Rreth krijimtarisë së poetit nga Tropoja,Gjon Neçaj
| Thursday, 01.22.2009, 07:01 PM |  

MILIANOV  KALLUPI
 
MOS E VONO MBRËMJEN
 
( Rreth krijimtarisë së poetit nga Tropoja, Gjon Neçaj )
 
Poeti Gjon Neçaj banon në Bajram Curri,Tropojë.Me thjeshtësinë e tij ai duket sikur fshihet atje,sikur harrohet atje.Ai jeton në provincë,por kush e ka lexuar poezinë e tij ka dalë në përfundimin se ajo që ai shkruan s'është provinciale.Duke mos ditur makinacionet e "mjeshtrave" të ndërtimit të një poezie "moderne" ai e hedh poezinë në letër pa forcë,siç e përjeton,gjithnjë nën diktimin e shpirtit.
Ndaj poezia,ashtu si vetë jeta e tij,është e lidhur fortbukur me vendlindjen e tij;me Perajn e Nikaj Merturit,me Bajram Currin,me Tropojën e agimeve e muzgjeve alpine,me ujërat e cemta e të kulluara ,me borërat e thella,me hijet e mrizave e lulimin e qershijave,me...Poezia e tij sa është meditative e reflektive,është po aq e thjeshtë, e ngrohtë,e ndjerë,pa ngarkesa metaforike,emocionale.
Gjoni sikur ka lindur enkas për poezinë dhe s'mund të jetojë asnjë çast pa të.Ndaj ai është autor i katër librave me poezi: "Nën hijen e mrizave","Në folezë të këngës","Ju që më shihni çdo ditë" dhe "Hëna pikon mbi Alpet e mia".Ndërkohë nën kujdesin e Klub-Haikut Shqiptar,ka botuar edhe vëllimin bilingual me haiku,me titull "Pezull".Por Gjoni nuk është vetëm poet.Ai ka botuar novelën "HIjet e shpirtit" si dhe tekstin mësimor ( bashkautor) "Tropoja-vendlindja ime".Dhe të gjitha këto s'janë pak për poetin e Alpeve,Gjon Neçajn.
 
                                   

Gazeta "Ndryshe",e diel,28 dhjetor 2008.

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •