Pjesë nga ditari
| Tuesday, 01.09.2007, 11:24 PM |  

E martë 13.02.1979
Dje ishim me mamin, te babi dhe daja.
Na lajmëruan që të shtunën. Të dielën unë shkova në Elbasan për të blerë ushqime, u nisa me autobusin e mëngjesit dhe u ktheva me të orës 11.30. Nga daja nuk shkova fare. Pjesën e kohës që më mbeti e lirë e kalova në bibliotekë.
Për Burrel u nisëm me gaz, më 6 të mëngjesit. Na shoqëronin dy çuna. Rruga ishte e gjatë dhe e mërzitshme. Ishte zagushi, mamin e zuri makina dhe volli. Kurse unë përpiqesha të kujtoja se ç’gjëra kisha dashur t’u them gjatë gjithë kësaj kohe. Po na lejuan të takohemi vetëm 10 minuta me dajën dhe gjysmë ore me babin. Këtë na e komunikuan në çastin e fundit, ishte diçka e papritur dhe mendimet u shpërndanë fare. Çdo gjë që thoshim me dukej se nuk ishte ajo që duhej. Sikur na e merrnin kohën kot. Minutat iknin shpejt, shumë shpejt dhe në fund pata përshtypjen se nuk kishim folur asgjë, bile as nuk e kishim puthur njëri-tjetrin aq sa duhet. Pastaj më dukej vetja si një fëmijë që i kanë premtuar një lodër dhe e kanë gënjyer.
Prapë rrugë e gjatë dhe e lodhshme. Një interval i shkrutër ndërmjet dy lodhjeve të gjata, të gjata. Ky është babai në jetën time. Babai im i mirë, i fortë.
Tani çdo gjë më duket e huaj, pa kuptim, gati qesharake. Njerëz në rrugë, fëmijë që luajnë, autobuzë punëtorësh, djem që pijnë cigare dhe takohen me vajza. Gazeta, fjalë…Dhe babai im atje. Për 18 vjet rresht. Babai im. Thua do të kalojnë ditë dhe unë do të kthehem prapë në jetën time të zakonshme? Në shqetësimet e mia të vogla, boshe, në vuajtjet e mia qesharake. Ka çaste që më vjen turp nga vetja.

Për 12 vjet nënën e Dritës, Liri Belishovën nuk e lejuan të takonte të shoqin dhe më pas gjatë 15 vjetëve, e çuan 4-5 herë me masa të rrepta sigurimi (me gaz të Ministrisë së Brendshme dhe dy oficerë sigurimi).



(Votes: 4 . Average: 4/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •