Cikël poetik nga përmbeldhja ''Engjëlli im është Grua'' (Lirika me Hënë)
| Saturday, 01.10.2009, 08:35 PM |  

Zonja Vdekje nuk më deshi në Qafë Thanë

Edhe një herë erdha nga mesi i të vdekurve        
Shkaku: premtimeve. Borxheve ndaj Atdheut. 
Ende nuk e fitova Lirinë. Gruan besnike     
Hajmalinë e Baba Shehut në Baba Tomorr.

Edhe një herë erdha nga mesi i të vdekurve     
Shkaku: premtimeve. Borxheve ndaj Atdheut.
Zonja Vdekje në Përrua. Qafë Thanë          
Përsëdyti më bëri remont ta vazhdoj jetën.

Edhe një herë erdha nga mesi i të vdekurve  
Zonja Vdekje nuk më deshi në Qafë Thanë…

I  UNË ERDHA PARA AGIMIT

Jam pasardhës i Emin Çelikut

Trusakatë, jam pasardhës i Emin Çelikut                                
Dhe, i dal zot popullit tim. E bëj namin.                         
Mbylleni gojën! Vatanin nuk e jap. Poezinë                   
Nateditë jam i ngjeshur me kollanë fishekësh.                          
Vargje. Lapsin e kam të vetmen armë.

Trusakatë, jam pasardhës i Emin Çelikut                                 
I veshur me vargje. Lapsin e kam armë...

Dhe, Verë e shkretë

Dhe, verë e shkretë. Vapë e madhe                   
Temperatura 45 oC, në Shkup.                       
Malet në flakë… E gjithë Natyra                          
Ikin zogjtë. Kafshët. Gjarpërinjtë                           
IRJ e Maqedonisë ndizet flakë.

"Armiqtë” i vijnë në ndihmë ta shuajnë                
Nga toka e qielli me helikopterë. Tymeflakë                            
Digjet IRJ e Maqedonisë. “Oaza e paqes”…

25 korrik 2007
                                                                   

Zonja Vdekje do të më ringjallë

Unë shkoj matanë kur të dua vetë                 
Vdes. Dhe, ringjallem si Feniksi.                            
O burra, vij nga mesi i të vdekurve                         
E pash Zonjën Vdekje. E bukur Nuse.                
Edhe njëherë më ringjalli në Qafë Thanë.
 
Unë shkoj matanë kur të dua vetë                  
Vdes. Dhe, ringjallem si Feniksi.                    
Zonjën Vdekje e kam Nuse pa kurorë…


Ëndërronte Vdekjen. Verën  dhe gratë

O Imzot! Ëndërronte Vdekjen. Verën dhe gratë      
Dhe, të gjitha  ia jepte Zoti. Hyu.                        
Vdiq në Voskopojë. U ringjall në Korçë          
Edhe njëherë e preku Vdekja n’ Qafë Thanë
Engjëlli Grua e mori në mbrojtje. Gji.

Netët i kalon mes poezive. Grave                          
E shalon Gjokun mes arave. Maleve…


Unë erdha para agimit

Natën e kalova në një Përrua                            
Mes maleve. Dhe, mushkonjave.                        
Hënë nuk kishte. Dielli bënte gjumë                
Zonja Vdekje më mbante në prehër                
Ballin ma lëmonte me dorë. Flokët.

Të nesërmen, Engjëlli im Grua                             
Më dha gji. Fuqi për luftë.                                 
Dhe, Unë erdha para agimit…


U zgjua vera

Lulet flenë kokë më kokë. Bari                     
Shelgu e përkund një zog në degë.                   
Lejleku, ama ia ka thënë mbi çati                     
Dhe, ma kujtoi tim Atë me kosë në Livadh.

Vapë. Edhe gjinkalla këndon këngë.             
Flutura ime me pika mbi një lule                 
Krushqit vijnë pa nuse. U zgjua Vera…


Flakë e re del nga oxhaku

Dimër. Acari e ngroh Shtëpinë                          
Bora i bëhet çati. Terri sy.                           
Hajdutët pas porte. Ujqërit në lëmë                   
Delet po na i presin në qafë. Qentë.               
Zjarrin e mori gjumi në oxhak                          
Nëna më nuk është që t’i hedhë dru.

Babën nuk ka kush ta zgjojë nga gjumi        
Armën ta shkrepi. Ndezi zjarrin.                       
Flakë e re mbi çati. Tym del nga oxhaku…


Vardar ti ke bërë ndarje natyrore

Vardar, ti ke parë. Dëgjuar me veshë             
Ushtri romake. Turke. Gjermane. Sllave.       
Çizme, që e shkelnin  nëpër shekuj këtë Qytet   
Megjithatë, ti mbete Vardar. Lumë.                   
Që, nëpër shekuj e ndan Shkupin.

Vardar, këtë Qytet u përpoqën me shekuj          
Ta bashkojnë: Turqit. Gjermanët. Sllavët.    
Vetëm ti ia arrite qëllimit me ndarje natyrore…


Banor i shtratit të grave

Fëmijërinë time e kalova në Katund                   
Livadhit. Pas Çuke me llastik në dorë.             
Edhe një pipizane shelgu në brez                   
Hëna ecte pas meje deri në mëngjes.

Dhiareve këmbadoras u ngjita në majë.            
Nata më bënte dritë. Udhë qiellore                  
Mua Poetit. Banor i shtratit të grave…


Gratë e mia vyshken në heshtje

Vjeshtë. Bryma ka rënë në Kopsht               
Gjethet i ka djegur. Lulet.                                   
Ftoit ia ka shkundur degët                         
Kumbullës. Edhe mollën verore.                    
Verdhë. Verdhë. Dhe, verdhë.

Këmbëkryq jam ulur në Kopsht                         
Dhe, u lutem si Zotit grave të mia!                        
Që, vyshken në heshtje. Shtrat                             
E mi bëjnë poezitë të çelin në Vjeshtë…


Unë nuk mbeta gojëlidhur

Rrufeja shtiu në Lisin midis Livadhit                
Dhe, e goditi mu në majë. Kokë.                        
Gjarpër i ra përmes. U fut në tokë                
Matanë Çukës e shkrepi edhe një flakë.

E goditi edhe një herë me zjarr                        
Frikën e zgjoi. Ditën në Katund.                     
Punemadhe. Unë nuk mbeta gojëlidhur…


Dhe, i përgjigjem: rroj ashtusi dua Unë Poeti

Zëra pas shpine. Thashetheme                        
Verë pi me shtamba. Gra besnike.                 
Natën e kam bërë ditë. E ditën natë             
Poezinë moti e kam marrë për grua.                     
Edhe Hënën kulaçe majë një ftoi.

Shtriga, që kurrë s’m’u bë grua besnike                     
Shtratin ma shtron natën në Qafë Thanë.        
Dhe, i përgjigjem: rroj ashtu si di Unë Poeti…


Dielli më rroku për qafe

Rrugë e gjatë mes maleve. Hëna e plotë       
Dhiare kërkoj përmes Liqenit. Dallgëve.           
Qiriri i ndezur në breg. Shtrati nën qiell                                    
Yjet kush mi shkund natën mbi kokë?!

Mëngjes. Vesa mi lau sytë. Ballin                     
Dielli te Burimi më rroku për qafe…


E poshtër qenka jeta

Edhe jeta është grua. Kurtizane                          
Që, ma shtron shtratin Natën.                                 
E ndez qiririn. Verë më jep me shtamba     
Pasmesnata më shtrydh mirë si limonin.            
Dhe, në mëngjes më hedh nga dritarja.

Grua me dy shamia lidhur për brezi         
Kurtizane. E poshtër qenka jeta…


Dashuri e vonuar që vjen në Vjeshtë

Dimër e Verë e prita në derë                              
Nuk erdhi. E mbylla portën.                              
Shulin ia vura pas. Edhe rezen    
Qiri ndeza për Të. E shtrova shtratin.

Bryma kur ra në Kopsht. Erdhi Ajo                   
Dashuri e vonuar që vjen në Vjeshtë…


Nata më ikë nga duart edhe pa një Grua

Gruaja ime besnike trembet. Bërtet :                 
Nuk dua të të marrë asnjë grua. Ujkonjë!                
I përgjigjem: Megjithatë më ka marrë një grua   
Më hedh dorë më dorë majë lisave. Çative.
Gruaja ime besnike trembet. Çmendet
            
Nuk të lë në dorë të asnjë gruaje. Ujkonjë.               
I përgjigjem: E kotë, më ka marrë Poezia…


Unë nuk kam lot. Dhe, nuk di të qaj

Vjeshtë. Gjethet më paskan mbuluar Natën          
I ka shkundur Hëna e plotë. Qielli.                  
Qyqja ma paska shtruar shtratin                           
E Unë nuk kam lot. Dhe, nuk di të qaj.

Vjeshtë. Gjethet më paskan mbuluar Natën          
E Unë nuk kam lot. Dhe, nuk di të qaj…

Zonja Hënë iku e më la vetëm

U zgjova vonë. Hëna më mashtroi Natën       
Qiriri. Dhe, dy shtamba me verë mbi kokë.                   
Derën ma hapni pasmesnate. Dritaren                
Qeni im besnik më pret në rrugë.                  
Bishtin mbi shpinë më pri nëpër Qytet              
Edhe ai si duket ka bërë Natë te Buça.

E di, miku im: ty të la Buça  azgane                                   
E mua Zonja Hënë, iku e më la vetëm…


Bekoje malin Zot, ku rrjedh Burimi

Vapë e madhe. E Unë kam etje                
Shtambat me verë i shtera pasmesnate.           
Fyti mu tha për një pikë ujë. Verë                         
Përroin e Thanës e kam lënë në Katund.     
Burimin. Dhe, Lugun e Ymerit.

Vapë e madhe. E Unë kam etje                       
Bekoje malin Zot, ku rrjedh Burimi…


Marrë rrugën për në Shtëpi

Askushi mua më lë mesazhin në telefon :    
Ç’muzikë dëgjoj. Cilët libra kam në shtëpi.    
Patriot më shitet këlyshi. E Unë, heu:                          
Edhe mutin e kam më patriot se hadumi                        
E hedh në hale. Dhe, ia lëshoj pas ujin.

Askushi mua më shitet patriot. Hero                     
E do të matet me mutin tim në hale…


II NGA VETMIA NË VETMI


E di, pak na dha kjo jetë

E di, pak na dha kjo jetë                             
Shtamba me verë. Gra besnike.                     
Poezi rebele. Net pa gjumë                               
Dashuri pranë një qiriri. Dhe:                                  
Hënën e plotë, që ikte në mëngjes.

E di, pak na dha kjo jetë                          
Megjithatë, na bëri poetë…


Liri jepu Ti o Zot Grave. Dhe, burrave

Errët. Nata na i ka lidhur sytë                             
Yjet në dritare. Hëna e plotë.                        
Muzikë. Shtamba plot me verë                                  
Që, na mbajnë gjallë gjithë Natën.

Mëngjes. Edhe një herë i nxjerr armët                 
Liri, jepu ti o Zot grave. Dhe, burrave…


Vdekja më ulet në prag të derës

Vdekja më ulet në prag. Dhe, më thotë :              
A mund ta pi një gotë raki rrushi. Verë?                  
I përgjigjem: E pimë, oj Grua besnike              
Dhe, ulemi këmbëkryq në prag të derës.

Vdekja. Dhe, Unë pimë raki rrushi. Verë          
Poezi i lexoj Unë gjithë Natën e lume.              
Dhe, ajo më duartroket si një kurtizane…


Qerrja shkatarraqe. Dhe Ajo nëpër Natë

Qerrja shkatarraqe. Dhe, Ajo nëpër Natë          
Kërc. Kërc e fiu - fiu rrugës pas Çuke.              
Ecim këmbë drejtë varrezave te Dapi                             
Me nga një shishe raki në xhep. Verë.              
Dhe, ia kemi thënë këngës :
“Çka po i thotë 
Dema Kadrisë: A ia di emnin burrnisë?!”

Qerrja shkatarraqe. Dhe, Ajo nëpër Natë          
Kërc. Kërc e fiu - fiu rrugës pas Çuke.                  
E kemi shaluar Hënën mbi mal. Qiell…


Nuk mundem ta ndez qiririn e djegur

Mundem të të kthej prapë çdo gjë. Nga          
Netët e kaluara. Po, nuk mundem t’i kthej :  
Çmendurinë. Verën .Dhe, qiririn e djegur.

Mundem ta kthej edhe Hënën. Edhe Diellin       
Po, nuk mundem ta ndez qiririn e djegur…

Ditë e natë Vdekja më rri në pusi

Ditë e Natë, Vdekja me rri në pusi                     
Mua Poetit. Që, hasmi deri më sot.                     
Pas ferre nuk e shkrepi asnjë plumb                     
E agimi e gjeti me pushkë në dorë.
Ditë e natë, Vdekja me rri në pusi                      
Dhe, pres ta shkrep armën. Palosë përtokë…

O Zot, na lejo këtë lojë cic - mic ta lozim pa kufi

E hedh Unë një hap. Ajo dy hapa para meje     
Unë i shkrep dy fishekë. Ajo tre plumba.    
Këngës ia them me çifteli. Ajo me dajre            
Unë e nis koçinë. Ajo merr Nuse.

Heu! Sa lakmi ua kam kafshëve                             
E sa inat njerëzve. Trusakatëve.                          
O Zot, na lejo këtë lojë cic - mic                        
Unë. Dhe, Ajo ta lozim pa kufi!...


Dhe, Vdekja këtë verë korr. Korr

O Imzot ! Dhe, Vdekja këtë verë korr. Korr  
Qerren e ka mbushur plot me duaj.              
Rrugës pas Çuke mezi e tërheqin qetë     
Bereqetin ta shkarkojnë te Katundi i varreve.

O Imzot! Dhe, Vdekja këtë verë korr. Korr  
Katundi i varreve u mbush plot me mullarë…


Grua, në të cilën e shoh Veten

Pasqyrë nuk kam në dhomë. Vetëm mure   
Dritaren e hapur. Derën krah më krah.            
Hëna nuk vjen nuse. Dielli nuk ka koçi       
Krushqit i kanë shkri. Nusen e kanë ngrirë.    
Dajres si dikur, nuk i bie Nëna në lëmë                        
Babai për dritare nuk qet me armë.

Krushqit i kanë shkri. Nusen e kanë ngrirë    
Dimër. Grua, në të cilën e shoh Veten…


Rrugën e kam vazhduar me qentë pas shpine

Dhe, ky shtet mi ka ndërsyer pas shpine qentë  
Këlyshët me zgjebe me nga një asht në gojë     
Të lehin pas meje : ham e ham. E ham e ham. 
Dorën fus në brez. E kam kthyer prapa kokën                  
Të mjerët. Nuk e meritojnë edhe një plumb.

Rrugën e kam vazhduar me qentë pas shpine  
Dhe, këlyshët me zgjebe: ham-ham. E ham…


O “burra” të Nënës Parti

O “burra” të Nënës Parti! Popullit                            
E dini. Nuk ua kam lakmi për asgjë.                     
Ama hiç asgjë. Dhe, as për pasuritë:            
Postet. Dashnoret e shtëpitë mbretërore           
Që, i ngritët në emër të popullit. Atdheut.

Lakmi nuk ua kam kur dilni në televizor                
Me gojën plot i shisni mend popullit. Atdheut.                        
Dhe, nesër vetëm një mall i lirë për hale…



(Votes: 19 . Average: 5/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •