Nga libri me poezi i shkrimtares se re Bukurije Hetemi "Persiatje Rinore"
| Thursday, 11.20.2008, 03:54 PM |  

 Xhaxhi ike pa lamtumirë

Isha e vogël

kur ti vajte në amshim

por e mbaj  mendë atë ditë

për ne ishte e vështirë .

Ndoshta isha  e vogël

kur ti i mbylle sytë ,

ndoshta nuk e dija se

çështe vdekja , dhimbja ,

vuajtja e dashuria .

Por tani i kam kuptuar .

Ti ike mu në lule të rinisë.

Gjyshja vetëm ty të permendë

vuajtja dhe malli nuk shuhen dot

çdo gjë në ty na kujton

sidomos shokët e tu.

Ata u martuan dhe lindën fëmijë

ndërsa ty të mbuloi dheu i zi.

Tani edhe unë e kam kuptuar

se pa ty gjithçka ka ndryshuar

çdo gjë e shikojm me një sy tjetër

sa herë që përmendet emri yt,

të gjithëve lotët na shkëlqejnë.

Lumturinë dhe gëzimin tonë

i more me vete përgjithmonë.

Fshati im

Kur mëngjesi agon

gjeli këndon këngën e parë

bujku zgjohet me natë

dhe shkon të punoj në arë.

 

Nxënësit me çanta në dorë

në shkollë nisen me vrap

të nxënë hapin e diturisë

mu në lulen e rinisë.

 

Librit

Je shoku im më i mirë

çdo ditë më ke shoqëruar

shumë gjëra nga ti kam mësuar

diturinë prej ty e kam fituar.

Më ke bërë të qajë

më ke bërë edhe të qesh

nga ato që kam lexuar

shpesh edhe lotët më kanë pikuar.

Për mua ti je shoku më i mirë

shoku më besnik,

 më ke qëndruar

në shkollë më ke shoqëruar

në mbrëmje,

natë të mirë më ke uruar.

Vendi im

 Toka, malet dhe livadhet

janë zbukurim i vendit tim,

ku ato gëzime mund t'i gjesh

thell në shpirtin tim.

 

Rruga drejt për në shkollë

më jep fortë gëzim,

ku aty mësimet

ndjeki pa përtim.

 Vendin tim të bukur

të lumtur ta shikoj,

ku aty zogjët fluturojnë,

dhe kënga në çdo vend  jehon.

Amaneti

 

      Të gjithë duhet të besojnë

në vendin dhe tokën e vet.

Në amanetet brez pas brezi,

që u a lanë të parët.

 

Amaneti i të parëve

është fjala “ LIRI A VDEKJE ”

dhe për këtë shumë trima,

dhanë jetën e ranë dëshmorë.

 

E ne lirin e popullit tonë

do ta shpallim e të jetojmë në liri,

ne jemi vetë zotët e tokës tonë.

Amanetet e të parëve do ti nxjerrim në dritë

në liri do të jetojmë,

e tokën tonë të sunduar nga të huaj me shekuj,

do ta gjallërojmë.

 



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •