Avni Biqkaj - Libri ''Zogj në fluturim''
| Sunday, 02.22.2009, 04:45 PM |  

Në vend të parathënies

Nga Hazir LUTA

Të vësh lapsin në vertikale e të fillosh të shkruash për një botë sa të madhe aq edhe me vlerë, sa lozonjare aq edhe e brishtë, sa e largët aq edhe e afërt. Në një botë që thotë mos më qorto, një botë e pasur ndoshta edhe më e pasur se vet pasuria për poetin është sa mundim, dyfish kënaqësi dhe përgjegjësi t’i thurësh qoftë edhe një varg të vetëm dedikuar atyre.
Libri në fjalë titulluar ZOGJ NË FLUTURIM i autorit  Avni Biqkaj  na kujton një botë plot me ngjyra të llojllojshme si ato të ylberit që në vete ngërthejnë një botë të stërngarkuar margaritarësh që shkëlqejnë botën reale të të rriturve. Ata kthehen në një kopsht të hareshëm në një kopsht me lule që kundërmon aromë të së ardhmes plot dashuri në strofujt familjarё.
Përshkrimi i poetit për lindjet e tyre, teket e tyre prej fëmijësh, dëshirat, lojërat dhe gjithçka që i rrethon ata për një moment poeti na largon nga kjo botë e errët e na fut në një tjetër botë duke na kthyer shumë kohë më përpara kur edhe ne si të rritur tani kishim kaluar nëpër po ato udhë nëpër po ato tunele, por pa ditur sa të rëndësishme ishin ato udhë, pa ditur sa me vlera ishin ato kohë. Kështu poeti me penën e tij na bën që edhe njëherë për kohërat e ikura të ndjejmë mall e dashuri të zjarrtë.
Libri fillon me poezinë me titull BOTA IME që në fillim të kësaj përmbledhjeje për fëmijë na bën të nënkuptojmë që po i hapim dyert e një bote tjetër ku ndër të tjera lexojmë: Kot e keni / botën time s’e kuptoni / ndaj mos lakmoni / se do të dështoni.
Për të vazhduar më pastaj më poezitë tjera si ato kur fëmijët flasin me gjyshërit, prindërit, shokët e tyre, motrat, vëllezërit, pastaj me kafshët, shpendët e gjësendet tjera.
Por, autori nuk i harron as teket e tyre dhe kapriçet  e tyre si fëmijë. Ata shpesh edhe rebelohen se bota megjithatë u lejon, andaj autori i vë në spikamë, por me një ton jo shumë të vrazhdë, me një nuancё më të butë, më ledhatuese. Këtë më së miri na e thotë poezia  NUK DUA  ku ndër të tjera thotë: 
Shoqet më thërrasin në lojë
më thërrasin kur mua nuk më luhet.

Duke folur në vargjet e tij të këtij vëllimi poetik për fëmijë, ai nganjëherë del edhe prej temës së fëmijëve për t’ua kujtuar atyre festat, ditët e javës, pastaj muajt e vitit, fenomenet natyrore si: shiun, borën, pastaj stinët e kështu me radhë, po pa harruar edhe ata që i edukojnë fëmijët duke u nisur nga prindërit e deri tek mësuesit e tyre, pa harruar të përmend në ca poezi edhe mësimet, zilen e shkollës e kështu me radhë.
Me një fjalë poeti mundohet me aftësitë e tij krijuese ta vë në shënjestër pothuajse të gjithë botën e fëmijëve pa i ikur asgjë nga syri i shpirtit e i mendjes për ta, por prapë se prapë bota e fëmijëve na del të jetë një tërësi në vete që shume herë edhe s’mund ta kuptojmë edhe nuk i japim po aq rëndësi sa kërkon.
Megjithatë autori ia arrin pothuajse cakut të tij për të përfshirë në një vëllim një botë të larmishme ndjenjash e figurash nga më të llojllojshmet, prej atyre më të mirave për ta thurur  gardhin e kësaj botë të magjishme me plotë dëshira, me plot synime.
Andaj bota fëmijërore është një dhuratë shumë e çmuar po aq e brishtë e aq e kristaltë sa autori u mundua ta vezullonte përmes vargjeve të tij.
Andaj, autori si një dhuratë shumë të çmuar u sjellë fëmijëve një libër sa argëtues për ta lexuar, po aq edhe edukativo-arsimor që ata ta kenë si një udhërrëfyes  për jetën e tyre, për një të ardhme të shëndetshme, me edukatë të shëndoshë njerëzore, sepse libri është si një pemë që lëshon fruta të ëmbla, sa më shumë që e punon aq më shumë frute merr dhe aq më të ëmbla na i jep pema frutat. Andaj fëmijë të dashur, ju, që për ju u thuren kaq e kaq vargje të bukura e me vlerë, punoni në këtë pemë të quajtur libër që të merrni sa më shumë fruta po aq  të ëmbël siç jeni të ëmbël edhe ju o fëmijë.

BOTA IME

 

Kot e keni

Botën time s’e kuptoni

Andaj mos provoni

Se do të dështoni

 

Kot e keni

Botën time s’e kuptoni

Andaj mos ëndërroni

Se do të dështoni

 

Kot e keni

Botën time s’e kuptoni

Andaj mos lakmoni

Se do të dështoni

 

Kot e keni

Botën time s’e kuptoni

Andaj mos synoni

Se do të dështoni

 

MAÇOKU IM

 

E kam një maçok

Me të luaj përditë

Më ndihmon në lojë

Më ndihmon në rritë

 

Të gjithë ma kanë lakmi

Se kurrë s’ndihem i vetmuar

Çdo ditë jemi bashkë

Si miq të përbetuar

 

Të gjithë ma kanë lakmi

Se më shoqëron aq shumë

Tërë kohën jemi bashkë

Gjersa flemë në gjumë

 

GJYSHES SIME

 

Kur ajo më flet

As syri lot nuk më qetë

 

Kur ajo më përkund

Brengat m’i shkund

 

Kur ajo më ledhaton

Dhembjet m’i pushon

 

Kur ajo më buzëqesh

Edhe kur qaj unë qesh

 

Kur ajo më mbanë në gji

Ndjehem plot ëmbëlsi

 

Kur ajo më bëzan qetë-qetë

Kuptoj se jam në jetë

 

JAM E VOGËL

 

Jam e vogël

Por krenare

Se kur të rritem

Do të jem ngadhënjimtare

 

E para në lojë

E para në mësime

Do të jem shembull

E lagjes sime

 

Jam e vogël

Por me shpresë

Se do të rritem

E vogël s’do të mbes

 

LOZONJARJA

 

Kam një shoqe lozonjare

Prore e lumtur dhe krenare

 

Me të kur luaj ma kanë zili

Është e bukur plot simpati

 

E gjithë lagjja më xhelozon

Me lozonjaren kur më takon

 

Unë s’bëzaj veç uli kokën

Me lozonjaren pushtoj gjithë botën

 

DALLËNDYSHES

 

Sa herë agon

Syri i pranverës

Një dallëndyshe vjen

Në pragun tim të derës

 

Dhe kur ajo troket

Më shikon me mall

Vjen nga vendet e largëta

Ah! bukuri e rrallë

 

Miq të vjetër jemi

S’harrohemi dot për be

I dal në ndihmë asaj

Të ndërtojë fole

 

Kur dimri shtrin krahët

Ajo në ndarje më fton

Në vend të “Lamtumirës”

Me “Mirupafshim” më uron

 

MOS MË QORTONI

 

Mos mu sill vërdallë

Mami më qorton

Sa shumë po flet zhurmuesja ime

As të pushoj nuk më lejon

 

Mos mu sill vërdallë

Babi më qorton

Sa shumë po kërcen çapkënia ime

As të lexoj gazetën nuk më lejon

 

Mos mu sill vërdallë

Motra më qorton

Sa shumë po mëson motra ime

Të luash me mua as mendja s’po të shkon

 

Mos më qortoni pa nevojë

Se dhe unë detyrat e mia kam

As ti mami e babi e as ti motër vogla ime

Se unë jam kjo që jam

 

NUK DUA

 

Shoqet më thërrasin në lojë

Më thërrasin kur mua nuk më luhet

 

Mami më përkujton t’i përfundoj detyrat

M’i përkujton kur mua nuk më shkruhet

 

Babi kujdeset për mësimet e mia

Kujdeset kur mua nuk më mësohet

 

Gjyshi më thërret për vizitë

Më thërret kur mua nuk më shkohet

 

E nganjëherë më bëhet

Sikur askush nuk më dëgjon mua

 

Të gjithë duan diç nga unë

Duan kur unë nuk dua

 

GJITHÇKA SHKËLQEN

 

Diellin kur vizatoj

Ai vetëm për mua rrezon

Hënën kur vizatoj

Ajo vetëm për mua ndriçon

 

Yjet kur vizatoj

Ata vetëm për mua shndrisin

O sa kënaqësi që ndjej

Kur këto shkëlqime më rritin

 

Çdo gjë nis e shkëlqen

Në vizatimet e mia

Dielli hëna yjet

Se bota ime është pafundësia

 

GJYSHI DHE KOPSHTI I TIJ

 

Gjyshi tek punon në kopsht

Sa shumë ia kam lakmi

Përpiqem t’i ndihmoj

Por kot se s’kam forcën e tij

 

- Të faleminderit mbesa ime

Ma kthen gjyshi pa përtesë

Eja të ulemi e të pushojmë

Se me ty puna për nesër s’do t’më mbesë

 

- Me nder qofsh o gjyshi im

Unë po përpiqem të tё ndihmoj

Që kopshtin ta zbukurosh

Dhe punët të t’i lehtësoj

 

NË ARË

 

Herët në mëngjes

Shkuam të punojmë

Unë dhe vëllai im

Në arë që të lëvrojmë

 

Lёvronim pa pushuar

Puna shkonte mbarë

Atë ditë pranvere

Kur ishim në arë

 

Punuam tërë ditën

Me plot lumturi

Në mbrëmje të gëzuar

U kthyem në shtëpi

 

SA GËZIM

 

Sa gëzim ka fusha

Sa gëzim ka mali

Kur shkrihet bora

Dhe kur vjen maji

 

Gjelbërimi shtrihet kudo

Në male e në fusha

Këngës nuk ia thotë

Veç gjumashja arusha

 

Dallëndyshja kthehet

Dhe ndërton fole

Mali gumëzhin

Nga blegërima e deleve n’kope

 

Në fusha të blerta

Gjithkund sheh gjallëri

Dikush tek mbjell misër

Dikush tek merret me kopshtari

 

PЁLLUMBESHA IME

 

Ajo kur më qorton në gjuhën e saj

Unë i kërkoj falje dhe e lus të mos ofshajë

Rëndë më vjen mua vogëlushja të më qortojë

Edhe kur nuk ka faj me mësime të reja e obligoj

Lirisht më qorto pëllumbesha ime

Asnjëherë mos prano kur e teproj me detyrime

 

E VOGËL JAM

 

Shumë e vogël jam

Një dëshirë e kam

Ta pushtoj gjithë botën

Pse jo që ta jap dhe votën

Shumë e vogël jam

Po shumë dëshira kam

Kam dhe të drejtat e mia

Si e gjithë fëmijëria

Shumë e vogël jam

Po dhe unë ligjin kam

Ndaj kurrë mos tentoni

Të drejtat të na i privoni

Se mund të pësoni

Të drejtat nëse na i cenoni

 

ANDI I VOCKЁL

 ( Lindjes së vëllait

pas katër motrave )

 

U gëzua Gjenda

Andin kur e pa

Erdhi në këtë botë

Dhe motrat i gëzoi me vëlla

 

U gëzua Blina

Pёr Andin syshqiponjë

Se lindi në prag të së kremtes

Për të pavarurën Kosovë

 

U gёzua Dita

Si dita përplot me diell

Atё ditё qё lindi Andi

U gёzuan dhe yjet në qiell

 

U gёzua Dea

Pёr Andin e vogёl

Pёr lindjen e tij

Do tё blejё njё lodёr

 

Tё gjitha u gёzuan

Siç gёzohen motrat pёr vёlla

Andi gёzim i shtёpisё

I mirёpritur sa s’ka

 

Pёr lindjen e Andit

Shumё e shumё urime

Qoftё me jetё tё gjatё

Lumturi e gёzime

 

ME MЁSUESEN NDЁR VITE

 

Na kujtohet dita

Kur filluam klasёn e parё

Ca tё zhytur nё emocione

Ca edhe duke qarë

 

Nё klasёn e dytё

Paksa ishim pёrmirёsuar

Se dije mё tё shumta

Kishim pёrvetёsuar

 

Edhe mё mirё qёndronim

Nё klasёn e tretё

Po fitonim njohuri të shumta

E gjёrat i kuptonim mё lehtё

 

Klasa e katёrt

Na solli risi plot

Nё dituri mё tё avansuar

Po edhe ndarje me lot

 

Tё faleminderit mёsuese

Pёr rrugёn qё na trasove

Do të jesh e paharruar përjetë

Pёr dijen qё na dhurove

 

TЁ FESTOJMЁ SЁ BASHKU

 

Abetare e dashur

Sa shumё mё ke gёzuar

Tё tridhjetё e gjashtё shkronjat

Nga ti i kam mёsuar

 

Ndihem aq i lumtur

Se kam mёsuar shkrim-lexim

Betohem se kur të rritem

Prindёrve do t’iu fal gёzim

 

Abetare e dashur

Ti mё fale njohuri

Ndaj eja të festojmë së bashku

Pёr dritё e dituri

 

DITA E SHKOLLЁS

 

Sa gёzim ka shkolla

Kёtё datё kur shёnojmё

Ditёn e shkollёs

Ne sot po e kremtojmё

 

Sa gёzim ka shkolla

Flamujt kur valojnё

Këtё të kremte tё madhe

Aq shumë e hijeshojnë

 

Sa gëzim ka shkolla

Kur dhe kënga jehon

Vallja kur buqetë

E kori kur këndon

 

Urojmё pёr suksese

Kapur dorë për dore

Tё gjithё me njё zё

Në kёtё festё madhёshtore

 

ZILJA E SHKOLLЁS

 

Kur zilja e shkollёs cingërron nё shtator

Me libra tё reja fёmijët nё dorё

 

Kur zilja e shkollёs cingërron nё qershor

Me librezat plot pesa fёmijët nё dorё

 

Dituritё e reja shkollari me sa gёzim i pret

Edhe zilen e shkollёs kur sёrish e thёrret

 

BORA E PARЁ

 

Qielli plot me yje

Po natёs i mungon qetёsia

Bien fluskat e borёs sё parё

Kudo shtrin krahët kthjelltёsia

 

Vallё sa na paska munguar

Kjo borё qё bie me aq rrёmbim

Mbush duart me fluska bore

E në brendi ndjej aq gёzim

 

Le tё bjerë kjo borë

E le tё mbushë ara e kopshtie

Malet t’i mbulojё gjithandej

Dhe t’krijojё oazё bardhёsie

 

PRANVERA

 

Gjelbёrim kudo nё fusha e në bregore

Stolisur gjithandej kopshte e oborre

 

Zogjve nё pemё iu kthye cicёrima

Deleve në kope iu kthye blegёrima

 

Mbi njё trёndafil fluturon njё flutur

Ështё kjo pranvera stina mё e bukur

 

MUAJTË E VITIT

 

Sa gёzim qё ndjehet

Nё tё bardhin janar

Kur dalim të gjithё nё borё

Edhe pse mban acar

 

Edhe shkurti i shkurt

Ështё pёrplot bardhёsi

Me netë tё stёrgjata

E qiell plot kaltёrsi

 

Marsi kur tё vjen

Vjen nё dysh i ndarё

Miku i dy stinёve

Nga të ftohtit duke qarё

 

Nё prillin e pranverёs

Gjelbёrimi merr krah

Hudhet farё e misrit

Gjallёri vёrehet gjithkah

 

Muaji mё i bukur

Padyshim se ёshtё maji

Kudo blegёrimë e cicёrima

Gumёzhijnё fusha e mali

 

Qershitё kur tё piqen

E dimё se jemi në qershor

Fёmijёt sё bashku në lojë

Kapur dorё pёr dorё

 

Në korrikun me vapё

Djersa kur tё mbulon

Beteja pёr bukёn e re

Deri në orё të vona s’mbaron

 

Ca vjelje fillojnё

Në gushtin e fundverës

Mblidhen bereqetet

E mbjelljeve të pranverës

 

Vjeljet vazhdojnё

Pa pra edhe në shtator

Nxёnёsi i gёzuar

Me çantё nё dorё

 

Nё tetorin e zverdhur

Toka kudo lëvrohet

Mbillet edhe gruri

Me vjelje pёrfundohet

 

Nёntori i pёrcjellur me shi

Si të ishte muaj i mёrzitur

Gjithkush bёhet gati

Qё dimrin ta pres i pёrgatitur

 

Fundin e njё viti

E shёnon muaji dhjetor

Si edhe ardhjen e Vitit të Ri

Të pёrcjellur me dёborё

 

LULJA E SHTЁPISЁ

 

Ajo si engjëll erdhi nё kёtё jetё

Nga Perёndia e bekuar plot me shёndet

Ishte dhuratё e shtrenjtё e Perёndisё

Lule e stolisur në djep tё shtёpisё

Aromё trёndafilash shije e freskisё

 

GJALLЁRIA E SHTЁPISЁ

 

Ajo ёshtё gjallёria e shtёpisё

Urim i pёrbotshёm zë i melodisё

Refren e ka buzёqeshjen në buzёt e saj

Oh! Sa shije qё ka sikur lulja nё maj

Nga ëmbëlsia si mjalta përshkohet

Ah! Sa me shije dëm të mos shijohet

 

NJЁ DITЁ VERE

 

Dielli rrezon në çdo anё

Rrezet lёshon si kёmbanё

Luginave pёrcёllon

E bregoreve freskon

 

Mёngjeset plot gjallёri

Deri sa të ketё pak freski

Mesdita sapo tё vjen

Bariu nën hije zë vend

 

Buzёmbrёmja sapo agon

Hёna dritë lëshon

Erё e lehtё fryen lart nё pyje

Qielli vёrshohet me yje

 

DITA E MЁSUESIT

 

E shenjt ёshtё dita

E atij qё e pagёzojmё pishtar

Atij qё na jep dritё e njohuri

Atij qё krenohet ndёr breza me ditar

 

E shenjt ёshtё dita

E tё shenjtit flakadanit tё diturisё

Atij qё e pёrgёzojmё pёrherё

Jo vetёm në ditёn e mёsuesisë

 

E shenjt ёshtё dita

E atij qё rrugёn me dije na trason

Atij qё shtigje te reja na hap

E atdheun si ta duam na mёson

 

SHOQJA IME

 

Shoqe e kam kukullёn

Emrin Laura e ka

Me tё luaj në çdo kohё

E bukur sa s’ka

 

Flokun ia kreh

Dhe e ledhatoj

E kam shoqe të mirё

Sa ngrohtë e pёrqafoj

 

Me tё flas çdo ditё

Askush s’na kupton

Ne kemi gjuhёn tonё

Sa bukur tingёllon

 

Shoqe tjetёr pse s’kam

Mos ma merrni zili

Jemi shoqe të pandara

O sa mrekulli

 

SHTATЁ MOTRAT

    ( Ditёve tё javës )

 

E hëna

 

Me të fillon java

Beteja të reja nisin

Detyra të tëra

Të hënën e qëndisin

 

Pak si e mërzitshme

Na duket nga pushimi

Deri sa t’i qasemi punës

E të zë vend mësimi

 

Shumё ide lindin                                             

Nё ditёn e hёnё

Problemet e shfaqura

Të mos mbesin veç e thёnё

 

E marta

 

Pak mё e mёrzitshme

E marta na duket

Puna merr vrull

Dembelia nis e zhduket

 

Sa rёndёsi qё ka

Kjo dita e dytё

Java nis e merr veten

Fillojnё të kthjellohen sytё

 

E mërkura

 

Dita e mёrkurё

E tretё dhe e vёrtetё

Sa me hov në tё kryhet

Çdo aktivitet

 

Sa ёmbёl e urojnё

Ditёt e tjera

Ditёn plot elan

E tё shpejtё si era

 

E enjtja

 

Nё ditёn e enjte

Lodhja nё pah del

Hovi nis të zbehet

Dhe pak prapa ngel

 

Nё kёtё ditё shfaqet

Nevoja pёr pushim

Ku dhe si do të gjejmё

Në fund të javës pak relaksim

 

E premtja

 

Dita mё e gёzuar

Ёshtё ajo e premte

Nxitojmё me aq kënaqёsi

Si tё ishte e kremte

 

Fundin e kёsaj dite

Me padurim e presim

Libra e fletore

Ne i pёrshёndesim

 

Me fjalё tё ёmbëla

Nёna uron nga goja

Sa ёndje ka gёzimi

Hareja dhe loja

 

E shtuna

 

E shtuna plot gaz

E me pak obligime

Me pak detyra

E ca vizatime

 

Pjesa tjetёr e ditёs

Nё lojё e nё valle

Me shokё e shoqe

Ndjehesh si sorkadhe

 

Mbrёmja e kёsaj dite

Zgjat pak mё shumё

Sa të hareshёm ndjehemi

Kur shkojmë nё shtrat për gjumё

 

 

E diela

 

E diela na gjen

Në shtrat deri vonё

Na mbush plot energji

Ashtu si gjithmonё

 

Pak nё lojё

E pak nё mёsime

Kalon edhe kjo ditё

Njё fund i javёs sime

 

Janё kёto shtatё motrat

Pёrplot begatim

Pa të cilat as jeta

S’do të kishte kuptim

 

TI DHE UNЁ

 

Ti nuk je unё

As unё nuk jam ti

Ç’kemi të pёrbashkët

Njё Zot e di

 

Ti kur ec

Unё ndalem

Pse jam kёshtu

Zotit i falem

 

Gjithkush në botё

Ka unin e vet

Palla të mos i han

Kush çka flet

 

Ndaj ti rri ti

Unё po mbes unё

Kush çfarё bёn

Të mos na hyn në punё

 

QENGJIT TЁ URTЁ

 

Qengji i bardhё si bora

Sa çiltёr blegёrin

I jep hijeshi kopesë

Nё të bukurёn kodrinё

 

Me zgjuarёsinё e tij

Syçelë rri në çdo çast

Ujkut barkuritur

S’i jep asnjë rast

 

Syurituri ujk

Mpreh dhёmbёt sё koti

Qengji nuk ёshtё veç i urtё

Po edhe i zoti

 

Pёr tё pak kujdeset

Pronari i tij bariu

Sa i dashur qё ёshtё

Nga plaku e fëmiu

 

Ai të bёn pёr vete

Kur sillet me aq butёsi

Kopenё e ka fole

Të cilёs i jep gjallёri

 

LULE E KAM EMRIN

 

Lule e kam emrin

Tё gjithё mё marrin erё

Mё duan në çdo stinё

Po mё së shumti në pranverё

 

Sa shpejt e marr veten

Kur dal prej saksisё

Dhe iu fal aromё

Në çdo kёnd tё shtёpisё

 

Aty ku s’jam unё

Si tё ishte pa dritare

S’ka jetё pa më shijuar mua

E tё miat nektare

 

Lule e kam emrin

Lule mё thërrasin

Nektarin tim plot shije

Në çdo stinё e nuhasin

 

LAPSIN E KAM ARMЁ

 

Sa i bukur lapsi im

Me tё gjithё botёn pushtoj

Natyrёs i jap pamje

Me laps kur vizatoj

 

S’ka armë mё tё fort

Se sa lapsi im

Me të cilin thur vargje

Shkruaj ditarin tim

 

Me tё flas me shokё

Me tё nga larg uroj

Laps o miku im

Nga dora nuk tё lёshoj

 

Me tё pёrshkruaj çdo gjё

Kur e mbaj nё dorё

Nё dimёr më bёhet rreze

E nё verё borё

 

Me tё bashkoj qytete

Kur vizatoj ura

Sa hijeshi ka kopshti

Nё tё miat piktura

 

Sa njerёz pajtoj

Me lapsin tim në fletë

Kur duart e shtriera

I bashkoj aq lehtё

 

Me tё legjenda thuren

Nis hapin dituria

Bota ime rilind

Zёnë fill ёndërrat e mia

 

Gjithë këto bukuri

Me ty miku im i pёrjetoj

Për mua je gjithësi

Nga dora dot nuk të lëshoj

 

DASHURI NЁNE

 

Me dashuri mё rriti

Nё djep mё pёrkundi

Jetёn ma shndriti

Kot s’i shkoi mundi

 

Mё puthi prore në faqe

Aq shumё mё uroi

Lule manushaqe

Mua më pagëzoi

 

Në prehrin e saj

Sa shpejt u rrita

Kurrё nuk mё la nё vaj

Asnjёherё nuk u mёrzita

 

Nёnёn time të shtrenjtë

Sa shumё qё e dua

E kam si lule të blertё

Aromё mё fali mua

 

PEMA E KOPSHTIT TIM

 

Trungut tёnd i kisha bёrё roje

Ditë e natë e stinë

Si bletё do të kisha thur hoje

Në gjethet tua kisha gjet puhinë

 

Degёve tua zogjtë cicёrojnё

Gjithkush me sa shije frutat t’i shijon

Ёmbёlsitё gjithandej të pushtojnё

Sa bukur kopshtin e hijeshon

 

Maje degёsh dielli tё shndrit

Luleplot stolisesh në pranverё

Nё ty edhe hija bёn dritё

Freski gjen tek fryen një e lehtё erë

 

KUR BIE SHI

 

Sa gёzohet mali

Kur bie shi

Fushёn e blertё

Se ç’e mban nё gji

 

Lulja merr krah

Kopshti gjelbëron

Kur bie shiu

Toka se ç’pushon

 

Edhe fara mbin

Kur bie shi

Hambaret plot bukё

Sa shumё begati

 

ЁNDЁRR FЁMIJЁSH

 

Ёndrra ёshtё si babadimri

Fёmijёve u sjell dёshira plot

Herë i bёn pushtues të qiellit

Herë nga gёzimi të qajnё me lot

 

S’ka shpresё tё pashpresё

As edhe ёndёrr të parealizuar

Jeta e fёmijёs ёshtё vet ёndrra

Ёndrra e njё bote të imagjinuar

 

ZOGJ TЁ LЁNDUAR

 

Si zogj tё lёnduar

Kur i sheh pёr dritare

Ca punojnё punё krahu

Ca shesin dhe cigare

 

Pёr njё gojё bukё

Pёr zorrёt qё kёrcasin

Lёnё librat dhe lojёn

Rrugёve të leckosur ngasin

 

Ca ndihmojnё prindёrit

Ca zot shёpie janё

Po të gjithё tё lёnduar

Nga njё krah të thyer kanё

 

Kjo shfaqje teatrale

Kjo shfaqje aq e pёrkryer

I ngjanë kohёs sё Migjenit

Plot me lecka e zemër të thyer

 

Le tё jemi mё dorëshlirё

Ligjet kur tё aprovojmё

Lёkurёn e kёtyre zogjve

Çdo shtresё ta provojmё

 

Edhe ata kanё tё drejta

Tё drejtёn tё jetojnё

Tё drejtёn tё luajnё

Maje pemёsh të kёndojnё

 

ZЁ BRAKTISURIT

( Fёmijёve bonjakë )

 

Sa shumё lemeritje

Zё braktisurit thёrrasin

Tek çirren sё thirruri

Pa pra tek bёrtasin

 

Kёta zёra tё shterrur

Kanё aq shumё pikёllim

Me sa dhimbje klithin

Tё gjejnё pak ngushëllim

 

SHKЁLQIM STINЁSH

 

Në pranverё çel behari

Gjethet e luleve shpёrthejnё

Gjithçka vishet në petk tё blertё

Rrezet e diellit nisin të shkёlqejnё

 

Sa pёrcёlluese qё ёshtё vera

Qielli ka aq shumё kthjelltёsi

Korrje-shirjet ngarendin pa ndal

Nёn hije pemёsh thuren melodi

 

Aq shumëngjyrёsh sa ёshtё ylberi

Po aq edhe vjeshta vezullon

Kopshtet mbushur bereqete

Vjelja me sa hare pёrfundon

 

Dimri tek shtrin krahë gjithandej

Nё bardhёsi vesh fusha e pyje

Lisa e pemё stolisur me fluska bore

E nё qiell sa ndriçim kanё ato yje

  

ÇAPKЁNIA

 

Aq çapkёne qё ёshtё Roni

E ju të pajfashme e pagёzoni

Çapkёnllёqet e saj s’i kuptoni

Ndaj çdo sherr tё saj e duroni

Kujdes mё shumё të mos e lazdroni

Çapkёnllёqet e saj t’i kuptoni

Pёrndryshe do tё duhet ta duroni

Se aq çapkёne ёshtё Roni

 

BOTЁ FЁMIJЁRORE

 

Shoqe kanё kukullat

E shumё lodra tё tjera

Sa shumё ёndërra shfaqen

Me tё ardhur pranvera

 

Valle kanё lojёn

Sa bukur qё e hedhin

Ata janё pafajёsia

Drejt sё ardhmes bredhin

 

Gjithkush e ka zili

Gjithkush kёtё botё synon

Botёn e virgjёr të fёmijёrisё

Deri në vdekje ёndёrron

 

PЁR MЁ SHUMЁ DASHURI

 

Le tё jemi pёrkrah

                     Botёs fёmijёrore

 

Pёr shumё e mё shumё

                    Dashuri gazmore

 

Le tё dёgjojmё kёtё botё

                    Kur buqet hareja

 

E tё afrojmё sa mё shumё

                    Ngrohtёsi të reja

 

RINORI

( Nipit tё mikes sime )

 

Rinori qoftё me jetё tё gjatё

I lumtur pёrherё e me jetё tё begat

Nё tё prore mbizotёroftё lumturia

O me sa gjallёri qё ёshtё mbush shtёpia

Rinori erdhi e e gёzoi hallёn pёrjetё

I ёmbёl si molla plot shije jetёn le ta ketё

 

BOTЁ E PAKUFI

 

Ata flasin gjuhё tё qartё

Gjuhё e tyre ka dhe identitet

Idetё e tyre janё kuptimartё

Me tё ardhme plot shëndet

 

Lozin lojё tё pakufi

Lojё e tyre ka dhe identitet

S’kanё mes vete asnjё mёri

Po kanё tё ardhme plot shëndet

 

BOTЁ E VIRGJЁR

 

Prej asgjёje bёjnё shumëçka

Gjuhё e tyre bla-bla-bla

 

Prej shumëçkaje kthejnё në asgjё

Botё e tyre rehat nuk tё lё

 

Botё e tyre plot iluzion

Gjithsecili e ёndёrron

 

Botё e virgjёr plot imagjinatё

E pa brenga e pa inat

 

RREZE DIELLI

 

Bardhёsitё e rrezes sё diellit

Pak kush i kishte kuptuar

Në ёndërra tek fluturonte drejt qiellit

Maja bardhёsish pёr të pushtuar

 

Sapo ra dёborё e parё

Rrezja e diellit se ç’vezulloi

Gjeti kёnaqёsinё e paparё

Bardhёsinё e dytё pёrjetoi

 

Bardhёsia e parё e saj

Ёndёrra pёr veshje balerinash

E dyta e pёrjetuar nё sajë

Bardhёsi kёto majё kodrinash

 

Le tё jenё kёto bardhёsi

Pёr Rrezen synime jetёsore

Piedestaleve le tё arrijё

Pёrkrah ёndёrrave fёmijёrore

 

KUR VJESHTA VJEN

 

Me ardhjen e vjeshtёs

Kolorit ngjyrash krijohet

Si ylberi pas shiut

Natyra se ç’zbukurohet

 

Gjethet tek bien prej pemёve

Mbushin sheshe e trotuare

Zogjtë kёndojnё me mall

Kёngёt e fundit në dritare

 

Çdo gjё zhveshet në tёrësi

Pёr veshje bardhёsish pёrgatiten

Ylbere tё panumёrta

Nё qiellin e pafund veniten

 

NJЁ DHURATЁ PЁR MUA

 

- Njё dhuratë pёr mua

Njё zё i çjerrё se ç’thёrret

Dhe unё njё dhuratё dua

Në shekullin qё po troket

 

- Vetёm mos mё lini

Njё zё i çjerrё se ç’thёrret

Babadimrin të ma sillni

Në shekullin qё po troket

 

Edhe po të mos ketё dhurata

Nami s’do tё bёhet

Mjaftojnё dhe ca urata

Tradita s’do tё zhbёhet

 

Zёrin qё sot dёgjoni

Nesёr mund t’iu bie ndёrmend

Sa mё shumё qё tё gёzoni

Lumturi do ketё në çdo vend

 

MAMI DHE BABI IM

 

Mami dhe babi im

Diçka kam pёr t’iu thёnё

 

Sa shumё unё ju dua

Dhe ju mё doni mua

 

Kёtё vetёm Zoti e di

Sa mё falni ngrohtёsi

 

Jeni yje qielli në jetёn time

Mё falni plot dritёrime

 

HЁNA JAM

 

Pas dore s’jam kurrë e lënë

Emrin ma thonё hёnё

Unё qё natёn e bёj ditё

Qё dita të filloj me dritё

 

Unё s’jam sikur dielli

Qё kur del ndriçon vet dhe qielli

Me rrezet e tija kur rrezon

Botёn gjithandej pёrcёllon

 

Nuk jam as sikur yjet

Qё kur dalin ngjiten me pyjet

Tё ndarё nё çdo anё

Qё as shkёlqimin e duhur se kanё

 

Unё jam hёna qё shkёlqej

Ajo qё natёs errёsirёn ja rrёmbej

Jam edhe botё nё vete

Shembull ndёr shumё planete

 

Ndaj mos ma merrni zili

Pse s’jam diell as yje në kaltёrsi

Aq e dashur sa ёshtё dhe nёna

Po aq e ngrohtë jam dhe unё hёna



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •