Arlind Farizi
| Thursday, 11.20.2008, 07:47 PM |  

EMOCIONI I PASURUAR ME MENDIM

 

Në librin "Romeo patjetër duhet të vdesë", Arlind Farizi shpalon me lehtësi trazimet shpirtërore të një matu­ranti, ndjenjat e përkallura nga dridhmat, puthjet dhe dhemkat e ëmbla të dashurisë..., duke dhënë pavetëdijshëm dhe frymëmarrjen e brezit të tij, madje imazhin gri të vorbës sonë në vlim.

Rrëfimi i Arlindit është konciz dhe i sinqertë, aty-këtu me përsiatje interesante filozofike. Çdo frazë e tij dëshmon kulturën e lakmueshme letrare, aftësinë për t'asorbuar atë që ia vlen të absorbohet si dije nga një krijues i ri. Lë përshtypje figuar e thjeshtë e frazës dhe emocioni i pasuruar me mendim.

Kalimi prej prozave të shkurtëra në ciklin e poezive të pakta, të dhëna në fund të librit, është gati i pandjeshëm. Kjo për shkak se rreshti i tij është përplot shprehje poetike.

Arlindi ka kohë ta kultivojë artistin brenda vetes, sepse është shumë i ri. Pa mëdyshje ai do ta shpiejë më tej krijimtarinë e filluar. Ky libër shënon vetëm hapin e tij të parë të hedhur në botën magjike të artit letrar. Dhuntinë e ka me bollëk. Mbetet t'i urojmë përmbushjen e ëndrrave dhe ngjitjen e suksesshme n'panteonin e të rrallëve...

Fatmir Sulejmani

 

 

Të dhëna për autorin

 

Arlind Farizi u lind më 02.01.1984 në Tetovë.

Është maturant në gjimnazin e Tetovës.

„Romeo duhet patjetër të vdesë“ është libri i tij i parë.

 

Arlind  Farizi

ROMEO PATJETËR DUHET TË VDESË

 

Redaktor:

F a t m i r    S u l e j m a n i

 

Kopertina & dizajni:

N e h a t    B e q i r i

 

Recensent:

E t l e v a   T a f a

 

e-mail: arlindfarizi@gmail.com

         

Shtypi:

Ç a b e j – T e t o v ë

 

 

Arlind  Farizi

ROMEO PATJETËR DUHET TË VDESË

 

Të dashurës, Julietës:

           si peng dashurie të përjetshme.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •