Cikël
| Thursday, 10.16.2008, 10:30 PM |  

VAJZË  BORDELESH

Mike, vajzë bordelesh
Eja sonte, t; pimë të bëhemi tapë
Se bryma nesër i thanë
Këcinjtë e barit mm rrënjë
Dhe vetëm këtë natë
Së paku në këtë darkë
Të hamë së bashku në pjatë.
2.
s’ jepesh, e di se n’shtrat
je luftetare e rreptë
me gënjeshtra kinse
u  dorëzohesh të tjerëve
deri ditë pleqërije, për natë..

me mua nuk je shtirur fare
luftetare e rreptë, në shtrat…


UJË  E KURM
(-814)

cingërimë telefoni
t’ndjeva –alo
farfurinte heshtja
nervat m’i grinte –o.

se pak buk’ fare pak buk’ ha
përfytem me djaj pa nda…
2.
dhe botë e strallit
në sytë e tu- xixëllin
oh  prush i gjallë
që djeg—përendinë.

Fare  ujë pak, ujë pi
Vdes e ngjallëm- shpresë e mëri.

Ujë e kurm
Lëmashk e etjës – përseri
Do t’i përpi….

 

DHE PO TË  KËTË N’TRUPIN TONË KASTRIM

Edhe tri ditë mbase tre net
Ndenjur pa bukë
Ne dy shushunjat
përthithëse e vetvetes

u plandos shkretë
për  trupin  tim
2.
ajo  pandehte gjithnjë pandehte
se nuk do të dal’
nga strofulli im.

Dhe po të këtë
N’ trupin tonë kastrim.
3.
udhëve të botës
kur dilnin ashikët
gojë më gojë përcëlloheshin
n’zjarrin marramendës  t’etheve


pandehte veten pandehte
strikt egërsirë
e zbutur n’kfaz epshi

kur  bota
derdhshin udhëve…


GRUA MULATE

Fëshgferinë e qetë
Të kësaj nate
Më fanitesh
Grua mulate.
2.
më bën të  shijoj
nektarin e thjeshtësisë
shikimin e thellë tuaj
xixë stralli e fshehur

dhe prapë më ikësh
si hëna yjzit e gjithësisë….

PËR  TY DO TË KË KËNDOJA

Për ty do të këndoja
Perlat e bukurisë
Për pushin tënd
Zgjua  bletësh mesditë.

Minareve do të çirresha
Emri yt t’kumbojë
Do të trembesha nga djajtë
Me djaj do të luftoja….

Se zjarrmia na shkoi
Zjarrmia do na përcellojë…

 

SI  LULE, SI DIELLI

Hëna mbrëmë nuk fjeti
Veç kaptoi malet
Na i mori puthjet tona
Të bëjë puthje smeraldi.

Se ti si lule
Si dielli bënë dritë
Të dyve na prehën gjhunjtë
Na ligën këcinjtë.
2.
dhe shpejt hëna
nga kthehet nga malet
hije gjallë, nga shtrati dalim.

Dielli bën dritë
Shtrat i shtruar
N’mjedis livadhi

Ëndërra  smeraldi…


E K S T A Z Ë

Nuk vi unë
Se nuk vi,
Se është bliri
Të llagemi
Se rreth bliri
Është qeni,
Rreth qenit
Hataja….
2.
do të bëhëm
drapër hëne,
krande e nëmur.

Nuk  vi
Se nuk vi,
Se  rreth hatasë
Është kobi.

Shtatë pushkë
Shkrepin ty…
3.
bukuri n’ekstazë
n’ekstazë perri…

do të vi
se do të vi.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •