Cikël poetik nga Ilir Sefaj
| Saturday, 02.07.2009, 11:02 PM |  

GJITHMONË…!

            

Gjithmonë kam dashur t’i ndaj gjërat

Kurrë s’kam lënë bashkë asgjë

Kurrë dy gurë bashkë s’i ke lënë

- më thoshte nëna

Edhe diçka kam dashur ta ndaj; dhembjen!

Këtë “binjaken time Sijameze”

Siç do të thoshte poeti i Madh

E pamundshme! Se…

Dhembje domethënë Unë

Unë domethënë dhembje

Ekzistencë

 

Gazeta “Focus”

 

 

BABAI

         

Sytë kanë nisur të të zvogëlohen

Rrudhat në fytyrën tënde

Më flasin për ecejaket tua

Rrudhat rreth syrit tënd më flasin

Për netët e acarta pa gjumë

Rrudhat në ballin tënd flasin gjuhën që

Vetëm unë kuptoj

Babë…

Më flet shumë fytyra jote sonte!

 

 

MËNGJES

 

Në qetësinë mëngjesore eci

Mbas fërkemeve të qenve të rrugës

Të vetmet gjurmë në rrugët e qytetit të madh

Vij te ti

Dhembje e përditshme

E rinisë së dhembshme

 

 

STINA

 

E kam ditur se do ta kem fatin e qyqeve

Se dielli nuk lindi me mua

Te zeza ishin të gjitha

Edhe bora kishte ngjyrën e zezë

Pastaj vonë...

Shumë vonë e kam kuptuar

Se stina nuk ishte e imja

Kisha lindur në stinën e qyqeve..

 

DRINI 

   

Ti dëshmitar i githkohshëm i ngjarjeve

Ti që në vete mbart kujtimet e kohës

Në ty jam unë, në kujtimet e tua

Me rrjedhën tënde rridhte jeta ime

E prindërve të mi

E shokëve të mi

E vendit tim.

E bardhë si ti

Ishte fëmijëria ime

Të bardha si valët e tua

Ishin ëndrrat e mia

Drin?! Bardhësi e bardhë në mes të kësaj toke.

      

Gazeta Focus

 

                          

E DI

 

I ndarë në mes si me shpatë

Në Alpet shqiptare është

Hije i bën Gjeravica

Poshtë tij shtrihen varg e vijë

Stane, torishta me bagëti

Aty pranë, je edhe ti

Në përfytyrimin tim

Dhembje e përhershme e shpirtit tim!

 

JETË

 

Nëse jeta është gëzim- Gëzohu

Nëse jeta është vuajtje- Vuaj

Nëse jeta është trishtim- Trishtohu

Nëse jeta është Një- Mendohu

Një, tjetër s’ka më.


Autori ndjek studimet posdiplomike në UP dega - Letërsi shqipe

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •