http://letersia.zemrashqiptare.net/
LETERSIA SHQIPTARE

Shtëpia botuese “Globus R”, botoi dy libra të drejtuesit të saj, poetit dhe prozatorit Petraq Risto
| Sunday, 12.07.2008, 11:46 PM |

Këto ditë Shtëpia botuese “Globus R”, botoi dy libra të drejtuesit të saj, poetit dhe prozatorit Petraq Risto, romanin Avioni Madam Baterflaj 9/11 dhe vëllimin poetik Lexuesi i buzëve: ar+sy+eja!

Për autorin Petraq Risto viti 2008 ka qenë i suksesshëm e me prurje cilësore. Në verë, Biblioteka Ndërkombëtare e Poezisë, me qendër në ShBA, e veçoi ndër 200 poetët më të mirë dhe e botoi në antologjinë serioze The best poets & poems of 2007. Në Meksikë botoi në dy gjuhë vëllimin me poezi të zgjedhura Kujdestari i dallëndysheve, përkthyer në spanjisht nga Xhevdet Bajraj dhe Ricardo Romero Vallejo. Në Rumani publikoi vëllimin Gjuetia e kuajve të detit, perkthyer nga Kopi Kycyku. Gjithashtu, në Paris, pritet të dalë nga shtypi libri me poezi të zgjedhura titulluar I hidhur mjalti i varreve, botim i Shtëpisë së njohur L’Harmattan, në përkthimin e Solange d’Angely dhe Luan Rama. Në Attach Files po japim fotot e disa botimeve, si dhe një fragment nga romani i ri.