Roza
| Sunday, 12.14.2008, 03:42 PM |  

/Tregim i jetuar/

Një ditë prej ditësh Roza ishte veshur si asnjeherë tjatër, nuk di se ç'pamje të bukur kishte marrë. Ishte krehur me shumë kujdes, sandallet, i kishte pak sa me taka të larta, kishte veshur një bluzë me ngjyrë të kaltërt si deti por edhe si ngjyrë qielli me gjoksin pak sa të hapur, një fund të ngushtë në oker, trupi i saj prej atleteje ishte përkryer, si bluza por edhe fundi i jepnin të gjalla linjat e saj të stolisura. E kisha parë gjithmonë që çdo mbasdreke kur dilte nga shkolla, të ishte veshur me xhinse, atlete të bardha dhe me futën e zezë me jake të bardhë një veshje po thuaj e përditshem… njesoj, ndërsa sot u habita?
Në veshët e saj i vareshin dy vethë të mëdhenj e të bukur floriri në formë rrethi dhe brenda tyre nja dy rathë më të vegjël, kaçurrelat i binin mbi ballë, e mbas koke një kordelle si e artë e thurur si kurorë. Kishte një pamje si tjetër nga sa e shihja përditë, sot qenkësh me e bukur.
Libra, as çantë nuk kishte në duar, ajo mbante vetëm një fletore në formë role.
Gjithmonë e prisja tek këndi i rrugicës, e ngacmoja sadopak, i hidhja nga ndonje rromuze apo fjalë, natyrisht për ta afruar dhe ëmbëlsuar, e jo për ta mërzitur. Ndërsa sot sa e pashë më lidhi zoti gojën dhe nuk dija se ç'ti thosha, se ajo më dukej si tjetër, më dukej si më serioze dhe më dukej sikur nuk ishte fare Roza, me te cilen kisha te pakten nje vit qe i prisja rrugen…ajo here me thoshte mos më fol më, dhe mos më pre rrugën, por në më të shumtën e rasteve më thoshte… po he mo i zi përseri ke dalë… s’e kuptoj qëllimin tënd as punën tënde… nuk e kupton se keni rënë në sytë e botës?
E ç'fiton që del përditë në të njëjtën orë… lermë të shkoj në hallin tim, qeshte dhe ecte pa çarë kokën fare, ajo shkonte përditë e vetme në të njëjtën rrugicë. Ndërsa edhe unë kurrë nuk e teperoja në kërkesat e mia. I flisja sjellshëm dhe me shumë takt dhe ëmbëlsi.
Gjithmonë përpiqesha ta shtija në dorë se më pëlqente shumë e kisha shumë qejf, e pse të mos them se po filloja ta dashuroja. Por unë kurrë nuk dita të tërhiqesha prej saj, vazhdoja odisenë e
zakoneshme, o e hidhja në dorë Rozën e bukur, ose do pëlcisja... ajo këtë vit ishte maturante e unë kisha qysh në vit të tretë që e ndiqja…
Më ishte tiposur o e bej për vete ose më mirë të vdisja.. Edhe unë e kisha mbaruar gjimnazin një vit më parë, në atë kohë burse për të lartën s'më kishte dalë, se ishin plotësuar ato ushtarket ku e pëlqeja dhe kërkoja të vija, po me që isha me rezultate të mira edhe shpresoja se do të ma jepnin domosdo…, për vitin e ardhshëm... kur më pyesnin shoët, u thosha e refuzova bursën se po pres Rozën… Rozës i kishin rënë në vesh këto fjalë, unë e dija, ajo nuk më kishte thënë
gjë kur ndodhte që unë e shoqeroja disa hapa, deri sa dilja tek sheshi i lagjes. Për këtë isha i bindur! Por edhe ajo se jepte veten të më pyeste e të më ngacmonte, gjithmonë bënte indiferenten…!
Oh… qenke bërë me e bukur sot, ç'të ka hypur në kokë që ke dalë pa uniformë, as futën e zezë me jakën e bardhe nuk e ke, as xhinse nuk ke veshur sot… siç duket, e ke bërë që unë të të shikoja këmbët… të cilat s'ti kam parë kurrë… haaa haaaa … O o o sa të mrekullueshme që i ke… me thënë të drejtën i kisha merak të t’i shihja… I imagjinoja se do t’i kishe të sakta e të bukura… kështu i thashë dhe eca krahas saj për nja dhjetë-pesëmbëdhjetë metra… Roza qeshte dhe pa çarë kokën e pa u shqetësuar hiç më thotë… sa mirë e ke kuptuar, po unë e dija që atë
merak kishe ti e prandaj sot dola kështu…! Haaaa haaa!
Lëri ironitë- i thashë- se nuk të shkojnë…! Uaaaa po pse ironi e more ti thënien time… qenke peshk fare nga trutë- me tha si e inatosur…!
Mos më fyej- i thashë- se do të ankohem tek jote më, dhe ajo e di si do të thotë… për mua… po pse moj e uruar, ai të do, të kam thënë edhe herë të tjera se ai djalë të ka ender, dhe është djalë për kokë të djalit…
Prandaj tö del çdo ditë…. O o o na bërë për të qeshur, po kush të tha ty more i zi që unë i kam thënë mamasë për ty... hiç fare nuk i kam thënë, e fundi i fundit. pse t’i them, sa djem dalin dhe u zënë rrugën vajzave… si puna jote, aq të mira qofshin.
Pa betohu që nuk i ke thënë, shiko se mos del ndryshe, se unë e di edhe mendimin e mamasë tënde… haaaaa na bëre për të qeshur, hajde ik tani, largohu- i tha Roza- se dolëm në shesh dhe na shikojnë njerëzit...
Si në kinema... po ty aq të bën, ndërsa unë jam vajzë dhe nuk më duhen fjalët… mirë, mirë, hajt drekën e mirë… Rozi më tha si nëpër dhëmbë- drekën e mirë dhe mos më dil më të lutëm… -jo i thashe- sot nuk do të dal… por nesër do dal pak më shpejt se vetëm katër orë mësim keni…
Rozi uli kokën, vuri buzën në gaz dhe u largua! Sa i ngjitur tha në vetevete… interesant ç'farë tipi që është... po s'është i keq, ka humor… dhe më pëlqen si tip… e shikoj deri sa nuk e sikteris…!
Drekën e mirë- i tha djali, që i lexoi edhe mendimin… të thashë njëherë- tha Rozi- përsëri e kërkon… -po deshe- i tha djali… edhe një herë... Dreeeekën e mirë, pra, -i tha Roza, duke vënë buzën në gaz!
Dy Muajt e vitit të fundit po mbylleshin, Roza, ju nënshtrua provimeve të maturës dhe e mbylli me nota të shkëlqyera. Gjatë verës, në pritje të një të drejte studimi, të cilin shpresonte se e
kishte të garantuar, ajo, nuk harronte që çdo ditë të dilte nga shtëpia në orën e caktuar të bënte atë rrugë që bënte kur vinte nga shkolla.
Nëna e saj ishte në punë, kjo shkonte me shoqet në det dhe fiks në orën e caktuar tek vendi takohej me djalin, benin një copë rrugë bashkë dhe ndaheshin, tani jo më shehtas, dhe tinëzisht, por më të sigur,t sikur i takonin njëri tjatrit.
Ditët sapo bëheshin më të nxehta, ata shkonin në plazh çdo kush më vete, në drekë takoheshin tek vendi, ky ritual vazhdoi për ditë të tëra, deri sa një ditë Roza e ftoi djalin ne shtepi, po në vakt dreke. E sigurt, e ndërgjegjshme dhe e vetëdijsheme.
Djali u habit dhe shkoi pa bërë zë krah saj. Sa u fut në shtëpi, kërkoi të freskohej, se gati po i pushonte zemra nga sikleti dhe ankthi, pa le dhe vapa... më anë tjatër... këmbët i dridheshin… jo si i frikuar, por si i shushatur dhe nuk u besonte syve… shkoi në banjë u freskua, shplau fytyrën dhe u fshi me peshqir, ndërkohë që Roza i kishte mbushur një gotë ujë të ftotë nga frigoriferi dhe e priste në korridor, djali e piu ujin me një frymë…!
Nuk e kuptova pse më thirre në shtëpi- i tha djali Rozes- si ta kuptoj këtë punë…!? Si nuk u rezervove nga gjitonet dhe nga sytë e të tjerëve. Kisha kohë që e mendoja- tha Roza- çdo gjë e ka një fund!
Po, ke të drejtë, por unë nuk të thirra se do të kisha frikë nga thashethemet, por të thirra të bindem edhe unë se a e ke seriozisht këtë miqësi apo jo? Presim edhe pak dhe për një orë vjen mami, t’i themi edhe asaj si është puna.
Pa problem i tha djali, ndërkohë nuk duroi dot më, dhe mbasi i hoqi gotën e ujit nga dora, e vendosi mbi tavolinën e vogël në korridor, e rrëmben Rozin në krah, duke e puthur në gushë në buzë, në zverrk, në gjokset e saj të buhavitura, e plasi në krevat, dhe e pushtoi me nje zjarr rinor të përveluar… Vajza, nuk fliste më, ju nëneshtrua dëshirave dhe epsheve mashkullore të djalit… natyrisht edhe për kënaqesinë saj, edhe ajo, ju nënshtrua dëshirave të saja të zjarrta
rinore…!
Kur erdhi e ëma, djali dhe vajza rrinin të qetë në minderin e sallonit dhe shihnin Televizorin si të shushatur. Ata, kishin përfunduar gjithçka, të dy kishin humbur atë të shenjtën virgjëri, dhe të dy si të hutuar, kujtonin çastet e intimitetit të tejkënaqur dhe të lumturuar...!
E ëma, u lexoi sytë e bukur rinore dhe kuptoi gjithëka… i shikoi në sytë të dy, një e stërkuqur në fytyre e mundoi edhe nënën dhe u tha… duke ju drejtuar të bijes:
-Ky është djali që më pate folur...?
-Po mama- i tha Roza, a të pëlqen?
-Natyrisht, po të pëlqen ty, më ka pëlqyer edhe mua. Po të rronte yt atë, edhe atij do t’i pëlqente deri sa të pëlqen ty. Fatkeqesisht ai nuk është më të të shikojë… Rozës ju varen dy rrëke lotësh në faqet e tejkuqura nga "vapa". E ëma e përqafoi dhe lotoi përvete!
Djali u ngre në këmbë dhe rrinte si guak, nuk u besoi syve për ç'kaloi? Unë të dua moj zemër, të dua fort, po mos je pak e nxituar… -i tha e ëma? Ti duhet të mbarosh shkollën, e më pas të kërkoje lumturinë, se jeta i do të gjitha… djali u skuq, dhe ju premtoi të dyjave se Rozën e donte më shumë se veten… dhe do ta merrte për nuse kur të mbaronte universitetin.
Fatkeqesisht, më pas ata nuk vajtën në të njëtin universitet dhe në të njëtin qytet, kështu që largësia, e bëri punën e vet, dashuria e tyre filloi të zbehej gradualisht dhe ndoshta kundër deshirës së tyre… mösimet, hallet, bezditö e jetesös nö iternat… kriza ekonomike qö kishte rënë në vend, mungesa e kohës dhe e trasportit…! Kujtonin të dy atë takim blic dhe të pa përgjegjshëm për ç'ka kryen, vajza ishte bërë si e tronditur, djali e dashuronte ende...!
Me përfundim të vitit akademik, u takuan nja dy herë sërish për inerci… në pushimet e beharit në të njëtën orë e në të njëjtën rrugicë si dikur, Roza nuk e thiri më djalin ta fuste në shtëpi, siç bëri në adoleshencë… djali e kërkonte këtë me isistim… jo justifikohej se ëma nuk kishte punë dhe rrinte në shtëpi… djali e kishte verifikuar dhe u bind që Rozi nuk donte të takoheshin përsëri atje…, një herë, dy,  here… deri sa një ditë u mërzit me të… Ti Roza nuk më do më, unë disi e kuptoj, ama se sa ke ndryshuar nuk e di, ti nuk je më ajo e para… a mos vallë ke gjetur ndonje mik të ri në universitet… ?- po qe keshtu, më thuaj. Unë, kurrë nuk të tradhtoj- i tha djali… Oj ç'mendon edhe ti- i tha Roza- as që më shkon mendja për një gjë të tillë, bile edhe atëherë siç tha edhe mami, jam nxituar si ju edhe unë… por iku ajo punë… ç'ti bësh… adoleshencës…!  A… jeni bërë pishman- i tha djali i mërzitur…?, thuajse- i tha Roza… shume bile… -të kuptova, ke të drejte i tha djali- i pezmatuar!
-Me pak fjalë, s'kemi gjë bashkë, këtë do të më thuash… por jo, ja, më mirë është të kemi shoqëri, se dhe udhët e jetës tonë do të jenë të ndryshme… i tha ajo si me qesendi… dhe e fyer… ti del oficer, dhe nuk dihet ku të hedhin me mbarimin e shkolles, e unë mesuese, po njësoj…!
-Roza, të lutëm a mos e keni gabim këtë mendim… përqendrohu, unë të dashuroj marëzisht, dhe mos e ndërpre atë miqësi që kam për Ty… Unë të dashuroj më shumë se më parë të dua me shume se vetja ime…te betohem…
-Jo, jo- i tha Roza- mendimet e mia janë ndryshe nga ç'kam menduar në fillim… të lutëm le të jemi miq…!
Dha e mori djali me ditë të tëra, por ajo ishte e pa mundur të ndrronte mendjen… u konsultua dhe me të ëmën, e cila e kritikoi për vendimin e marrç….
-Mamma, nuk dua të humbas jetën nga një gabim që pata bërë dikur… nuk di si dhe qysh u gabova… Unë do kem fatin tim dhe ai do të ketë fatin e tij…
-Mendohu mirë bija ime- i tha e ëma, mos e shqelmo dashurinë tënde të parë...
-Mama, të lutëm më lerë të vetevendos mbi jetën time…!
Vajza mbaroi edhe shkollën, filloi edhe punën në një qytet tjatër, dhe s'pati më mbrapa pikë dhemshurie për djalin me të cilin shijoi për herë të parë dashurinë në adoleshencë! Ata, ishin bërë si dy të huaj dhe djali, me kalimin e kohës, nuk pati fare interes për të.
Vitët ikën si të marra, gjithkush në hesap të tij, djali as kishte në mendje të martohej dhe ngelej besnik miqësisë së Rozes, por Roza, kishte gabuar përgjithmonë. Më pas ajo ishte dashuruar dhe martuar, dhe qysh natën e parë të martesës ishte kthyer tek e ëma… i shoqi nuk e gjeti të virgjër… dhe e dëboi!
Roza iku pa kërkuar hesap. Ajo, kishte pranuar dhe e ndërgjegjeshme i tregoi historinë e djalit
të "shoqit", si edhe takimin e parë me të. Ai, nuk e fali!
Më pas, djali, me të cilin kishte konsumuar aktin e çvirgjçrimit, e mori vesh ngjarjen dhe u bë shumë kureshtar dhe i vinte shumë keq për ç'i kishte ndodhur Rozes, e cila e vuante këtë ndëshkim në fshatin ku ishte emruar mësuese, pa u kthyer në qytetin e saj. Atje, shkoi më pas edhe e ëma. e cila u lidh me të bijën, e braktisi shtëpinë dhe qytetin… dhe banoi me të. Mëme e bijë, ishin bërë pishman që nuk u lidhën me djalin, atë të dashurin e parë të saj… por tani
ishte vonë. Roza përpiqej të mbante veten, por ishte e kotë… opinioni e mësoi historinë.
Burri e dëboi se nuk e gjeti te virgjër. Djali, me të cilin Rozi u lidh qysh në adoleshencë, po luftonte me veteveten dhe donte të shpëtonte atë vajzë që për arsye të moshës kishte humbur gjithçka…!
E takoi, dhe i kërkoi sërish dorën, duke i premtuar se do ta dashuronte si më parë dhe kurrë nuk do ta tradhtonte. Ai, sërish i premtoi martesë…!
Roza, sa e pa, u prek jashtë mase, filloi të qante me dënesë, duke i thënë djalit se kjo nuk do ndodhë kurrë… kurrë.
Unë gabova dhe unë do ndëshkohem… kam vendosur të mos martohem më asnjeherë kurrë, kurrë. E bindi djalin, për ç'i tha. Ai, u kthye pa shpresë dhe i pezmatuar kundër dëshirës së tij.
Roza e kishte vendosur njeherë e gjithmonë… Jo martesë më... Kur u largua Ai, e perqafoi fort, ndërkohë që edh ai lotoi dhe filloi të qajë me ngashërim.
-Roza!- të lutëm, po më dëbove dhe më ktheve mbrapsht…, edhe unë të betohem se nuk kam për të marre kurrë më asnjë grua tjatër, sa të jem gjallë.
Ata nuk u martuan kurrë bashkë, por as veç e veç. Ata janë që të dy nga qyteti im.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •