PËRMBLEDHJE PËR FËMIJË
| Saturday, 11.08.2008, 08:31 PM |  

KËNGA E PRANVERËS

U shtyp në sh.SEMIRRA- klinë

1996

 

 

SHKOLLA

 

Në shekullin

njëzet e një

s`është çudi

o fëmij

në Kosovë

shtëpia bëhet shkollë.

Një ide

e mësueses Verë

ku derën e bën tabelë

duhet marr

shembull t`mbarë

për të shkruar

shkronjën e parë.

 

 

FLORA

 

Flora Flora

është një çupë

mu si bora .

Ajo ka një profesion

bën portretin e gjyshit

vetë si don.

Mirë e mirë

e pikturon

por mustakët

ia harron.

Më fal gjysh

thot

bëra gabim

që mustakët

s`janë n`vizatim.

Atë mirë unë e di

por desha

që të dukesh

më i ri.

Doja gjyshen

ta gëzoj

kur të shehë  portretin

ta  vërë pak

në lojë.

 

 

FLAS ME MIQ

 

Sa të gëzuara

në vitrinë

historisë

faqen

ia dinë.

Aty ka

shumë lektyra

kush e di

cila më e mira.

Këtu pra

kam shumë miq

flas me ta

e s`lodhem hiq.

Flet Migjeni

për zotërinjtë

sqaron Lulit

padrejtësitë.

Flet Naimi

për dituritë

gjuhën shqipe

për ta ndritë.

Flet Samiu

me aforizma

n`mendje t`popullit

fjalë të ndritura.

Flet Serembe

larg nostalgjisë

i flet n`vargje

dashurisë.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •