NJE HISTORI CIGANE
| Friday, 11.28.2008, 09:45 PM |  

E quanin Fikiri. Nuk ishte fort i gjate. Esmer e me mustaqe te dirsura qe harkoheshin nen cepat e buzeve. S'kishte mbushur as te 19-tat. Vetullzi. Arixhi nga ata te Elbasanit qe jetojne tek "Ura e Bakallit". Prej dy muajsh "sodiste" krejt veriun e kontinentit pas zbritjes nga gomonia atje ne Brindisin e larget. Kishte kaluar sa tek njeri shtet , tek tjetri. Por gjaku i arixhiut eshte i çuditshem. E ndjen eren e tij qindra kilometra larg kur eshte fjala per te gjetur nje mike.Keshtu i ndodhi pikerisht  Fikiriut tone qe nuk dinte se ç'te bente kesaj Europe pas odisese se mbritjes ketu me trena.Por te "shkuar  e te haruara",keshtu e ngushllonte veten ndersa sorrollatej pa asnje pune e pa asnje shprese ku sot e ku neser. Nuk kishte mundur qe te niste nje pune ndonese pasi la Gjermanine sipas  nje keshille te nje shqiptari qe kishte takuar rastesisht ne Keln, kembet e kishin sjelle ne nje prej vendeve te ulta, Hollande. Gati nje "vrap pele" nga Gjermania, pasi kufiri qe i ndan ne fakt nuk ekziston e njeriu e ka gati te pamundur qe te orientohet nepermjet kesaj hapsire qe jeshilon edhe ne dimrat e acarte qe nuk jane te pakte ne keto ane. Fikiriu preferoi veriun e ketij vendi pasi atje i kishin thene se kishte nje port shume te madh prane nje qyteti si Roterdami, nje deti te trazuar qe mund te gjesh pune.Mbase ketu do ta realizonte edhe enderen e vjeter  te rrefugjatit.

                          Prane nje qendre banimi ne periferi te ketij qytetit te stermadh e gati pa kufi midis hapsirave blu e jeshile, syu i zuri nje arixheshke te vogel qe nga shtati nuk ishte se kushedi çfare. Gje e zeze, rrumbullake e topolake si gjithe fisi i saj ne kete bote. Ama, per Fikiriun tone, zemra "tang e ne vend" Arixheshka kishte sy te bukur e te jeshilte me forme si te bajames.Kjo ishte e vetmja shigjete qe te plagoste duke te hedhur siç thote shkodrani "dekun e ne dhe". Por Fikiriu qe nuk kishte shume eksperience nga kjo ane ndonese moshateret e tij kishin nga dy femije atje ne komunitetin e tij te larget  ne krahun e majte te rruges qe te çon per ne Korçe, nuk ra menjehere "drejt  e brenda". Ne fillim ca nga ndrojtja e turpi e ca se ishte ne dhe te huaj, priti rastin kur "sy jeshilja" u shkeput  disa metro larg nga komuniteti i saj  prane nje rampuani rruge qe kryqezonte levizjen ne nje prej lagjeve lindore te hyrjes se qytetit te madh e te zhurmshem e i ndaloi djalit tek kembet.

                Ne fillim i foli hollandisht.

                Tjetri nuk u pergjigj.

                Pastaj gjermanisht.

                Fikiriu heshti.

                E pershendeti Anglisht.

                Djali rinte ftohte;

              - Mos jeni Francez?.

                Fikiriut nuk i levizi qerpiku

              - Atehere, spanjoll.

                Djali mori fryme thelle, pasi e ndjeu veten keq.

              - Ju doni  te thoni qe nuk jeni as edhe Italian?

                Arixhiu i Elbasanit tundi koken ne shenje mohuese

                 Vajza plasi.Pastaj sikur te ishte kujtuar per diçka pasi i hodhi nje veshtrim te shpejte ne fytyre ezmerit me mustaqe te dirsura. I foli ne gjuhen e tyre qe eshte pothuajse e njejte ne te gjithe rruzullin. Me ate meret  vesh kjo race me origjine nga jugu i Azise

                  Djalit i ra nje ngjyre tjeter ne fytyre qe anonte nga e kuqia e ndezur.

               ...E gjeten gjuhen shpejt. Vajza qe nuk i kishte mbushur as te 16-tat kaq prane i u duk Fikiriut si nje statuje me gjoks te ngritur ku dalloheshin lehte dy thithkat e kuqe nen sutjena nga nje bluze verore gati e tejdukshme. Djali u ndez shpejt. E kapi per dore dhe ja perkedheli ate midis dy shuplakave te tij qe ne ate çast dridheshin  nga nje ndjenje e brendeshme nen nje frymarje te çregullt.

                - Do te vish me mua - tha ai

                - Ku ? - pyeti arixheshka e vogel

                - Bota eshte shume e madhe dhe ka vend qe te jetojme edhe ne te dy, pergjithmone.

                - Si?. Pergjithmone-e-e?

                - Pergjithmone. - tha arixhiu i Elbasanit.                                                                                                                                                                & nbsp;                                    

                - Po une kam babain. E njeh ti ate? Eshte i pari i gjithe ciganeve ketu e ne Gjermani. Shet televizore 

                - Po babin tim e njeh ti? pyeti 19 vjeçari nga Shqiperia.

                  Vajza ngriti supet.

                  Edhe ai eshte industrialist i madh e ka shume uzina ne te gjithe Europen.

                - C'fare tipi e ke makinen ti?

                  Tjetri u vu ne hall. Kroi koken duke mos i a ndare syte  arixheshkes me syte jeshile e ne formen e bajames.

                - Me pelqen qe te jem sportiv

                - Ah! domethene eshte e hapur . Edhe mua me pelqen keshtu pasi jam merzitur me benzin tim me te cilin udhetoj gjithmone e shoqeruar sepse nuk me lejohet vetem.

                - Tjetri e terhoqi lehte pasi doren e saj e kishte aty midis pellembeve te tij e ajo u hutua ne çast. Ne nje moment te vetem u pengua e u mbeshtet ne gjoksin e mustaqe dirsurit. Ky nuk e zgjati hiç por i vuri buzet ne buzet e saj duke e mbledhur pas vehtes. Tjetra ndjeu se nuk mund te merrte me fryme e u perpelit si nje zog bore i plagosur. Por Fikiriu nuk e leshonte sepse buzet e arixheshkes i u duken te embela e me arome.

               - C'na qenke ti... -beri vajza si e zene ne faj. Por arixhiu i Elbasanit e terhoqi perseri lehte e kesaj rradhe u vu ne rruge. Vajza me sy jeshil e ndoqi pas po pa e kuptuar se si i hodhi ato hapa.Si me magji ne kembet e tyre u ndodh nje urban e autobuzi per nje çast ç'fryu  ndersa hapi deren vetem nje meter para djalit e vajzes cigane. Pastaj u nis e arixheshka pa ne xhamin e fundit te autobuzit nje grua e tre kater gra te tjera qe therrisnin e luanin duart nga ata. Dalloi nenen e per nje çast i erdhi keq per te qe pandehte se i a rrembyen vajzen" "Bobo çdo te behet tani" mendoi 16 vjeçarja dhe kuptoi qe do te alarmoheshin qe te gjithe. Mbase do te lajmerohej edhe policia. "Po ky nuk po me rremben" dhe hodhi syte nga djali qe i u duk tashme se e kishte pronen e saj si ato fabrika te te atit ne Gjermani

              - Ku po shkojme ?- pyeti vajza . Ajo tani mund te thoshte " Ku po me çon?" por nuk guxoi ta beje kete pyetje pasi kjo ikje nuk i u duk si rrembim.Kuptoi se po ndjente shume per kete djale qe i u duk ne veshtrimin e pare i bukur e krejt ndryshe nga djemte e fisit te saj qe kishte njohur neper Europe.Edhe zemra po i rrihte  ndryshe. Here skuqej e here i hidhte ndonje shikim vjedhurazi si e zene ne faj. Po  kuptonte se kishte ne krah nje njeri qe po e bente te ishte nje vajze e veçante dhe e turpeshme, jo çamaroke si kishte qene deri me tani duke trazuar gjithçka ne kampingun cigan qe ne fakt perbehej kryesisht nga njerez te nje gjaku e gjinie Me me te shumtit ishte kusherij. Djali, si i s'provuar ne keto pune, zbriti urbanin pas nja 6 stacioneve e beri andej nga porti i qytetit  ku dallohej lehte nje siperfaqe e madhe e gjelberuar me parqe te shumte prane njeri tjetrit.

              - Po shkojme ne port?- pyeti serrish vajza pasi kuptoi qe kishte zbritur  ne trotuar prane nje stacioni qe i u duk fare i shkretuar .

              - Vertet. Jo tamam aty pasi ai eshte prone e babait tim.

              - Uaaa! - beri arixheshka e u çel ne fytyre duke vene pellemben perpara gojes se saj te vogel.- Nuk e kam vizituar ndonjehere. Sa interesant. Kam kaluar vazhdimisht ketu ...

                Djali nuk e beri dysh. Dredhoi per ne nje rrugice te gjelberuar e u fut ne nje park qe i u duk i harlisur. Nje lume i improvizuar ku notonin  rosa te bardha,disa lloje patash e mjelmash qe qarkohej nga nje barr i dendur  e i rrafshte i u duk Fikiriut pejsazhi me interesant qe kishte pare ndonjehere pas mbritjes ne kete qytet dy dite me pare. Pese varka me njerez e nje me motor e tende qe vozitnin ne te gjithe hapsiren ujore.Djalit  i u duken si nje gjetje orgjinale per te kaluar aty kohen e lire.Mbi nje ure me konstruksione te harkuar mbi lumin e parkut, disa femije thermonin buket e thata  duke i u gezuar peshqeve qe nxitonin te benin akrobacira mbi siperfaqen e lemuar te ujit ne gare per te fituar ushqimin.Por arixhiu i Elbasanit as qe i a fershelleu asaj ane. Xhepat i kishte bosh per te plotesuar tekat e nje vajze e per ta qerasur, ashtu siç bejne te saponjohurit e te dashuruarit.Kembet i çuan te dy ciganet ne fund ku derdhej nje sasi uji si nje katarakt i vertete per lumin e lundrueshem ne qender te parkut. Djali vendosi qe te ulej ne nje prej shkembijve te improvizuar aty se bashku me  miken e re qe i foli ne shtate gjuhe edhe pse dukej  "vetem nje pellembe" e ishte aq e re.Vajza nuk po drejtpeshohej aty mbi shkemb ndersa hidhte hapat e vogla. Po kjo nuk zgjati shume.Fikiriu  qe dukej krejt i shperqendruar pasi e pushtoi ciganen e terhoqi drejt nje guve, prapa kraheve qe dukej si nje imitim i nje mikroshpelle pa e çare me koken se  mund te shihej nga nje pozicion pak me larte, nga krahu i djathte. Nderkohe qe perreth u degjua nje sirene policie por qe te krijonte pershtypjen e nje rasti qe nuk kishte te bente me personazhet e rrefenjes sone .

                   "Sy jeshilia" qe ndjeu pas ne kurriz dhembezat e nje shkembi , i u hodh ciganit si nje tiger i vertete. Ndersa ai menjehere e vuri nenpushtetin e dy duarve qe e mberthyen si ganxha te verteta.Ajo dridhej. Esmeria zgjati doren poshte tek rripi i pantallonave te njeriut qe shijonte buzet e saj te njoma dhe tentoi qe te gjej tokezen. Nje çast me pas e zbertheu ate. Pastaj vendosi te dy shuplakat ne kraharorin e djaloshit. Leroi dy sumbulla te kemishes. Tjetri qe dukej se po e sodiste me nje ndjenje te çuditeshme u kujtua se duhej qe te zhvishej vete nje ore e me pare. Matematika e ndjenjave kerkonte tashme nje perqendrim tjeter. Vajza fergellohej nje hap prane tij. E rrembeu perseri dhe duart rreshqiten poshte mezit. Preken diçka te bute qe nje çast me vone u gjend ne fund te kembeve te vajzes se re lozonjare. Hodhi syte perreth dhe e mbeshteti tashme pas nje pllake te pjeret qe ngjasonte me nje mermer te vertete dhe te shkruar. Ishte ndoshta dhe historia e shkurter e vete atij masivi shlodhes te gjelbert ne kete ane te Roterdamit te bukur, hollandez.Ndoshta e nje dekade me pare.Te dy kraheqafe u peshteten,dhe pastaj, si gjithe çiftet e kesaj bote mjerane,jetuan lumturine dhe ekstazen,qe te fal nje moment i tille seksual

                 Nje ore me vone ndersa Fikiriu  ishte ulur ne nje stol e pas asaj aventure dashurie ndjehej disi i lodhur duke menduar tashme se ku do ta fuste koken per ate nate pasi nuk njihte kembe shqiptari aty, sy jeshilja e shtrengonte fort per mezi duke e prekur me gishtin tregues ne te gjithe pjeset e fytyres.

              - Me ke mrekulluar e me bere te lumtur . Nuk mund te rri dot me larg teje. Ah! ta dish se çfar kenaqesie me ke dhene. Jo , jo, nuk ndahem nga ti i dashuri im...Ate pune e beke mire...Nuk do t'a haroj kurre. I miri dhe i bukuri im.

               Pastaj vajza e kampingut i tregoi ne intimitet se si portreti i tij i kishte terhequr vemendjen ndersa po kalonte  mes sheshit prane rampuanit ne lindje te qytetit te zhurmshem e po "vdiste deri sa te gjente nje shkak" per te qene afer tij. " Nje vajze si une duhet te jete e vemendeshme perpara nje rasti si ky " tha me sinqeritet cigania qe kishte vene tashme koken ne kraharor                                                                                   

               Pak metro me tej tre police qe leviznin pas disa pemeve ne kerkim te ndonje personi. Fikiriu  parandjeu diçka.

             - Me siguri mamaja ka njoftuar - tha 16 vjecarja e dashuruar - Ajo me pjestare te fisit tim duhet te jete ketej rrotull. Babai eshte ne Gjermani  me punet e firmes...

             - Vertet, nuk me the se ç'eshte kjo firme e televizoreve e babait tend - tha qetesisht arixhiu nga Elbasani.

             - Ka disa vjet  qe mledh televizoret e prishur apo te vjeteruar qe hidhen ne kazanet e pleherave e pasi sitemon ne nje magazine te madhe i seleksionon e i rregullon per ti shitur ne vendet e lindjes ku ka sunduar komunizmi si Bullgari, Rumani,Shqiperi...ku ta di une.Atje ka pak televizore me ngjyra. Ka ngritur 10 qendra te medha ne Gjermani prane qyteteve te rendesishem e ka punesuar gati 500 persona qe i mbledhin , i sistemojne e specialiste. Keshtu ka bere edhe ketu ne Hollande sepse hollandezet i ndrojne shpesh televizoret.

               Fikiriu se ç'ndjeu si nje tronditje brenda kraharorit kur degjoi emrin e Shqiperise. Ku ta dinte arixheshka e vogel se ai qe i fali lumturine para pak çastesh ishte vertet, pikerisht nga ai vend i lindjes qe merrte televizoret e rregulluar nga babai i saj.

             - Ketej, ketej, ja ku jane - therrisnin si ne korr dy njerez prej se largu e qe vajza ne supet e arixhiut te Elbasanit i dalloi si njerez te saj nga te afermit te cilet banonin ne qendren prane rampuanit ne periferi te Roterdamit.

               Ajo qe ndodhi pas disa çastesh kur mbriten policet, ishte vertete prekese. Djalit i propozuan qe te hypte ne nje makine policie qe priste ne trotuar jashte parkut. Vajza qe qante  e sterlutej nenes e te afermeve te saj qe ta qetesonin policine hypi vete e para ne automjet. Me lot ne sy  e ngasherim prej femije u thoshte pa pushim.

             - Mos e merrni ate. Ju lutem mos ma nderprisni kete ender te bukur te cilen po e jetoj tani.Ai nuk eshte grabites e nuk ka aspak faj. Eshte djale i mrekullueshem e bir i pronarit te portit. Mos me beni te vuaj.Te pakten kete e kini ne dore. Bejeni ju lutem kete per zemren time te re qe po qan me mua.

               Arixhinjte e ardhur me nje fryme qendruan per nje çast. Zeri lebetites i 16 vjeçares e te luturat e saj i bene qe te mos kuptonin se ç'po ndodhte me rreth tyre.E kishin paditur rastin si nje grabitje minorenesh nga ato qe jane me shumice kesaj Europe

              Por policia hollandeze  si gjithe policite e kesaj toke beri te sajen...

              Refugjati perfundoi ne nje prej rajoneve te qendres se Roterdamit, por policia e ketij shteti e vuri doren ne zemer dhe rastin e arixhiut te Elbasanit e trajtuan si nje "aventure me dashjen e vajzes" e nje njeriu pa te drejte qendrimi ne Europe. Sy jeshilja  shkeli vete ne rajonin e policise duke e bere  te emen qe te pranoj  te paguante edhe gjoben. Pastaj u firmosen nje deng me letra e shkresa te cilat ne nje fare menyre i dhane shprese se mund qe t'i a kthenin  njeriun qe i roberoi zemren. Por ato te  tjetrat qe rrihnin ne gjokset e ushtarakeve te rendit ishin krejt te ftohta e as qe doni t'i a dinin  se ç'vuante cigania e ardhur per "wik kend " se bashku me fisin e saj nga gjermania...

              Tre dite me vone Fikiriu vertete doli nga ambjentet e policise por kesaj rradhe perfundoi ne kampingun cigan ku nuk mungoi kenga dhe hareja.Gjaku e njohu gjakun e tij e festa zgjati pothuajse nje jave te tere, u hodhen valle  e tavolinat ne mes te sheshit ja linin rradhen njera tjetres. Por me i lumturi dukej vete babai i sy jeshiles i cili mbriti me avion brenda dites per te dhene pastaj nje shume markash  ne policine e Roterdamit  per njeriun qe i roberoi zemren se bijes . Dhe kjo nuk ishte pak e ndonje ngjarje e ç'faredoshme por nga ato te rralla qe vetem nje prind mund ti shijoj e te jetoj me çastet e gezimit te çiftit te ri. Shitesi e pronari i televizoreve te hedhur ne Gjermani kishte edhe nje gezim tjeter te fshehur; ketej e tutje do te kishte mik nje krushk me kapital te fuqishem te dores se tij, kesaj Europe.

                Diten e tete Fikiriu  me "sy jeshilen" moren leje tek arixhinjte e Roterdamit per te shkuar nje vizite ne shtepine e dhenderit, tek krushku i madh siç u tha ne tavolinat e festes ato dite. Arixhinjte perseri e kthyen ne feste edhe kete çast e i percollen me kenge e valle , dhurata e sigurisht me para nga fitimet e firmes. Cifti me nje "Benc Mercedes" te prodhuar dy muaj me pare enkas sipas porosise se presidentit te firmes se televizoreve te hedhur i cili ishte teper merakçi makinash fluturoi per ne veri te qytetit. Atje ku banonte dhenderi, prane portit me te madh te ketij vendi, duke lene pas nje pluhur tymi perzier me dheun e shkrifet  e te thermuar aty, nga te rrahurat e kembeve gjate gjithe diteve te festes, ne kete kamping ciganesh

                Rreth nje jave me vone e verteta doli ne sheshin e kampingut dhe gezimi i ciganeve u kthye ne nje hidherim te vertete pasi jo vetem humben vajzen e tyre por nuk gjeten me asnje gjurme. Policia e ketij vendi  po i kerkonte intensivisht  ne te gjithe rajonin e vendeve te ulta,. Arixhinjte  kishin ngritur plaçkat e ishin vendos serrish ne Gjermani ne, rrjedhen e jetes se perditeshme duke i dhene fund atij "Wik kendi" qe kishte zgjatur rreth dhjete dite

              - Maskarai -tha pronari i firmes- Erdhi me mori vajzen per parate e mija. Ai dukej nje kilometer larg qe nuk kishte "breke ne bythe". Nga ata te rrugeve. Por fajin ma ka vajza qe ishte e ditura e dynjase...Perfundoi tek nje njeri pa identitet te cilin nuk mesuam as nga ishte.

                Me plage ne zemer, Ditrih Shtajner, cigani qe kishte pasur  suksesin me te madh te fisit te tij jo vetem ne kete vend te Europes, rrokullisi ditet e asaj fund vere me lote e brenge ne vilen e tij ne periferi te Frankfurtit. Asnje lajm, asnje shenje nga e bija por edhe nga policia hollandeze qe kishte marre persiper te zbulonte rrembimin " ne mes te dites ". Erdhi vjeshta e pas shtatorit te lagur me shi filluan ngricat e para me temperaturat e ulta e familja Shtajner ndonese po ndjente ne kete sezon nje rritje te te ardhurave per shkak se ne treg kishte hyre nje marke e re televizori me ekran te sheshte per sallat e medha me cilesi teper te larte e kishin filluar zevendesimet ne shume familje duke i lene egzistuesit jashte deres se shtepise,,jetonte ende me humbjen e se bijes te cilen ja "rrembyen perpara syve ". Aty nga fillimi i Nentorit kur debora kishte qarkuar jo vetem majat e maleve  ne jug te vendit prane masivit, ne kutine postare mbriti nje zarf pa adrese por qe nga nje faqe e saj  mund te dallohej shume lehte shkrimi i vajzes me germat e rrumbullakosura te cilat nxinin ne çdo kapak fletoreje te vendosur ne nje tavoline ne dhomen e saj pikerisht pas largimit per ta kujtuar e jetuar me ate.Letra u hap ne mbremje pasi e zonja e shtepise nuk dinte as shkrim e as kendim. Ditrihu qe erdhi si zakonisht ne oret e vona te nates u duk sikur u shkund nga nje gjume i rende e i thelle  e me shpejtesi e perpiu me nje fryme. " Jetoj e lumtur me shokun e jetes sime qe eshte nga Albania. Pres qe te behem nene pas 6 muajve. U puth me mall...                            

                - C'thote  - tha nena e vajzes se rrembyer

                - Do te behet se shpejti nene. Jeton me ate qe e mashtroi dhe na mashtroi. Kerkon te na e mbush mendjen ne se qenka e lumtur pa asnje dyshke ne xhep.- Ditrih Shtajner mori fryme thelle e ndjeu  nje ngulç ne kraharor

                - E mira e nenes.Kushedi sa do te vuaj...

                - Nuk i a ka fajin askush. Ne fund te fundit kjo eshte nje zgjidhje qe e ndermori vete ajo dhe duhet qe ta vuaj po vete -tha babai me teper per te qetesuar te shoqen e tij. Ndoshta ne ato momente i erdhi keq per te paren here ne jeten e tij qe nuk kishte bere si gjithe ciganet e tjere te fisit te tij duke pjellur edhe disa te tjere.

                  Nje jave me vone  tek dera e shtepise u shfaq vete vajza e "rrembyer " por pa djalin e zemres se saj. Kur e pane ashtu qe te gjithe kujtuan se me se fundi çapkenia  ishte penduar dhe se kishte ardhur per te jetuar perseri ne gjirin e familjes "Kam ardhur sa per t'u ç'mallur tha vajza qe priste te behej nene.Do te jetoj me Fikiriun nga Elbasani i Shqiperise. Me djersen tone te ballit, ashtu siç e keni nisur edhe ju. Ai eshte i fuqishem dhe do te dije t'ja beje balle jetes pa ndihmen e askerkujt."

                 Arixhijte nuk deshen me ta lejonin vajzen grua por ajo u vodh serrish kete here pa Fikiriun e dashur e fluturoi nje mesnate te ftohte fund Nentori prag dimri pa hene ,  per te shkuar ne çerdhen e re familjare. Nuk dihet ne se e priste jashte dere njeriu i zemres se saj apo ajo mori rruget per tu kthyer e vetme ne udhet  e shumta qe te shpien ne Zvicer. Atje ku jetonin prej disa muajsh. Por qe nga ajo nate ajo nuk u be me e gjalle derisa u be nene e lindi nje djale te shendoshe mbi kater kilogram.

                Sidoqofte qe nga jo nate Ditrih Shtajner filloi te kete respekt per njeriun qe i mori vajzen si shoqe jete. " Te pakten qenka shqiptar i ndershem, e ndryshe nga ato qe degjojme ne televizor te cilet i tregojne njerez me bisht" i tha se shoqes . U duk sikur i vuri kapak kesaj plage te hapur ne zemer e ne mengjez nxitoi ne nje prej noterive te qytetit per te lene si testament gjithe pasurine qe konsiderohej jo vetem ne Frankfurt si e rralle ne emer te çiftit te ri edhe pse atyre ende nuk u a mesoi dot adresen. 

                "Nuk di ne se bera mire apo keq . Ata mbase nuk do te kene kurre nevoje per parate e mija sepse ai djale mu duk me karakter , por le te jene e ti trashegojne pasi une ate vajze kam si drite te syut" tha  presidenti i televizoreve te hedhur ne qender te Europes ate mbremje ne dhomen e gjumit shtrire prane gruas qe i a solli ne jete.

                 Nuk dihet se si rrodhen ngjarjet me vone, por Fikiriu  se bashku me vajzen qe mori per grua deri pak kohe me pare nuk u be i gjalle ne shtepine e ciganit Ditrih Shtajner. Ky i fundit jeton me ndjenjen e nje braktisje te krijeses se tij e padyshim me plage te thelle ne zemer shtyn ditet prane biznesit te tij  ne pritje  per ta pare edhe nje here vajzen çapkene, Fikiriun prej shqiperie e beben e vogel per te cilen gezohet si nje femije i haruar pas lodrave feminore...

                Mbase do te me duhet te ulem edhe nje here per te rradhitur ngjarjet e mevoneshme me ciganin shqiptar ne veriun e kontinentit, vajzen sy gjelber,e Ditrihun qe po çmendet pas largimit te vajzes se tij te ciles i dhuroi nje pasuri te rralle por qe familja e re nuk i a fershelleu duke u besuar vetem kraheve e djerses se ndershme. Kesaj nuk i dihet...                                                                        


Mars - Prill 2003

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •