NOSTALGJIA PËR MËSUESIN TIM TË PARË
| Thursday, 10.16.2008, 10:27 PM |  

Ne ishim gjenerata e parë

Që e filluam rrugën e bukur të dijës,

Synonim pareshtur dritën,

Duke i ikur dalëngadalë hijes.

 

Ishin vitet e para pas LD Botërore

Fare pak kishim libra,

Po ashtu pak kishim:

Lapsa, goma e fletore.

 

Ne e kishim atëherë një mësues

Që vërtet ishte mjaft i zoti,

Vinte nga qyteti në fshat

E quanim: Mësues Salih Hoti.

 

Ai nga nxënësi te nxënësi

Si drugëza në tezgjah rendte,

Ne fëmijëve na dukej madhështor

Sikur kreshnik legjende.

 

Në shkëmbe uleshim në fillim

Na rendiste si dorë për dore,

Na e ndante secilit nga ne

Një gjysmë lapsi, gome e një gjysmë fletore.

 

Edhe pse kanë kaluar 61 vite të plota

I kanë shpëtuar dhëmbit të harrimit,

Vargjet që unë i recitoja më 1946-tën

Me gëzim e pa përtesë në orë të mësimit.

 

“E hedh topin larg në mur

Rishtas kthen e më vjen në duar,

Hera-herë kur bie në tavan

Qet një  zë e kërcet bam.

Por tavani prapë ma kthen

E në duar të mia vjen.”

 

Mësuesi im i dashur Salih Hoti

Ishte dhe mbeti frymëzuesi i jonë,

Na  i mësonte me përkushtim

Germat e bukura të alfabetit tonë.

 

Ai për ne nxënësit e tij

Në ato të këndshme vite,

Ishte bërë pranverë lulëzimi

Që lëshonte shkëndijëza drite.

 

Edhe pse i kam kaluar të shtatëdhjetat

Kurse ai ka kaluar në amshim,

Për jetë të jetës do ta kujtoj

Me nderim të dashurin mësuesin tim.

 

(2007)



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •