Cikël poetik nga Jusuf Zenunaj
| Sunday, 12.07.2008, 03:25 AM |  

GURZIMI I FJALËS

(Poetit Azem Shkrelit)

Në frymën e fundit të poetit
Bibla e hestjes gurëzoi fjalën e tij,
pas Karvanit të bardhë,
mjegulla, Grykën e pushtoi.
Burrëria ia fali veç një lot Ujkanit
pasi luajti plisin nën shall të bardhë,
Azemi tha na la
diellin në maja pa e parë
lajmi mbërriti në Kuçishtë
te kroi afër tbanit,
ku i krihte vargjet poeti
dhe i zbukuroi
edhe mbasi i doli nami....

Bruksel, qershor 1997

LËKURA IME

Ngrirë në akull,
lagur në shi,
lidhur në pranga,
varur në singi,
kur i binte mishi i vjetër
forcohej me të ri,
ngjyrën kurrë s’e ndërroi
Në zjarr as në hi.
Tkurrrej lëkura ime,
kur binte nata
në majë shigjetash
e në teh shpatash.
Lëkura ime e hollë,
lëkura ime e trashë,
të njoha në tokën shtatëpash
të gjeta llogoreve të perëndimit,
rrugëve të Amerikës
shkretëtirave të Afrikës.


C’TË THEM UNË SONTE

Gjakut të shprishur i këndoi De Rada,
dikush tjetër tha se e pafund qenka nata,
Din Mehmeti : « Fatin tim s’e nënshkruaj”,
ç’të them unë sonte
që edhe fjalët më janë tretur
sikur kripa në ujë?!

Bruksel, tetor 1996

KAFSHIMI

Bisha e kafshon malin egërsisht,
jo me muaj e as me ditë,
këtë e di bilbili
e di edhe qyqja e vjetër
pendlat me gjithë vaj
peng në mal i mbeten.
Bisha dhëmbët mpreh prej lisit në lis,
në kërkim të rrënjëve
bisqet ngatërron me mish.
Rrezet e përvjedhura nën re
bilbili, diellit ia sheh,
shkrepave ia thotë këngës së tij;
PRANVEREN e pret e thërret
edhe në tragjedi.

MURIMI

Gërvishi gjirin nëna,
kohët gjak të pijnë
kënga e fortesës
të rritej me fëmijën.

Vajet lahen në lumë
me këngën jetime,
guri i fshejtë në urë
qumështi në buzën time.


FJALA NË GUR

Me avuj misri jam përzier,
në çerepin e diellit piqem,
në ma prefshin gjuhën,
fjalën në shkëmb e keni!

Prishtinë, 1980



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •