Cikël poetik nga Arsim Halili
| Friday, 12.12.2008, 07:44 PM |  

KRUSHKU I LIRISË

(Daut  Sulejmanit- dëshmor i UÇPMBÇ-ës)

 

Sot ne dasmë të madhe
Je nisë
Si  krushku  i ri po merr pjesë
Në dasmë të lirisë 
Ti ke dhënë besë
Ti je i gëzuar, i lumtur
Këtë dasmë
Nuk arrite  ta përjetosh
Deri në fund
Flijimi të ndau
Me një plumb
Përkulem para teje
Me krenari
Dauti është gjallë
Ai është prore i ri

                  

 

SHETITJA DERI NË KUFI

 

Po shëtitja me kalin e  Trojës

Në rrugëtim të gjatë

Shkel në tokë  të Ilirisë

Sa andej e këndej

Nuk shija kufij

Nga Dardania  deri  në Apoloni

Thashë shumë troje paske Iliri

Dikush tha stop

Këtu s’ka kalim

Je në vendin tim

Gjuhën e pushtuesit nuk e kuptova

Ai ma bëri me gisht

Prej sot  tutje na tha me ironi

Shqipëria është gjysmë do apo nuk do ti

Zbrita nga kali

Thashë  ti shko

Prehu në liri

E unë  sa të rrojë do të luftojë

Për një Shqipëri

Do apo nuk do ti

 

 

LEGJENDË TË THONË

 

Kush i ndali rrezet e diellit mbi kokë?

Kush tha se kjo tokë nuk është e jotja?

Kush mallkoi mbi varret e të parëve tanë?

Kush lejoji që nënat të vajtojnë bijtë nëpër kohë?

Kthema diellin

Kthema tokën që ma more

Ngrihuni nga varret ju nuk jeni të vdekur

Krenarinë e nënave

Kthema në lot gëzimi

Legjendë të thonë

Adem trimi

 

NË UDHTIMIN E SHKRONJAVE

 

Udhëtoje bashkë me shkronjat

Nëpër kohë

I buzëqeshur në klasë

Pranonte ngrohtësisht përshëndetjet

Shpirti yt nuk ishte i  qetë

Gjeografia jote ishte rrudhur

Fëmijët pyesnin

Pse mësues?

Ti qetësisht përgjigjesh

Do të rriteni do ta kuptoni

Pse shkronjat tona i penguan të tjerët

Fëmijët pyesnin

Pse luftuan heronjtë tanë?

Edhe ju do të jeni pasardhës të tyre

Erdhi koha

Fëmijët e kuptuan Në male me mësuesin

Ata u bashkuan

Mësuesi i la shkronjat në mes

Ju bashkëngjit tri shkronjave të U.Ç.K-ës



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •