Kalosh Çeliku
| Saturday, 01.10.2009, 09:09 PM |  

Kalosh Çeliku
Kalosh Çeliku
Burrat i perzene me burra-mua me gra

Fjale dashurie nga Pertej

Nga Visar Zhiti

Shkrimtari gjysmeshekullor, por gjithmone djalosh nga Kerçova, afer Shkupit, në të vërtetë, gjithmonë afër poezisë së dashurisë dhe sfidave të fjalës, Kalosh Çeliku, është autor i më shumë se 20 librave poetike, por edhe me prozë, romane dhe drama, ku spikat sinqeriteti, nje ndjenjë hakërrue-se pafajësie, gjithmonë në konflikt me ata që pengojnë dashurinë, që shtiren dhe e bëjnë të  mangët duke penguar edhe jetën e të tjerëve. Prandaj poeti edhe krijon kultin e lirisë dhe asnjë kult tjetër, lirisë për të qenë ai që do, mundësisht i gëzuar, i dashuruar vazhdimisht dhe pandërprerje, qoftë dhe me veçimin nga të tjerët, një vetmi e detyruar, pa u shqetësuar për filozofinë e saj dhe kështu ai i beson me  lehtësi të përditëshmes së vet, jetës dhe vdekjes se edhe vdekja është vazhdim, ku sipas poetit, do ta vazhdojë dashurinë, pse jo edhe pijen, gotën me verë, miken tjetër, kështu që nga koha e Homerit, Khajamit e përkëtej në postmortumin e përfundëm. Prandaj edhe ai e ndjen veten siç e ka shpallur “policia letrare”, (vërtet që ka edhe polici të tillë), ”rebel të papërmirësueshëm”, ndërkaq zbulojmë një shpirt polemist, të vrullshëm dhe poeti Kalosh Çeliku na shfaqet si një kaçak i kahershëm, i armatosur me penë, i gatëshëm të stigmatizojë e të kacafytet me këdo, edhe me “nënën parti”….

Dhe ne joshemi kështu për të ditur diçka më tepër për Kalosh Çelikun, Kryetarin e Lidhjes së Shkrikmtarëve Shqiptarë të Maqedonisë, që çdo vit mbledh shkrimtarë dhe poetë në netët poetike të verës nën Rrapin e Shkupit.
 
Kalosh Çeliku ka lindur në fshatin Cërvicë në Kërçovë. Shkollën e Mesme e kryen në Shkup, ndërkohë që studimet e larta i mbaron në Prishtinë për Letërsi.
…braktis Parisin, Universitetin e Sorbonës dhe kthehet në Shkup ku vazhdon të shkruaj. Veprat e para datojnë në vitin 1982 për të vazhduar në mënyrë periodike të pa ndërprerë deri më sot. Disa nga librat e tij të fundit janë – Loja e syve-Vjellja e zorrëve- E përcolla Natën-Mbrëmë fjeta me vjeshtën- Vdekja me deshi më pak se ti - Atdheu ky burrë pa grua - Burrat i përzënë me burra, mua me gra.



(Votes: 477 . Average: 5/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •