Cikël
| Saturday, 11.22.2008, 12:18 AM |  

PLLUMAT E VRAMË ME PLUMA                     .
(Kushtue p. Zef Pllumit)

    
                Dje!
Ju dhunuen jú në kryq e kryqin në jú!
Si kurrkund e si kurrkush,
në token e shqipeve,
pllumat i vranë me pluma!
Shprehem në të kaluemen,
tue shpresue se kjo kurrë mâ nuk ka me ndodhë!

                Sot!
Pêna  e përgjakun u shëndrrue
në pênën e artë!
Gjuha e „vdekun“ u shëndrrue
në gjuhën e gjallë!
Eppur si muove ...
Padre!
Jetove për me dëshmue,
mbijetove për me tregue,
lumno për me ndërmjetsue!

                Nesër!?
Nesër brezat e rij, le të kendojn me Psalmistin:
“Dashtninë e Zotit gjithmonë do ta këndojmë
brez mbas brezi goja jonë,
do të shpallë besnikinë Tij“.

 Tuz, 25-26.09.2008


GJURMAVE TË VËRTETËS

I krygjzuem,
në mes të kaluemes e të ardhëmes,
në mes vendlindjes e mërgimit,
në mes kufijve dhe deshires,
në mes dhúnës e lirisë,
në mes besimit e mosbesimit,
në mes Qiellës e Tokës,
njeri i jonë ende po merr frymë.

Loja që luejtëm quhej:
Herë i hueji herë i veti...
Na hecëm e të tjerët na i mrapshtuen gjurmat.
Me bisht të gjarpnit,
Na i përzien kohnat, datat e drejtimet...
Çdo kush në të kaluemen,
Që qiti tharmin në ne, nxuni kos.
Na ishim si tambli i vokët.

Me teh të drapnit iu pre kryet dhisë.
Kryqi u shëndrrue në hyll.
Për fat të mirë,
Toka e jonë, Toka e zânave e orëve,
Ende gurron tambël.
Nga gjini i sajë ushqeht e vërteta
e cila gjindet në duert e Perendisë.
Të kishim pasë bletë,
Sot kishim pas edhe mjaltë.            


MARTIRËT TANË

Atëherë kur ju të vetë në vetën prej të vetvet
kjet të të torturuem si të kishit lind në Betlem,
                 ju qëndruet.

                Atëherë kur trathtia
shiti atëdhénë, fénë e kombin – mbetët besnikë,
                  ju dëshmuet.

 Atëherë kur dishmitarët kundra të Vërtetes
               i bân shoqni Judës,
                     ju falët.

 Atëherë kur ju përbuzëshin, kur ju mënijshin
                si të ishit cubat e Golgotës,
                        ju deshtët.

 Atëherë kur gjithëçkahja kreu
              kur edhe Zotin u munduen me vra në jú,
                         ju besuet.

 Atëherë kur kalueshmenia u qiti në harresë
kur terri i kohës e mbuloi Tokëlindjen tuej,
                        ju shpresuet.                                        

 Ju jetuet me dekë, ju dekët me jetue.
Ju jetuet e dekët me kenë të lum.
O, të lumët ju që jeni të lum.                                                   


N' PANTALLONA T' SHKYEME

Atëherë kur nuk kishim,
i bajtëm pantallonat e shkyeme,
e nuk ishim në modë.
Sot që kemi,
i bajmë pantallonat e pashkyeme,
e prapë nuk jemi në modë.
Sot bahen të shkyeme.

O tempora, o mores!
O nuk shkyhen vetëm teshat,
por shkyhen edhe kohnat.
E me çka ti arnojmë ato?

Si për çudë, xhubleta e çakshirtë,
nuk shkyheshin kurrë!
Sot që nuk bahen,
ato i shkyen koha.

 Kush e din
si do të bahen pantallonat nesër
që të ecim me kohën?!                      


JETA

Jeta âsht i vetmi libër,
i cili mâ parë lexohet,
atëherë shkruhet.
Faqja a parë fillon me lindje,
e e mbramja përfundon me vdekje.

Në rolin kryesor âsht koha, e cila
lindjen – jetën e përkund në djep,
vdekjen e flen në arkivol.
Në humnerën e mkateve,
Kutura e vdekjes hapet pá mëshirë!

 O Zot,
Ti që je krijuesi i gjithësisë,
binde njeriun që e shkruen librin,
se nuk âsht edhe autor i jetës! 



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •