Dashuri e dhënë në kohë të ndryshme (Tim biri)
| Tuesday, 12.16.2008, 08:16 PM |  

Dashuri e dhënë në kohë të ndryshme

-Tim biri-

 

1.

 

Po rritesh biri im

 

S’të nxe govata biri im,

këmbët të dalin jashtë.

 

S’të nxe krevati ynë dopio,

i tepërt po del për natë.

 

Po rritesh biri im,

hapësirë kërkon trupi,qënia jote.

 

Përditë nga përkëdheljet

sa vjen e largohesh,

për t’u afruar e folur barabar një ditë.

 

                         Korçë, 1984.

       

 

Për ty

 

 

Për ty mblodha shokë,

Gotën për ty s’mund ta pija vetëm.

 

Për ty qesha

Kur lodhja më therrte trupin.

Për ty

Në të mijtën e kohës,

                      Gazin  rreth sofres solla.

Se ti je një,

Se ti je im bir.

Kërciti gota në Eladhë:

Gëzuar emrin!

             Më dëgjove vallë?!

 

 

                  Mars 1994, Greqi.

 

 

3.

 

Prind – fëmijë

 

Kur do ikte larg

i thamë mirupafshim një ditë

me mendimin torturues: “A do të shihemi prapë?!”

 

Kur fati

ribashkimin e bëri dhuratë i thamë:

“Mos u ndafshim kurrë!”

 

Tani s’guxojmë

të na mungojë një natë

edhe pse nuk është fëmijë po burrë.

 

                       Chicago, 2008

 

 



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •