar
E duart e mia shtrihen të të pushtojnë
Por moshëbardha më ka mashtruar.

MË LËNI NË QETËSI

Nëse  me gjeni në fushën e pikëllimit
 E lehtë për ata
Që në zinxhirin e jetës i ka tërhequr zvarg
Pa u ngatërruar askund
Dhe kurrë s’kanë ditur çka është errësira
Ju lutem me lëni në qetësi.

Nëse me gjeni në udhëkryq
Në përleshje me dyshimin
 Lehtë për ata
Që gjithmonë
Dikush u ka prirë
O njerëz të dashur në punën tuaj duke shkuar
- Ju lutem, prapë, më lëni në qetësi.

PORTRET I MALËSORIT

Kushtuar babait

Fytyrë e përvuajtur ku shndrit mustaku
Gëzimet si thermi nderoheshin rrallë
Në duar të plasaritura dukej vetëm gjaku
Kujtime të ikura të mbjella në ballë.

I qëndrueshëm për fjalën e dhënë
Të parët ta kanë lanë të vetmin trashëgim
 I gatshëm ta mbrosh mikun
Koprrac të bësh krim.

Çdo gjë të vuajturit ia falë
E të drejtin e mbron si trim
I pathyeshëm furtunave të moteve
Ky është portreti i malësorit tim.

NDËRHYN POETI

Dielli që rrallëherë gjen hapësirë në mes reve i dredh rrezet e veta mbi tokën e mbuluar më të bardh. Veriu fryn furishëm dhe duke bërë borën guzhmë i përplas udhëtarit leshskuqur fytyrës. Kur veriu pushon shikimi i udhëtarit ndeshet në tymin e oxhakut të një shtëpie ,ndërsa brenda dikush ulur pranë stufës së ndezur këndon.
-Ftohtë! – thotë udhëtari.
- Jo ! – përgjigjet ai i dhomës
- Dimër – ndërhyn poeti.
Veriu si për çudi pushon. Retë dendësohen dhe fillojnë të derdhin shi. Strehët e shtëpive pikojnë. Bora shkrihet. Tani era i ndjek retë dhe qielli pastrohet. Dielli rezon çdokënd.
- Sa bukur – thotë përsëri udhëtari.
- Jo ! – prapë thotë ai i dhomës.
- Pranvera – ndërhyn poeti.

LOT GËZIMI

Me pyet pse s’qesh
Të përgjigjem
Me pyet pse s’këndoj
E unë të tregoj
Pse nuk më thërret
Eja të ngushëlloj
Që vaji  yt dhe  imi
Të derdhen në një lot
- Lot gëzimi.
    (1957)

ATA – JEMI NE

Të parën lule në kopsht që biri, ty ta fala
“A mi ep sytë e zi?”
Bareshë në mal me dele kur të gjeta
“E re jam ende, me le në qetësi!”
Një trëndafil të bukur ta dërgova peshqesh
Falmi, vetullat gajtan!
Pranë gardhit kur në mes nate  jemi ndeshur
E skuqur gjegjje:” Moti ti kam dhenë!”
Për vëllezërit tu e babë plakun mëshirë
Me na nda u munduan
Duke thënë: “Është prej shtëpisë së mirë!”
Për një të panjohur të fejuan.

Tash ndër stane verojnë dy të ri
E në qetësi kanë ra
Dy  tufa kanë ruajte në mal e vërri
Ata – jemi ne.

MBRËMJE

Tretet dielli pas krepave të maleve
Së shpejti edhe sot në kupë e bëri një hark
E unë dëshpërueshëm s’ngopen duke e shikuar
- Hej, nesër jam për një ditë më plak.


LETRA

Më ka mbuluar mjegulla që e sjell terri
E lotët kanë mbushur sytë e mi
Si udhëtar i tretur që i është shuar feneri
Në pyllin e dendur i mbetur në vetmi.

Dikund një vocërrak po e ndiej duke qarë
Si lypsar këmbëzbathur kërkon mëshirë
- Më ndihmo, të lutem i dashuri vëlla,
Në rrugë të qytetit kam mbet pa dëshirë
E ti e din se unë dje erdha nga mali
Dhe nuk di ku do ta kalojë natën!


YLLI

Në terrin e jetës një yll e gjeta
Që ndriçon rrugën time plot pengesa
Yll me shumë rremba, Në ëndërr mu duk
Si tinëzisht iku e në terr me la.

Kjo kishte qenë ëndërr mashtrimi
Sepse ylli ndriçues me krah të shqipes
Gjithmonë përpara e kam në udhëkryq
Dhe rrugën e drejtë ma tregon
Se si duhet në dritë të arrijë
E unë pas tij shkoj.


KËNDOVA KËNGËN

Këndova këngën e zemrës
Me plot dëshira e gëzime
Këndova këngën e dëshirës së zjarrtë
Me tonin e saj të thekshëm
Shprehej nga zemra e prekshme.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •