http://letersia.zemrashqiptare.net/
LETERSIA SHQIPTARE

"Shqipja po reformohet teresisht"
| Tuesday, 12.02.2008, 09:14 PM |

Gjuha shqipe ka ndryshuar shume, per mire dhe per keq pas viteve 90, koha kur ndryshoi sistemi. Bashke me njerezit zhvillohet dhe gjuha qe ata perdorin. Pikerisht, levizjet demografike kane bere qe dialektet te japin dhe te marrin me njeri-tjetrin. Gjithashtu dhe hapja e kufijve ka bere qe te perdoren me vend dhe pavend, fjale dhe struktura gjuhesore te huaja. Kete gje e shpjegoi dhe sqaroi gjuhetari Shezai Rrokaj, dje ne simpoziumin "Roli i Diplomacise Publike dhe Media".

 

Gjuha e drurit

 

Tre dukuri ndodhen pas viteve 90 me ndryshimin e sistemit, e para ishte clirimi gradual prej gjuhes se drurit brenda kornizes se dogmes ideologjike. "Ne disa tip ligjerimesh gjuha shqipe duke dashur t'i pershtatej dogmave marksiste-leniniste filloi te ngurtesohej dhe kalcifikohej, ne nje shtrat te gjere parafabrikatesh, tipike per ate kohe, ne termat gjuhesor kjo quhet gjuha e drurit, ose e ngurtesuar qe shpreh perceptim dogmash ne ligjerime politike, nacionale, nderinstitucionale", - shpjegoi Rrokaj. Disa shprehje tipike te pasqyruara dhe ne fjalorin e gjuhes shqipe te viteve 80 jane te mendojme, te punojme dhe te mesojme si revolucionar, shfaqje e huaj, njeriu i ri, etj. Por, pas viteve 90 me ndryshimin e sistemit, kjo krijoi nje boshllek, i cili ne vetvete krijoi nje boshllek, i cili me kalimin e viteve do te kthehej ne nje deformim dhe gjuhe arkaike.

 

Levizjet demografike, perzierja e dialekteve

 

Pas viteve 90 pengesat gjeopolitike u hoqen, njerezit filluan te dilnin nga krahinat e tyre, pati levizje demografike brenda kufijve te Shqiperise dhe jashte kufijve. Levizja e lire e njerezve po prish enklavat dialektike, kjo ka bere qe brumi i shqipes te vihet ne levizje, ne kete menyre jane krijuar ato qe quhen socio-dialektet, duke tejkaluar ceshtjet e standardit te gjuhes. Levizja e lire ka vene ne dyshim konceptet e te folmeve, dialekteve, duke krijuar socio-dialektet dhe perzierje te foluri. Sipas Rrokes, gjuha shqipe ka prirje te reformohet plotesisht me prurje te rendesishme nga dialekti gege.

 

Fjalet e reja me prejardhje gege

 

Ne format e ligjerimit publik, apo letrar kemi krijime te fjaleve te reja, te prejardhura, devijim klase, shqiperim te fjaleve te huaja. "Ky potencial fjalesh duhet faktuar ne fjaloret shqiptar per t'u perdorur per shumicen", deklaroi Prof. Shezai Rrokaj. Njeriut nuk mund t'i imponohesh se cfare fjalesh te perdorin, por atij i duhet dhene nje baze, ku ai te zgjedhe. Dhe kjo pune i takon gjuhetarit. Madje, do te ishte me e udhes qe gjuhetaret tane me teper se sa te merreshin me ceshtjet si u krijua standardi i gjuhes shqipe, pse ky dialekt dhe jo ai, te merren me fjaleformimet e reja.

 

Globalizmi dhe fjalet e huaja

 

Gjuha percepton menyren se si folesi koncepton veten dhe rrethanat e tij. Kjo quhet prerje e realitetit. Ndryshimet politike shoqerore hapen Shqiperine ndaj globalizmit, gje qe u shoqerua me hyrje te fjaleve te huaja dhe strukturash gjuhesore jo shqip ne te foluren dhe te shkruaren tone. "Trysnia e vendeve te fuqishme ka bere qe fjalet dhe strukturat e huaja te vershojne aq sa po ia marrin frymen gjuhes shqipe. Ne fakt sa me i plote te jete nje standard dhe sa me e gjere te jete masa e perdoruesve, aq me e forte eshte mbrojtja ndaj prurjeve te fjaleve te huaja", shpjegon Rrokaj. Keto vite eshte vene re se ka nje lloj ndergjegjesimi nga njerezit ne perdorimin e fjaleve te huaj. Shqiptaret kane filluar te bejne qendrese, ata shohin nese ka ndonje fjale qe i pergjigjet ne shqip, ketij koncepti dhe nese nuk gjejne, perdorin fjalen e huaj.

 

Tekstet universitare, ligjet dhe mediat, parazitet e gjuhes shqipe

 

Ne gjuhen mediatike, ne gazetarine e shkruar dhe vizive, rendom perdoren fjale si bord/kryesi, kredibilitet/besim, Takoj Bush/Takoi Bushin, Camet diskutohen ne Athine/Ceshtja came diskutohet ne Athine, faze tranzicioni, per te thene faze kalimtare, etj. Por, ne fakt jo vetem mediat vizive dhe te shkruara perdorin fjale te huaja dhe struktura gjuhesore jo shqipe, me i rende eshte ky problem ne tekstet universitare, te shkencave shoqerore dhe juridike, pasi ne shumicen e rasteve keto jane perkthime te paperpunuara. Keto perkthime rendojne te studenti, i cili duhet t'i "perkthej" njehere shqip/shqip dhe me pas t'i mesoj. Ne legjislacionin tone, rendom lexon fjale te huaja, pasi ligjet tona, jane perkthime te vendeve evropiane. Politikane dhe punonjes shqiptare te organizmave nderkombetare e kane "per kenaqesi" te perdorin fjale te huaja. Madje disa vite me pare, perdorimi i fjaleve te huaja ne jeten e perditshme, nga te sapo diplomuarit, apo te sapo punesuarit, ishte ceshtje mode.

Koha Jone