http://letersia.zemrashqiptare.net/
LETERSIA SHQIPTARE

Poeti ynë Petraq Risto është përkthyer në dy libra poetikë, në Meksikë dhe Rumani
| Friday, 11.21.2008, 09:22 PM |

Vëllimi me titull “Kujdestari i dallëndysheve” i jepet lexuesve meksikanas në dy gjuhë. Poezitë janë përkthyer me mjeshtëri në spanjisht nga Xhevdet Bajraj dhe Rikardo Romero Vajeho.

Në Rumani prej disa javësh qarkullon vëllimi i tij titulluar “Gjuetia e kuajve të detit”, përkthyer nga Kopi Kyçyku.

Në këto vëllime me poezi të zgjedhura, Petraq Risto paraqitet me një zë origjinal, me ndjeshmëri të thellë e shqetësim qytetar për njerëzimin në shekullin 21.

Së shpejti poeti Petraq Risto do të botojë në Paris vëllimin “Mjalti i varreve është i hidhur”, përkthyer nga Solanzh D’Angely dhe Luan Rama.