Agim Desku
| Saturday, 11.08.2008, 08:36 PM |  

Agim Desku
Agim Desku hyn në radhën e atyre krijusëve që veprimtarinë e vet poetike e kultivon me sukses për të rritur dhe për fëmijë. Ai, duke shkruar vjersha të bukura, në mënyrë simbolike këndon për njërëzit e shquar të kombit dhe për ata të penës, këndon për shpesët, por edhe për jetën plot të papritura me tema e motive të llojllojshme, të cilat kanë karakter edukativ. Përmes një perceptimi të qartë poetik, ai na orfon një pikturë të gjallë për jetën në përgjithësi. Me imagjinatën e tij Desku, në mënyr specifike i përjeton dhe i vulos motivet reale, të cilat trajtojnë aspekte të ndryshme dhe ofrojnë njohuri për shumë anë të jetës. Pra, ai derdh frymëzimet duke folur me zërin e tij dhe duke thirrur me plagën si përkatësi shpirtërore .Fokusi poetik i  përqendrohet në një objekt poetik: qenia,qenia si objekt thelbësor i idesë dhe mësazhit.Kështu, nëpërmjet vargut autori Desku arrin të paraqet kompleksivitetin e qenies ,relacionet të saj me gjithësinë ,me vetveten;shfaqjet e ndryshme të saj dhe vendndodhjen në kohë e hapësirë .Në vargun e tij arrihet të shkrihet biografia e autorit  me biografinë e qenies.Qenia që paraqitet nuk është e përcaktuar dhe kjo është një e arritur tjetër e tij ,sepse ka lënë mundësinë e identifikimit të secilit lexues  me atë poezi.Brenda këtij subjekti ngërthehen edhe shpresa,edhe zhgenjimi,edhe qëndresa,edhe përkujtimi,edhe reagimi i një shpirti,i cili gjen prehje vetëm në synimet e poetit,i cili shquhet për kah vargu dhe poezia e shkutër,të cilat sot janë edhe shumë të preferuara.Mirëpo ,duke pasur  parasysh se vargu dhe poezia e tillë do përgjegjësi të veçantë,ai kësaj çeshtje ia del dhe krijimtaria e tij na servohet si shumë e qëlluar dhe me fuqinë e mesazhit shumëdimensional.

 

Agim Desku u lind në fshatin Siqevë të Klinës në vitin 1957. Shkollën fillore e kreu në Ujmirë, gjimnazin në Klinë, kurse SH.L-në (gjuhën dhe letërsinë shqipe) në Gjakovë.

Deri më tash ka botuar tri vëllime me poezi . “Pëshpëritje drite” 1995 (Për të rritur), “Kënga e pranverës” 1996 (vjersha për fëmijë) dhe “Në cilin varg mbes” 2007

Është antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i klubit letrar “Karagaçi” të Pejës.

Agim Desku jeton dhe punon (mësimdhënës në SH.F “XH.Kada”) në Pejë.



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •