Arsim Halili: Vështrim i librit “Shtëpia afër pyllit” të autorit Bilall Maliqi
| Saturday, 01.10.2009, 06:05 PM |  

Arsim Halili
Arsim Halili
Vështrim i librit “Shtëpia afër pyllit” të autorit Bilall Maliqi

Aspekte didaktike të tregimeve Bilall Maliqi

Nga Arsim Halili

Krijimtaria shpirtërore e Bilall Maliqit sikur ka marrë rrugë të mbarë. Ai mbase krijon në relacione të ndryshme artistike, duke e bërë këtë me hapa të sigurt herë në poezi, e herë në prozë, herë në letërsinë për fëmijë, e herë në letërsinë për të rritur. Kjo tregon se Bilalli me penën e tij artistike, me volumitetin e tij artistik, prej një krijuesi edhe mediatik edhe artistik letrar, e vë vetën në sprovë te një çështje shumë serioze, pra ajo e krijimtarisë artistike për fëmijë. Autori për herë të dytë vjen para lexuesve me botimin e tij me tregime. Libri i tij i parë me tregime ka qenë “Gëzim dhe drojë” dhe botimi për të cilin edhe po i bëjmë një analizë artistike letrare titullohet “Shtëpia afër pyllit”,  e që ky libër u dedikohet lexuesve fëmijë, natyrisht të moshave shkollore. Por shtrohet pyetje, se çka trajton autori në libër? Çka shtyri atë që  të merret me këtë fushë veprimtari artistike? Kujt ja dedikon këtë libër?  Cilat janë përfundimet dhe porositë e autorit?
Të gjitha këto gjëra, në një formë a tjetër,  bëjnë që autori me këtë libër, ka dhënë dimensione edhe artistike edhe estetike edhe didaktike, por sa ja ka dal autori të reflektojë këtë çështje, le të shohim në vlerësimet e më poshtme, pa mohuar faktin se edhe studiuesit tjerë duhet të japin konkluzionet  e tyre për të zbardhur edhe më tutje elementet vlerësuese qoftë artistike, por edhe didaktike.  Ajo që dua të shtoj se autori edhe pse nuk e ka përgatitjen pedagogjike, ai përmes vargut, sikur njeh botën enigmatike të fëmijëve. Ai di të reflektoj aspektin artistik edhe didaktik. Ai vargun dhe tregimin  e bënë në këtë libër të kuptueshme, ku çdo fëmijë që e lexon  librin me tregime, jo vetëm që do ta përjetoj atë shpirtërisht, por sikur çdo fëmijë do ta vë vetën në  skenë dhe do ta përjeton shpirtërisht çdo tregim. Në të cilën, ata do të thonë, se edhe mua më ka ndodhur një ngjarje kështu sikurse i ka ndodhur, Njomëzës, Sarandës, Etritanit, Gentit, e shumë personazheve tjerë në këto tregime. Në librin me tregime “Shtëpia afër pyllit”, vërejmë se autori, me mjeshtri ka paraqitur vendndodhjen dhe vendtakimet në këto hapësira, ku edhe mund të gjenden në vazhdimësi fëmijët si: në shtëpi, në fushë, në shkollë, në rrugë, në mërgim e gjetiu. Nga tregimi; në tregim, nuk vërejmë ndonjë kronologji, autori këtë e ka bërë spontanisht. Ai fillon me një tregim, siç edhe e titullon “Genti dhe ylberi”, ku parqet një ngjarje e cila mund t’i ndodh shumë kujt, gjë që edhe më tepër, ai e paraqet një peizazh artistik, se sa ndonjë shkrim që mundë të ketë edhe efekt didaktik. Mirëpo jo të gjitha tregimet mbesin si të tilla, sepse siç theksuam më lart,ai trajton këto segmente, jo vetëm nga aspekti letrar, por edhe edukativ, siç janë: toleranca, mirëkuptimi, pastaj, humanizmi, dashuria reciproke në familje, malli për  atdheun, por një gjë dua ta them, se nga disa tregime, që autori ka shkruar edhe për të kaluarën, sa të dhembshme, por  edhe të lavdishme  të historisë sonë kombëtare, të cilën populli ynë kaloj odiseada tmerri.
Le t’i referohemi paksa në mënyrë më esenciale, duke qenë se libri i dedikohet fëmijëve të moshave shkollore,  të shohim se a ka elemente edukative dhe didaktike, që fëmijët e kësaj moshe të përvetësojnë këto njohuri, jo vetëm për lexim artistik, por edhe t’i praktikojnë në jetë, elementet edukative të cilat  paraqiten përmes këtyre tregimeve.
 
Aspekte didaktike të tregimeve për fëmijë   “Shtëpia afër pyllit”

Autori me mjaft mjeshtri, shkruan  një skenë të përditshmërisë familjare. Ai  paraqet një ambient familjar, ku fillimisht bëhen kërkesa nga më të ndryshmet. Mirëpo që fundi i këtij tregimi është  secili duhet të mbetet i kënaqur  prej anëtarëve të familjes, në mënyrë që të mos krijohet disharmoni familjare. Megjithatë, autori këtu e vë në spikamë, se duhet të respektohet hierarkia familjare. Prandaj, autori ka vënë shumë solucion të arsyeshëm, për secilin veç e veç, në mënyrë që të gjithë anëtarët të mbetën të kënaqur.
Mandej, po ashtu mund të vërejmë elemente edukative edhe te tregimi “Ila dhe Abetarja”.
Këtu autori parqet një bisedë nga distanca, por që është mjaft domethënëse. Biseda mes xhaxhit dhe mbesës, është kureshtare për çdo lexues, sesi mbesa komunikon me xhaxhin e saj edhe pse është emocionuese, por edhe në aspektin tjetër, ka edhe vlerën e saj edukative. Ku e mbështesë këtë prononcim timin, se autori tregon qartë se një pjesë e shoqërisë sonë, sot po gjendet në shtetet e jashtme dhe gjithsesi pjesë e këtij vargu të gjatë njerëzish nga popullata jonë, janë edhe fëmijët e moshave të ndryshme. Gjë që edhe këta fëmijë  janë inkuadruar në rrethe dhe kultura të ndryshme, në mjediset ku ata jetojnë.  Natyrshëm  edhe komunikim  i tyre tani më vërehet, se flasin në gjuhë të vendeve ku ata jetojnë dhe veprojnë. Prandaj, autori me përgjegjësi artistike, krijon këtë tregim, duke ja tërhequr vëmendjen bashkatdhetarëve tanë, që ta ruajnë dhe kultivojnë gjuhën tonë të pasur.  Autori me të drejtë e ka vënë në sprovë, para lexuesve këtë tregim duke e titulluar “Ila dhe Abetarja”. Ai porosit fëmijët aty ku janë,  duhet të ruajnë dhe ta pasurojnë gjuhën shqipe, se vetëm kështu mbrohet identiteti jonë kombëtar.
Një reflektim tjetër të humanizmit, gjë që kjo vjen në shprehje shpesh te fëmijët, sepse ata janë zemërbardhë dhe pa njolla shpirtërore.  Ata, ndonjëherë mundohen ta japin edhe atë që  nuk e kanë në pronësi të tyre, sepse fëmijët nuk lejojnë që të tjerët të vuajnë para tyre. Këtë më së miri e shohim të paraqitur mjaft mirë artistikisht në tregimin “Parat e Njomëzës”.
Autori  përqendrohet në skaje diametralisht të kundërta, mes vërtetës dhe të legjendës, mes ndodhisë dhe gojëdhënës, mes iluzionit dhe realitetit, por të gjitha këto autori i sintetizon, në një pikë referimi dashurinë ndaj vendlindjes. Pavarësisht shkuarje ardhjet, nga një vend në tjetër, vendlindja mbetet fortesa më çmuar për çdo individ.  Autori me një porosi nga tregimi Shtëpia afër pyllit, tregon se fëmijët duhet ta mbajnë në mend mirë këtë gjë. Këtë më së mirë e shohim, se si autori në mënyrë artistike, duke vënë në shprehje edhe metaforën tregon për gjarprin në një shtëpi, kjo tregon se autori di të varijoj me figura artistike, por gjithnjë i vë në funksion të qëllimeve jo vetëm artistike e estetike, por edhe edukativo-didaktike.
Ajo çka na bie në sy, e që ndonjëherë është edhe në divergjencë me rregullat etike,  fatkeqësisht, kemi raste,  nga ndonjë ves jo i mirë i fëmijëve, na paraqitet në mesin tonë. Autori përmes tregimeve të tij,porosit fëmijët, që mos të mos i përsëritin në mënyrë të vazhdueshme, gjëra jo të hijshme për  shoqërinë, ku ata jetojnë.  
Ndodh që nga disa fëmijë, të mos i përfillin ato rregulla, kur vjen në shprehje trajtimi i njerëzve që  meritojnë trajtim modest.  Janë disa kategori që nuk mjafton vetëm t’i çmojmë me fjalë, por edhe t’i japim ndihëm fizike, si: të moshuarave, të sëmurëve, natyrisht edhe të hendikepuarve. Për fat të keq, jo në të gjitha rastet këto kategori, jo që ndihmohen  fizikisht, e as psiqikisht, por që nënçmohen dhe pengohen në rrugën e tyre. Andaj, autori me këtë tregim “Edukata Etritanit”, porosit që të mos gabojmë të jem të kujdesshëm, t’u ofrojmë ndihmën e merituar të gjithë atyre që kanë nevojë për të. 
Siç mund të shihet autori, ka dhënë jo vetëm dimension artistik dhe emocional këtyre tregimeve, por ai, sinjalizon dhe gërsheton mjaft mirë, ngjarjet.  Ai sinkronizon këtë lloj të prozës, sikur të jetë një realitet. Gjë që mund edhe të pyesim, cilat janë përjetimet e autorit që i ka vënë në sprovë këto tregime para lexuesit? Por një gjë duhet ta kuptojmë, se autori nuk ka bërë këto tregime vetëm për ta kënaqur, kërshërinë e lexuesit, por gjithsesi përveç anës artistike, ai më tepër është në funksion të vlerës edukative nga e cila mund të mësojnë,fëmijët shumë çka  interesante, por edhe në dobi të orientimit më të mirë edukativ.
Ndërsa në aspektin tjetër, ai gjeneron, mjaft mirë edhe me figurat stilistike, duke i vendosur ato në vendin dhe momentin e duhur. Ai mjaft mirë këto, i sintetizon dhe deshifron me një gjuhë të thjeshtë artistike, në mënyrë që lexuesit, të mos i krijoj ndonjë huti te këto tregime. Vërejmë  mjaft mirë në këto figura siç janë: personifikimi,alegoria, metafora, hiperbola. Ai vë herë pas herë në sprovë edhe sarkazmin, sepse ai, mëton që përmes pësimeve të pa pjekurisë së dikujt, të mos e përsëritin ata që lexojnë me kujdes këtë vepër. Këtë e shohim, përsëri te tregim “Edukata Etritanit”
Por, nuk përfundojnë me kaq tregimet e tij, autori gjatë krijimit të  tregimeve vë një balancë dialogu, mes personazheve. Thjesht duhet thënë, se ai e trajton një dialog mjaft konstruktiv, brenda këtyre tregimeve, sepse fundin e çdo tregimi vërejmë se mbetën të kënaqur edhe të pakënaqurit e fillimit. Këtë gjë më së miri e shohim te tregimi “Ndihma e  një mjeku”.
Mund të konstatojmë se tregimet e Bilallit, nuk janë shkruar vetëm në objekte të mbyllura, por gjithsesi janë pjesë e një eksteriniteti artistik. Arsye për këtë është, se itinerari nuk paraqitet vetëm relacionin shtëpi, shkollë ose anasjelltas, por kap një hapësirë shumë më të gjerë gjeografike, brenda dhe jashtë kufijve të atdheut. Pavarësisht kësaj,  autori, trajton në këto tregime ka një emërues të përbashkët “Dashurinë”, e që kjo dashuri, ka dimensione të cilat mund të reflektohet jo vetëm ndaj individit, por edhe ndaj familjes, vendlindjes dhe atdheut.
 Kjo dashuri, mund të arrihet përmes edukatës së shëndosh dhe kjo edukatë fitohet, duke u nisur, së pari nga familja, nga institucionet arsimore dhe kulturore. Kështu që autori ka arritur jo vetëm të tregoj domosdoshmërinë, e një edukate të shëndosh, që mund të përfitohet nga mësim nxënia. Pastaj, autori e paraqet edhe dashurin ndaj vendlindjes dhe atdheut. Duke kujtuar të kaluarën rrëqethëse, e cila u shkaktua pamëshirë nga sindromi njeri, por me veprime e tij prej bishe. Autori, tregon qartë se fëmijët duhet ta kujtojnë këtë të kaluar sa rrëqethëse, por edhe krenare për popullatën tonë. Për të cilës bijtë më të mirë të kombit, ju deshtë të japin gjithçka nga vetja, vetëm e vetëm që populli ynë të shijoj lirinë e merituar ndër shekuj.
Në fund, dua të shtoj, se autori ka bërë atë që ka mundur nga vetja, vetëm e vetëm që fëmijët të mësojnë diç nga  kjo vepër. E  theksuam edhe me lartë, se vepra në fjalë, krahas anës artistike që ka në vetën e saj, megjithatë ajo që vlen për t’u çmuar dhe që është edhe domosdoshmëri, se çdo vepër për fëmijë, duhet edhe të ketë edhe elementet e saj edukative dhe didaktike.  Si duket autori ja ka dal t’i përballoj kësaj sfide, sepse për t’i  pas këto elemente të tilla duhet edhe të njohësh botën enigmatike të fëmijëve. Besoj se do t’i shërbej lexuesve, fëmijë të mësojnë shumëçka nga kjo vepër.

 


*Autori është gazetar në revistën “Perspektiva”, rubrika e kulturës

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •