Shuquri Sejdijaj: RELIEFI LETRAR I NJË MIQËSIE SHEKULLORE
| Sunday, 02.22.2009, 04:17 PM |  

RELIEFI LETRAR I NJË MIQËSIE SHEKULLORE

Nga Shuquri Sejdijaj

Botuesi “Shota” në Gislaved të Suedisë i dhuron lexuesit shqiptar në fillim të këtij viti edhe një libër të shkrimtarit Hamit Gurguri. Libri mban titullin “Kur takohen flamujt” , përmban 13 novela dhe në 206 faqet e tij vijëzohet me një kolorit të pasur reliefi i një miqësie mes dy popujve.

Reliefi që sjell autori në këtë libër më gëzon dhe më hidhëron njëkohësisht. Unë besoj shumë që lexuesit do të pajtohen me këtë konstatim pasi të kenë lexuar librin.

Libri më i ri i shkrimtarit Hamit Gurguri po ashtu e ngacmon kujtesën time dhe tani sapo kam arritur së lexuari në fund të librit dua të flas me disa nga miqtë e mi...

Jo rrallë në ndeja shqiptare në Suedi është folur për njerëzit tanë që erdhën në Suedi para shumë vitesh para se të vinte gjenerata e viteve 1990. Në gojë ziheshin emra të paktë të shqiptarëve që ishin ngulitur në këto troje sknadinave para viteve 1960. Megjithëse aty këtu flitej për ndonjë person emri i të cilit ose ishte harruar, ose nuk thuhej me saktësi, ose se kishte ndërruar emër e mbiemër, por që ishte shqiptar dhe se kishte qenë ndër shqiptarët e parë në Suedi.

Kjo për shkrimtarin Hamit Gurguri nuk luan ndonjë rol aq të rëndësishëm. Për te ka rëndësi roli i atij që u vendos këtu, për kohë të shkurtër ose për jetë të jetëve, që luajti në dukjen e tij si shqiptar.

Dhe të jesh shqiptar në mërgim për Hamit Gurgurin do të thot të mos harrosh vendin ku “ gjaku e loti ishin ushqim ditor” dhe vendi i tyre i prejardhjes ishte një vend “ ku u vritej gjuha, kënga dhe gëzimi shqip”.

Libri çilet me novelën mjaft simbolike, rreth ngjarjeve nga viti 1909. “Petriti i Konicës në Suedi”, ringjallë edhe njëherë diskutimin rreth Faik Konicës, nëse ai kishte qëndruar një kohë në Suedi apo jo. Disa thonë se ai kishte qëndruar në Suedi e disa thonë jo, por kjo për këtë rast edhe s´ka aq rëndësi.

Unë mendoj se e rëndësishmja është që Hamit Gurguri hap përmbledhjen e novelave me një personalitet i cili flamurin e luftës e ngre mu në mes të Evropës...

Libri përmban 13 novela. Secila përmban personazhe e ngjarje të caktuara nga qindvjetshi i kaluar.

Secila periudhë e ardhjes dhe takimit të shqiptarve me Suedinë dhe suedezët përmban vulën e kohës së vet që kurorëzohet me miqësi të reja.

Kurora e kësaj miqësie vie pikrisht në novelën e fundit, e cila sipas mendimit tim  shndërrohet në një leksion të artit të miqësisë.

Shkrimtari Hamit Gurguri, si edhe në romanet e tij të mëparshëm, përdorë një gjuhë të lehtë por të pasur, të ruajtur me xhelozi nga vendlindja e tij. Edhe kësaj here ai arrin të krijojë tensione shpirtërore që ti si lexues kërkon ti heqësh menjëhrë, por shkrimtari  Hamit Gurguri si mjeshtër dhe njohës i mirë i tregimtarisë popullore, di të krijojë të papritura dhe nuk të dërgon në cakun e dëshiruar. Çudia është se ti prap do mbetësh i kënaqur.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •