METAMORFOZA
| Saturday, 12.06.2008, 11:43 PM |  

Askush nuk besonte se do të na dilte i tillë. Marohej si qengj dhe i mjerë. Si nuk e kishin njohur më parë. Lehtë mashtrohemi.
“Pa ju unë nuk do të mund të jetoja. Nuk e di se si t’ua shpërblej gjithë atë që e keni bëre për mua dhe familjen time. Kur të parët e mijë patën ardhur nga fushat e gjera të vendit, siç më pati treguar babai, u kishin thënë se do të gjeni çdo gjë që ju duhet për jetë më të mirë. Por si duket i kishin mashtruar. U patën thënë se do të vendoseni në tokën e askujt, por nuk doli ashtu. U dhanë tokë të punuar dhe ua kishin rregulluar edhe dokumentet e nevojshme. Aty këtu u kishin dhënë edhe disa djerrina, të cilat i çelën dhe i bënë tokë buke. Punët i bënë fshatarët tuaj. Nuk e di se kush i kishte urdhëruar, por ata punonin gjithë ditën dhe në mbrëmje nuk i paguanin. Ata e dinin se këtu kemi ardhur pa dëshirën tuaj, por ky ka qenë urdhër i shtetit tonë, të cilit është dashur t’i përmbahemi gjithsesi, se përndryshe do të na importonin kush e di se ku. Por, kjo nuk do të zgjasë shumë, ishte i bindur babai. Forcat progresive në botë janë ngritur kundër padrejtësive që u janë bërë popujve të vegjël dhe çdo gjë do të rregullohet me kohë. Kështu i kemi informatat ne që jemi në kontakt me njerëz të ndryshëm. Do të shihnin se si do të përfundojë çdo gjë në të mirë të të gjithëve.
A të kujtohet kur na detyruan të hyjmë në kooperativë, edhe na morën tokën. Do të thotë se të gjithë ishim të barabartë. Ndoshta më patën lënë më shumë se të tjerëve, por pjesën më të madhe ma morën. Ç’është e vërteta më patën bërë njëfarë udhëheqësi, por kjo asgjë nuk thoshte për mua, sepse mbeta pa tokën time. ”
A është e mundur që këto fjalë ti ketë thënë Dragani, njeri i cili tërë kohën po sillet si të ishte mbret i këtij vendi - mendoi Jusufi shumë gjatë derisa ishte shtrirë në kanape të dhomës së shtëpisë ndërtuar rishtas. Ai, Dragani që deri dje shitej si njeri më i mirë që kam mundur ta shoh dhe njoh në këto anë. Madje ai lëvdohej se asnjëherë nuk kishte menduar se do të merrte pasuri të huaj, vetëm atë të fituar me mund dhe punë krahu. Edhe tokën që e kishte tani si pasuri të vetën thoshte se e kishte paguar i ati i tij, ai kishte paguar atij të cilit i ishte marrë para luftës. (Për këtë askush nuk mund të dëshmonte, nga se të vjetrit, ata që duhej ta dinin të vërtetën, kishin vdekur dhe në dokumentet zyrtare ishte shënuar se e tërë ajo pasuri i përkiste babit të Draganit. Pak kush e dinte se serbet të gjitha gjërat i bëjnë me shkrim dhe i regjistrojnë në dokumente zyrtare).
Sa shpejt harrojmë ne, shqiptarët. Dhe i ishte kujtuar sjellja e tij gjatë aksionit për grumbullimin e armëve. Dikush e kishte hapur fjalën se Dragani mund të shpëtonte nga dajaku i UDB-es. Dhe njerëzit i ishin drejtuar atij, që të gjejnë çare.
- Po, more, kollaj ia bëjmë kësaj pune vetëm duhen para - kishte thënë ai.
- Nuk ka problem për para, vetëm ma gjej një pushkë dhe parët i ke në dorë.
Pas dy ditësh Hashimi e kishte dorëzuar armën dhe ai flinte i qetë në shtëpi.
Radha i kishte ardhur tjetrit.
- Ia bëjmë çarën edhe kësaj - kishte thënë Dragani dhe të njëjtit ia kishte pasë sjellë pushkën në shtëpi.
- Më duket se të njëjtën pushkë e ka pas edhe Hashimi - i kishte shpëtuar goja njërit.
- Jo more po të duket, se të gjitha pushkët janë njësoj.
- Jam i bindur - kishte pohuar ai. Bindjen e kishte mbështet në numrin e pushkës së dorëzuar më parë nga Hashimi në organet e pushtetit.
- Mos ta ndien kush se të del edhe më keq, dardhë me bisht, siç i thonë - kishte thënë Dragani dhe kishte shtuar - mua me the e mos ta ndien kush tjetër.
Dhe pas kësaj askush nuk kishte guxuar të thoshte se e njëjta pushkë ishte shitur disa herë. Më mirë ta blejmë se sa të na mbysin dajak - ishin arsyetuar fshatarët.
Kohëve të fundit kishte filluar të ndryshonte shumë. U ikte kontakteve me njerëz të fshatit. Madje edhe pse ishte shkolluar në gjuhën shqipe dhe me fshatarë vazhdimisht komunikonte në gjuhën shqipe tani kishte filluar të fliste vetëm në gjuhën e vet, duke u arsyetuar se nuk e dinte shqipen. I vetmi njeri që hynte dhe dilte te ai ishte Dreni.
Kishte dyshuar shumë në Drenin, i cili vazhdimisht e vizitonte Draganin në shtëpi, se mos vallë ishte ndonjë hafije, që i tregonte të gjitha veprimet e fshatarëve të tij. Por dyshimin ia kishte hequr një bisedë që e kishte dëgjuar në mes të dy fshatarëve.
- Si shumë po sillet Dreni te shtëpia e Draganit - kishte thënë i pari. Mos vallë diçka po përzien me atë katil.
- Nuk është njeri që përzien, e aq më pak në dëm të bashkëvendëseve - kishte thënë tjetri.
- Atëherë pse aq shumë po hyn e po del te ai katil - kishte pyetur njëri.
- Puna e gruas së tij, së cilës po i bënë hyzmet. A nuk e ke ditë këtë a?
- Jo qebesa - ishte shprehur ai.
- Këtë e dinë edhe zogjtë e malit. Si duket e din edhe Dragani, por po i konvenon që të ketë rahati në shtëpi.
- Qy, qy - ishte habitë.
- Si është e mundur që të sillet ashtu në prezencën të burrit?
- Punë shkau, bre vëlla. Ai ndoshta edhe e di se po i kapet gruaja dhe nuk bën zë. Bile thonë se kur një shok i kishte thënë se po i kapet gruaja a di ti si ishte përgjigjur: “Të vetin e ka lë të bëjë çka të dojë me te”!. Si puna e derrit më. Derisa, jo vetëm njerëzit por edhe të gjitha gjallesat tjera, nuk duan që t’ia merr dikush femrën, derri nuk mërzitet aq shumë për te. Kur i hyp njeri të tjerët vetëm e shikojnë dhe nuk reagojnë fare. Kështu edhe shkit nuk mërziten aq shumë pse ju kapet gruaja. Si duket këtë e di edhe Dreni dhe vepron në këtë mënyrë.
- Si është e mundur të ndodh kjo, kur Dragani paraqitet si burrë më karakter?
- Lehtë! Ia ka kushtëzuar gruaja. Thonë se nuk mund të bëjë marrëdhënie të rregullta seksuale me te dhe ajo ia ka kushtëzuar që të bëjë çka të dojë, që të mos e komprometojë atë. Dhe kështu Dreni shkon aty si në shtëpi të vet. Ha, pi dhe fle me gruan e tij si me të veten. Asgjë tjetër s’ka. Askujt keq nuk i ka bërë, pos që po e komprometon veten me këto sjellje.
- Po ata keshe janë kumbarë mes vete.
- Qy, qy?! Kumbaria është behania e kurvnive më të mëdha. Madje thonë se edhe ai fëmija që ka lindur para disa muajsh është i Drenit. Ku ta dijë unë.
Kohëve të fundit edhe Jusufi kishte hetuar ndryshime në qëndrimin e Draganit karshi fshatarëve, por ishte bindur vetëm atëherë kur një mik i një fshati fqinj i kishte treguar për sjelljet e tij në fshatin e tyre. Nuk mund të besonte se ai ishte i tillë.
- E kam parë më sytë e mijë - kishte thënë miku.
- E pamundur - ishte habitur ky.
- Ky me një shok të tijin e kishin parë një femër shqiptare shtatzënë. Ishin “fjalos”mes veti. Njëri thoshte se e ka djalë, kurse tjetri femër. Më në fund ia kishin prerë barkun me brisk duke u qeshur dhe argëtuar. Më kot ishte përpjekur gruaja të shpëtonte. Si të shpëtonte nga dy të tërbuar, e ngrata. Pasi e kishin kryer punën ishin larguar duke u tallur me viktimën. E ti më thua se nuk është njeri i keq.
- Me ne nuk sillet edhe aq keq. Të paktën deri tani ka pasur sjellje korrekte. Nuk e kam njohur.
Por shpejt ishte bindur se nuk ishte më ai Dragani që e kishin njohur dikur. Një ditë vetë e kishte parë të maskuar, kur i kishte ndalur dy të rinj të njohur dhe i maltretonte aq shumë, sa nuk mund ta paramendojë njeri. Herë i detyronte të shtriheshin e herë të ngritshin, duke e mbajtur automatikun në duar drejtuar atyre. Më në fund u tha t’ia jepnin të gjitha të hollat që kishin me vete nëse donin të shpëtonin. Ata i kishin kontrolluar të gjitha xhepat dhe ia kishin dhënë të hollat që kishin me vete. Edhe pas kësaj ai vazhdonte t’i malltretonte, duke u thënë se kanë ende para. Dhe kur i kishte vërejtur disa të njohur që po afroheshin, ishte larguar që të mos binte në sy. Me kalimin e kohës ai vinte e bëhej gjithnjë e më agresiv, për të dal një ditë hapur që të kërkojë largimin e të gjithëve nga shtëpitë e tyre. Më parë kishte kërkuar të holla me arsyetim se këtë po e kërkonin disa të ardhur kush e di nga që po kërkonin ta mbronin vendin nga agresioni shqiptar, siç thoshte ai. Banorët ishin mbledhur, i kishin tubuar të hollat, me të cilat dispononin dhe ia kishin dorëzuar. Por, pas dy ditësh përsëri kishte trokitur në dyert e të gjithë banorëve, që t’i lajmëronte se kishte ardhur urdhri që sa më parë t’ i lëshonin shtëpitë dhe të merrnin botën në sy. E keqja më e madhe që i ishte dukur këtij ishte ajo që i kishte kërkuar çelësat e veturës, sepse nuk të duhen ty më, andej më mirë ta marr unë se dikush tjetër - ishte arsyetuar Dragani. Dhe kur ky kishte kundërshtuar e kishte drejtuar automatikun dhe e kishte kërcënuar.
- Do ta japësh atë, do ta japësh, më mirë automobilin se jetën dhe automobilin.
Dhe nuk i kishte mbetur rrugë tjetër, pos të vepronte ashtu siç e urdhëronte ai. Bashkë me bashkëfshatarët ishin drejtuar nga stacioni i trenit. Kishin pritë disa orë dhe treni kishte arritur dhe i mbushur me njerëz e kishte dhënë shenjë se po nisej, duke fishkëlluar më të madhe.
- Si kështu bre Dragan? Ne të kemi ditur si burrë të mirë dhe të kemi mbajtur me kafshatën tonë të bukës?
- Hiqu ti atyre muhabeteve. Koha e juaj ka përfunduar njëherë e përgjithmonë. Sa më pak fjalë aq më mirë për ty dhe familjen - dhe ishte larguar me nxitim.
Pas disa ditësh, kur qyteti ishte zbrazur të thuash tërësisht kishte ndërmarrë një aksion tjetër. Grumbullimin e gjërave të mbetura në shtëpitë e braktisura, ato më të vlefshmet, me ndihmën e jevgjve, i ngarkonte në kamion dhe kush e di se për ku i niste. Në dyert e disa shtëpive kishte var mbishkrimin në gjuhën e vet:” E zënë!”, çka nënkuptonte se ia kishte vërë syrin ta bënte të veten.
Dhe një ditë muzgu i mbrëmjes ishte lëshuar në fshat. Një njeri ecte duke u lëkundur dhe thua se do të rrëzohej. Duke ecur fliste me veti, që askush nuk e kuptonte. Pas pak e kishte hapur derën e shtëpisë dhe ishte futur brenda. Ishte dëgjuar një zhurmë e madhe dhe mandej edhe dy krisma dhe pas pak dy njerëz kishin dalë nga shtëpia dhe ishin nisur në drejtim të panjohur. Pas disa ditësh jevgjit kishin lajmëruar policinë se Draganin e kishin gjetur kokërdhok në dhomën e tij me revole në dorë.
Të nesërmen tërë fshatin e braktisur e kishte kapluar tymi e flaka.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •