Rinjohja
| Sunday, 02.22.2009, 04:16 PM |  

Dreni u zgjua kah mesi i ditës. Ishte gjumi i parë që bëri në
bregdet. Dëshiroi që kafen e këtij mëngjesi ta pinte në balkon, por vreu se
kjo shtëpi që kishin zënë me qira për t'i kaluar pushimet nuk ia ofronte
këtë mundësi. Atëherë shikoi kah dritarja dhe hetoi se jasht ishte një
tavolinë me dy banka të gjata e me nga dy karrige në qoshe.
"Sigurisht kjo tavolinë ishte e rrezervuar për myshterinjtë që do të
qëndrojnë gjatë verës në këtë shtëpi, por që është fillimi i sezonit dhe
pronari me siguri këtë oborr të rregulluar mirë do ta mbush edhe me tavolina
të tjera, që mysafirët e tij ditët e bukura me diell të kenë mundësi t'i
kalojnë jashtë", -mendoi Dreni.
Në skajin e djathtëtë tavolinës ishte ulur një grua, të cilën nuk
mundëtte ta shihte në fytyrë, pasi që shpinën e kishte kah shtëpia e fytyrën
kah deti. Ai mori një tas me kafe dhe vendosi ta pinte në atë tavolinë. Duke
u ulur në skajin e majtë si në të kërrysur e përshëndeti këtë grua me një
mirëmëngjes. Ajo e shikoi si e befasuar, ia kthej përshëndetjen dhe e
pyeti:-ju keni arrdhur sot?
-Po, përgjigjet shkurt Dreni dhe pa e shikuar në fytyrë, me shpresë që
ajo s'do ta ngaste më me pyetje. Ajo edhe ashtu bëri. Ky u vrejt i gëzuar se
mendonte që gruaja dhe fëmijët e tij kanë zbritur në qytet për të blerë
ushyqimin e këti mengjesi të vonë ,dhe mund ta pinte kafen në qetësi. Dreni
e kishte shprehi që kafen dhe tre cigaret e para t'i pinte pa folur me
sakënd asnjë fjalë. Për këtë veti nuk e dinte as vetë se kur ui kishte bërë
shprehi e përditëshmërisë. Me këtë gruaja e tij ishte adaptuar , por kishte
pasur problem me fëmijët, të cilët ajo duhej t'i mbante në shtrat apo në
dhomën tjetër që mos të krijonin zhurmë derisa të kalonte ajo gjysmëora e
tij. Ai tash këto momente po i shijonte, pinte kafen dhe kishte ndezur
cigaren. Shikimin e zhyti thellë dikund në kaltërsinë e detit dhe nuk bënte
kurrfarë lëvizje të syve, vetëm që me dorën e djathtë thithte nga një tym të
cigares, merrte prapë kafen, krejtë këtë e bënte sikur të ishte e
programuar.Kurse, gruaja e panjohur sikur t'ia dinte hujin nuk i foli
më,vetëm se tash e shikonte herëpashere. Pasi ndezi edhe cigaren e tretë
filloi të shikonte përreth, horizontin nga e majta që fillonte me
kodrinën e mbuluar me pisha, të cilat vinin duke u zbritur poshtë deri
afër plazhit. Aty ishte gjiri i plazhit i mbuluar me rërë dhe mbi
të ishin ombrellatë, e njerëzit dukeshin se bletë në gëzhojën
e tyre, kurse poshtë kapte ujin që krejt larg në horizont humbte
kufiri ne mes kaltërsisë së detit dhe kaltërsisë së qiellit . Mandej
shikimin tërheqi në te djathtë ku dukej kalaja e vjetër ,
por me një prerje të kaltërsisë së detit në mes . Pra lart ishte kalaja ne
mes deti dhe poshtë bazamenti i saj . Ai këtë nuk e besonte dhe tundi
kokën sikur donte që sytë e tij të mos shikonin si nëpër vegim por të
koncentrohet në një pikë . Atëherë vrejti se vazhimi i ngjyrës së kaltër
nuk ishte deti por ishin sytë e kësaj gruaje që në horizontin e shikimit
të tij lidheshin natyrshëm me ngjyrmimin e detit . Dreni u trondit nga
sytë e butë , njëkohësisht të thellë dhe pak si të përvuajtur që i jepnin
pamjen e një fytyre shumë të njohur për të , dhe mendoi '' o zot eshtë
krejtsisht si Erleta '' . Ai për një moment iku shikimin nga sytë e saj dhe
u ndesh me pishtat mbi kodrinë.
''A është e mundur që pas tetë viteve te vdekjes se saj të më paraqitet
sot këtu në tavolinë. Jo nuk e besoj , nuk është e mundur '' , pyeste dhe i
përgjigjej vetes Dreni. Në këtë dyzim të mendimeve dëgjon zërin e saj :
-po vreheni se ju paska lodhur shumë udhëtimi.
Ai mendoi se duke iu përgjigjur është rast i mirë që ta shikon edhe njëherë
e me kujdes.
-Po se gjatë gjithë rruges nuk kam fjetur fare, kurse gruaja dhe
fëmijet kanë fjetur sikur të ishin në krevat e jo në autobus, tha ai. Këtë herë u
bind se ajo është Erleta, iku sytë ngadal dhe u zhytë ne pellgun e
mendimeve . "Të gjitha organizatat që vepronin në Kosovë më thanë se Erletë Gashi është vrar në luftë dhe qe tetë vite jetoj me kujtimin se e dashura ime është e vdekur , e kjo tash është e ulur këtu pranë meje '', -mendoi Dreni . Ai dëshironte ta
pyeste për çdo gjë, të mësonte gjithçka për të gjatë këtyre viteve por
kishte frikë , se edhe ajo do ta pyeste këtë per shumë gjëra.
-Ju jeni me… Ai deshi të dinte nëse Erleta kishte fëmijë apo ishte e
martuar apo e ndar por ndrroi fjatët, - ju keni ardhur me familje ?
-Po me prindërit e mi , u pergjigj ajo.
Ndërsa ai mendoi se Erleta me siguri ende nuk eshtë martuar . Atëherë u
shtri në livadhin e kujtimeve që e lidheshin me të. Gjatë kohës kur kishte
kur kishte qenë student ajo shpesh shkonte mëngjeseve në banesen e tij dhe
kur ai pinte kafen ajo ja ledhatonte supet .
Dreni këtë ledhatim po e ndjen edhe tash.
-U zgjove shpirt ! A ke pushuar ?, e zgjoi ky zë nga gjumi i kujtimeve .
Ngriti kokën lart drejt zenitit dhe nga mbrasht pa fytyrën e Vlerës , gruas
së tij , e cila me duart e buta ja ledhatonte supët .
-Ende po ndihem i lodhur nga rruga . Po ti qenke zgjaur heret !?
-Po isha ne qytet bleva, ca gjëra dhe përgatita mëngjesin , tha Vlera.
-E fëmijët ku janë, pyeti Dreni
-Janë duke ngënë, u përgjigj ajo dhe befas shtoi -o më fal se gati
harrova të prezentojë këtë gruan, është Erleta . Po ti a u njoftove me të?
-Po ndërruam ca fjalë, dhe Dreni kishte filluar te dridhej nga frika .
Erleta që para dy orëve ishte njoftuar me Vlerën e kuptoi se burri i saj është Dreni, të cilin e kishte pritur gjatë duke shpresuar se ai do të kthehej nga mërgimi e të martohej me të. Këtë shpresë ajo e pati edhe para pak minutave kur e pa dhe e rinjohi se ishte Dreni, por tash iu shkëput edhe kjo shpresë. Tash ishin te tre bashkë, Dreni rrinte si në thumba dhe frikësohej edhe më shumë kur Erleta e shikonte drejt ne sy. Heshtjen e theu Vlera -kur m’u prezentua se quhej Erleta Gashi dhe më tha se është nga qyteti Th., unë mendova për Erletën tëndë që u vra ne luftë , ju drejtua ajo Drenit . Ai heshti .
-Po kam dëgjuar edhe unë se gjatë luftës sërbët kishin vrar një vajzë në pjesën jugore të qytetit që quhej si unë, por që kurrë nuk e kisha njohur, pohoi Erleta . Dreni ndihej në siklet u ngrit nga karriga, thirri fëmijët dhe bashkë me ta u nis për në qytet. Ndoshta kështu do të përfitonte më shumë kohë se si të vepronte pas rinjohjes me Erletën .
Kurse ato të dyja mbetën ende duke biseduar.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •