Jusuf Zenunaj
| Sunday, 12.07.2008, 03:26 AM |  

Jusuf Zenunaj
Poeti dhe dramaturgu Jusuf Zenunaj u lind në Novoselë të Pejës (1958). Është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Kosovës. Më 1983 ishte profesor i gjuhës shqipe në dy qendra shkollare të Pejës. Që nga viti 1992 jeton dhe krijoin në Belgjikë. Krijimet e para filloi t'i botojë në shtyp, që nga viti 1980 (në Shqipëri, Kroaci, Slloveni, Zvicër). Më 1989 i botohen 11 poezi në librin Roje drite, të Klubit Letrar Karagaçi, në Pejë. Ishte anëtar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, e cila e shpërbleu me çmimin e parë të saj për poezinë Nga Ura e Qabesë (Prizren, 1991). Shkruan për fëmijë dhe të rritur. Në vitin 1996, Toena e Tiranës ia botoi veprat: Klithmë e këngë (poezi), Ma falin një varr (dramë) dhe Rrugët m’i dhe ti (dramë).
Në përmbledhjen poetike Klithmë kënge, autori ka përmbledhur poezi motivesh të ndryshme, të cilat shquhen për origjinalitet. Ka botuar poezi të panumërta në  gjuhën franceze, në revistat Les Elytres du Hanneton dhe Les reflet de chez nous, me të cilat bashkëpunon që nga viti 2000. Është anëtar i Shoqatës letrare Grenier Jane tony dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve Frëngjishtfolës të Mbretërisê Belge. Më 2007 është prezentuar në Antologjinë e poezisë frënge, botim i revistës Les Elytres du Hanneton. Shkruan për fëmijë dhe të rritur, poezi e drama. Ka botuar 4 libra për fëmijë: Pse nuk vjen Diellza në Shkollë (dramë), Dielli e ka fajin (poezi), Jam çadër në ajër (gjëegjeza), Mos e harro qytetin e lashtë (poemë). Kjo është vepra e tetë e autorit, që e sheh dritën e botimit në qytetin që sipas Lasgush Poradecit, mban emrin më të bukur të të folurit shqip.


Baki Ymeri

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •