Ali D. Jasiqi
| Thursday, 10.16.2008, 09:55 PM |  

Ali D. Jasiqi

Ali D. Jasiqi lindi në Jasiq të Junikut më 1937. Shkollën fillore e kreu në Junik e në Deçan. Shkollën Normale e filloi në Gjakovë dhe e kreu në Prishtinë. Në Prishtinë e kreu edhe Fakultetin filologjik - gjuhë e letërsi shqipe. Ka punuar gazetar në të përditshmen “Rilindja”, kryeredaktor i revistë për kulturë, art e letërsi “Fjala”, drejtor i Njësisë punues të revistave në kuadër të NGBG “Rilindja” dhe kryeredaktori i revistës letrare “Jeta e re”. Ka qenë sekretar dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Me shkrime letrare filloi të merret si nxënës. Në fillim ka shkruar poezi dhe proza, për t’u kushtuar mandej kritikës letrare dhe studimit. Vjershën e parë e botoi në “Zani i rinis” më 1957. Ka përgatit për botim përmbledhjen e tregimeve “Ago Jakupi dhe rrëfime të tjera “të Mitrush Kutelit, botuar nga Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Kosovës më 1967, tregimet “Talush Efendia” të Zekeria Rexhës (të nënshkruara me pseudonimin Ramë Zuka), botuan nga “Rilindja” në vitin 1973 etj. Ka bashkëpunuar me të gjitha revistat letrare që botoheshin në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi.

Ka botuar këta libra:

“Josip V. Rela “ - “Jeta e re” Prishtinë 1968
“Pesha e fjalës” - “Rilindja”, Prishtinë 1971
“Shfletime” - “Flaka e vëllazërimit”, Shkup 1972
“Shenjë në lis” - “Rilindja” - Prishtinë 1974 dhe “Naim Frashëri” - Tiranë 1980
“Premtime dhe realizime” - “Rilindja” Prishtinë 1976
“Qazim Tolaj - simbol i drejtësisë pedante” Prishtinë 2002
“Pesëdhjetë shkrime për poezinë” - “Vatra” - Prishtinë 1997
“Tridhjetë e një shkrime për prozën, studimet e të tjera” - “Vatra” Prishtinë 2007
"Krejt më dukej ëndërr" dhe I është emituar një dramë televizive ("Shtenjë në ajër") dhe tri radiodrama.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •