Avni Biqkaj - Libri ''Dasma e Lirisë''
| Sunday, 02.22.2009, 05:01 PM |  

NË VEND TË PARATHËNIES

 

Nga Hazir LUTA

 

Libri në fjalë kushtimisht për ditën e pavarësisë është një libër i një lloji të veçantë, mu për një ditë të veçantë siç është edhe dita e pavarësisë së Kosovës e shumë pritur shekuj me radhë.

Libri DASMA E LIRISË, ndërtohet në tri pjesë, thënë më mirë në tre qerthuj të cilët për nga motivet dhe struktura nuk janë të njëjtë. Qerthulli i parë është një prozë e shkurtër, me një fjalë thurur në atë mënyrë sa artistike aq edhe realiste. Autori këtu na del si një narratorë i një ngjarjeje të madhe për Kosovën dhe gjithë shqiptarët anekënd botës. Ai arrin aq mirë e aq qartë ta përshkruajë një atmosferë të këndshme duke na dhënë një pasqyrë të thurur mirë për historikun e shqiptarëve.

Vlen të thuhet se përveç narracionit për ngjarjen dhe të pranishmit në këtë ditë të madhe autori me shumë përpikëri nuk lë anash sidomos ata që dhanë më së shumti për ta arritur këtë ditë, e këta janë dëshmorët e kombit të cilët autori i thur si në një kurorë aq bukur sa edhe pse një tekst i shkurtër prozaik na bën të kthehemi për një çast e ta kujtojmë mbarë historinë tonë të lavdishme shqiptare.

Edhe pse autori pothuajse shkruan gjithë ato që ka parë dhe që ka përjetuar shpirtërisht në këtë ngjarje të madhe për vendin e tij ai në një formë edhe e stilizon këtë prozë me përshkrime të bukura edhe artistike.

Ja si na e përshkruan në frymën e artit autori me pak fjalë atmosferën që zotëronte në ditën e madhe të Kosovës ...krushqit që vinin pareshtur nga çdo anë ndjenin ëmbëlsinë e gjithçkaje që mund tё shijohej nё dasmёn e madhe tё pavarёsisё, aq bukur dje shkëlqente Prishtina e veshur nё petkun kuqezi. etj.

 

Kjo formë e të përshkruarit këtë ditë na e bën shumëngjyrësh edhe tërheqës shkrimin që lexuesi ta gjej vetën në këtë ditë të madhe për Kosovën.

Cikli i dytë i këtij vëllimi është një dorë poezish kushtuar krye - fund ditës së pavarësisë së Kosovës. Ky cikël fillon më poezinë e shkruar një ditë para shpalljes së saj, për të vazhduar me poezitë e tjera ku autori kryesisht paraqet ndjenjat dhe frymëzimin e tij për këtë ditë të Kosovës, por që këto ndjenja e përjetime emocionale nuk ngelen vetëm në shpirtin e autorit, por ato shtrihen në një frymë edhe tek lexuesi.

Ai përmes vargjeve të tij pavarësinë e Kosovës e cilëson si Nëntor të Dytë po ashtu flet edhe për bimën e saj se si ka ardhur deri tek kjo ditë e madhe e shqiptarëve.

Mirëpo poeti ndonjëherë mbetet edhe pa fjalë edhe pse diapazoni i gjerë i fjalëve të tij është i stërmbushur me shprehje prej lloj-lloj ngjyrimesh, ai në poezinë / PA FJALË / thotë: 

 

Male e fusha të stolisura

si nuse pavarësie

 

Po ashtu autori i spikatë edhe poezitë në frymën e urimeve të cilat urime vijnë nga toka mëmë Shqipëria, pa harruar, pra këtu Krujën e Skënderbeut e Vlorën e Ismail Qemailit,  po ashtu pa harruar edhe Prekazin e Adem Jasharit etj.

Autori vazhdon me poezinë kushtuar një personaliteti i cili bëri bujë të madhe që t’i vinte në shesh drejtësinë dhe krimin që po bënin serbo-sllavët në popullin shqiptarë të pafajshëm, pra ky personalitet na del si lajmëtar i lirisë, pra poezia më një frymë i kushtohet William Walker- it tashmë mikut të shqiptarëve siç i është dhënë ky epitet.

 

Cikli poetik përmbyllet me poezinë me titull USHTARI I PAVARËSISË në kuptim të parë na del se autori i flet direkt ushtarit Zahir Pajazitit mu në mes të Prishtinës, por që në një kuptim të dytë kjo poezi përfshin jo vetëm një ushtar, por të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre, pra jetën për këtë ditë të pavarësisë. Ku ndër të tjera autori u drejtohet atyre me këto fjalë:

 

Sa hije të kishte koburja

po edhe qëndrimi stoik prej ushtari

sa shumë prite e përcolle

si n’luftё edhe n’kremte ishe i pari

 

Ky libër mbaron me ciklin e tretë, ku në vete përmban një numër urimesh e mesazhesh që i janë dërguar autorit në ditën e pavarësisë. Kjo pjesë e këtij vëllimi i bën edhe më të forta vlerat e këtij libri pasi që këto urime dëshmojnë dhe na bëjnë të kuptojmë se sa e rëndësishme është liria e një populli. Përmes këtyre urimeve autori na pasqyron ndjenjat dhe gëzimin e një pjese të shoqërisë sonë.

I thurur në këtë formë të përçartë sa reale aq edhe artistike libri në fjalë i autorit Avni Biqkaj na bën përshtypje shumë të madhe për nga ndërtimi i tij si dhe përmbajtja e vlerave që ky autor kujdeset t’ua lë brezave që do të vijnë e që nuk ishin të pranishëm në këtë ditë të madhe për kombin shqiptar. Me frymë modeste arrin që ta përshkruajë vërtetë një periudhë të shkurtë ngjarjesh, por me shumë rëndësi për popullin shqiptar.

 

Avni Biqkaj

UDHЁPЁRSHKRIMI I PAVARЁSISЁ

Dita e Shpalljes sё Pavarёsisё sё Kosovёs

Dje Kosova ishte e veshur me petkun festiv si asnjёherё mё parё. 17 Shkurti i vitit 2008 do tё mbetet i shёnuar me shkronja tё arta nё historinё mё tё re gjithёshqiptare. Prishtina, kryeqyteti i shtetit mё tё ri nё botё, dje ishte arenё e shqipeve dykrenare, ajo ishte e vёrshuar si rrёbesh shirash nga tё katёr anёt, tё gjitha rrugёt dje dukeshin si lumenjё, lumenjё qe tok sё bashku kishin pёr destinacion tё vetёm kryeqytetin, ashtu siq kanё lumenjtё destinacion tё vetёm detёrat. Qё nё orёt e hershme tё mёngjesit shqiptarёt nga tё gjitha trevat shqipfolёse ia kishin mёsyer Prishtinёs, kryeqytetit tё shtetit tё 193-tё nё rruzullin tokёsor.
Ç’ndjenjё kёnaqёsie qё ishte dje o zot, vetёm ata qё kanё pasur mundёsinё tё jenё prezent nё Prishtinё kanё mundur tё shijojnё atё pёrjetim qё kishte ngjarё nё ditёn e djeshme tё 17 Shkurtit tё vitit 2008, ato qytete gjithёshqiptare qё ishin prezente nё Prishtinё, deri dje kanё mundur tё dёgjoheshin vetёm nёpёr vargje e kёngё qё janё thurrur nga mjeshtёr tё vargut apo janё kёnduar nga kёngёtarё tё ndryshёm e tё shumtё nga tё gjitha anёt e botёs, kudo ku frymojnё shqiptarёt. Deri dje kam pasur njё synim aq tё veqantё qё ja kisha parashtruar vetes kaherё, qё kёmba ime, herdokur tё shkelte nё tё gjitha trevat ku flitet e kёndohet shqip, por ja qё nё ditёn e djeshme mё ra qё tё shoh pёr sё afёrmi tё gjithё bashkёkombёsit e mi, arrita tё takohem e tё flas me tё gjithё, t’i pёrshёndes dhe t’ju uroj nga afёr mirёseardhje e nё tё njёjtёn kohё duke pranuar urimet nga ta pёr kёtё ditё kaq tё madhe pёr gjithё kombin. Ç’ndjenjё e veqantё qё ishte, tё takoheshe nё njё vend me tё gjithё bashkёkombёsit, qё nga Tirana e Shkodra, Vlora e Korça, Gjirokastra e Saranda, Durrёsi e Elbasani, nga Shkupi e Tetova, Gostivari e Kumanova, Kёrçova e Struga, Ohri e Manastiri, nga Plava e Gusia, Ulqini e Tuzi, nga Presheva e Bujanoci, Medvegja e Tёrnoci, nga Janina e Stambolli, nuk mungonin as arbёreshёt qё kishin ardhur nga Kalabria e matanё Adriatikut, as bashkёkombёsit nga Stambolli dhe nga e mbarё Turqia, nuk mungonte as diaspora, qё prej Amerikёs sё largёt e Australisё po edhe Azisё e Evropёs perёndimore. Po e gjatё, e gjatё ёshtё lista e atyre trevave shqiptare nga tё katёr anёt qё kishin ardhur tё festonin dje nё Kosovёn e re qё po lindte.
E si tё mos jetё ndjenjё e veqantё, kur pёr herё tё parё nё historinё gjithёshqiptare, arritёm tё festojmё sё bashku, pa as mё tё voglin dallim, pa as mё tё voglёn pengesё siq kishte ndodhur qё nga koha e Skёnderbeut legjendar, duke vazhduar mё pas edhe me 1912-tёn, po edhe me vonё ndёr dekada, qё tё mos mund tё festojmё kurrё sё bashku, pёr shkak tё okupuesve tanё shekullor apo edhe pёr shkak tё sistemeve tё sё kaluarёs. Por, ja qё dje mё 17 Shkurt 2008, jo vetёm Prishtina e Kosova, po edhe Shqipёria e Maqedonia Perёndimore, Kosova Lindore e Malёsia, ashtu si edhe Çamёria e Kalabria, ishin veshur me dyngjyrёshin kuq e zi, edhe Evropa e bota dje fliste shqip nga Prishtina, ngase nё asnjё eveniment botёror tё deritashёm nuk kishte ndodhur ashtu siq ndodhi dje nё Prishtinё qё tё kishte gazetarё aq tё shumtё tё cilёt ishin akredituar muajve tё fundit nё Kosovё, me tё vetmin qёllim qё Ditёn e Shpalljes sё Kosovёs shtet tё pavarur e sovran, tё ishin ata qё do tё pёrhapnin drejpёrsёdrejti dhe tё parёt kёtё lajm pёr mediat e vendeve prej nga vinin. S’di nёse ka mundur tё ketё ndonjё vend qё tё mos ketё patur ekipet e veta nё kёtё ditё nё Prishtinё pёr tё pёrhapur lajmin nё mёnyrёn mё tё shpejtё tё mundshme. Madje, kanalet mё nё zё televizive po emitonin çdo ngjarje, çdo lёvizje, çdo brohoritje, çdo urim, çdo pankartё, gjithçka dje kapej nga syri i kamerave, tё cilat kishin pushtuar madje edhe ballkonet e apartamenteve tej pёr tej sheshit “Nёnё Tereza”, nёnёs sonё tё madhe, nёnёs sё paqes botёrore, tё cilёn me kulturёn e treguar dje e gёzuam dhe e lumturuam mё shumё se kurrё, e deri te sheshi “Skёnderbeu”, aty ku qёndron stoikisht heroi ynё i pёrbotshёm, i cili ditёn e djeshme dukej edhe mё i pashёm se kurrё, se kjo ishte edhe dёshirё e tij qё para mё shumё se pesё shekujsh tё mblidhte shqiptarёt tok nё njё vend, sheshe kёto qё dje ishin aq tё vogla pёr tё zёnё tё gjithё ata qё kishin mёsyer kёtё kremtё tё madhe.
Dje, nё kёto dy sheshe, u vallёzuan valle tё tё gjitha trevave shqiptare, u vallёzuan valle me motive kosovare, valle me motive nga veriu e nga jugu i Shqipёrisё, u vallёzuan valle çame e arbёreshe. Dje nё Prishtinё, nё kremten aq tё madhe tё pavarёsisё, mё rastisi tё shoh e tё pёrjetoj tё gjitha doket e zakonet shqiptare gjithandej, ku bukёs i thonё bukё ujit ujё. Dje nё Prishtinё amanetet e heronjёve tё shumtё, po shkonin nё vend, qё nga i madhi Skёnderbe, e deri te Ismail Qemali e Isa Boletini, nga Azem e Shotё Galica, nga Jusuf Gёrvalla e Rexhep Mala, nga Metush Krasniqi e Isa Kastrati, nga Zahir Pajaziti e Mujё Krasniqi, nga Agim Ramadani e Fehmi e Xhevё Lladrofci e deri te ikona e shtetёsisё sё Kosovёs Adem Jashari. Dje, tё gjithё festuam sё bashku, vallёzuam vallen e shqipeve nё njё takt, kёnduam nё njё zё. Nё kёtё festё tё madhe, e cila do tё mbetet pёrjetё e shёnuar me shkronja tё arta, pёrveq qё kremtuam arritёm t’i tregojmё gjithё botёs njё civilizim e qytetёrim tё paparё e tё papёrjetuar deri mё tani, se skeptikёt kishin parashikuar se Prishtina po edhe e gjithё Kosova do tё jenё tё paaftё tё presin gjithё atё lumё tё gjatё njerёzish qё dje kishin vёrshuar drejt tyre, se shqiptarёt nuk do tё dinё tё pёrmbahen nga euforia qё do t’i kaplonte para dhe gjatё festёs, por u pa fare qartё se kёto parashikime ishin aq tё verbёra, ishin aq shkurtpamёse dhe aq ndjellakeqёse, ngase Prishtina, Kosova po edhe i gjithё kombi shqiptar, dje dhanё njё provim aq tё madh para syve tё botёs, provimin e njё civilizimi aq tё lartё, civilizim ky qё si duket ёshtё edhe mё i lashtё se vet ekzistenca e shumё e shumё popujve tё Evropёs, civilizim ky qё daton qё nga ilirёt e kёndej ndёr shekuj.
Dje, Prishtina bashkё me Mitrovicёn, Prizrenin e Pejёn, Gjakovёn e Gjilanin, me Ferizajn e me Drenicёn legjendare, ishin mikpritёs tё mёdhenj, po edhe tё nderit njёkohёsisht, rrugёt e kryeqytetit ishin tё mbushura me lloje tё ndryshme ushqimesh e pijesh, krushqit qё vinin parreshtur nga çdo anё ndjenin ёmbёlsinё e gjithçkaje qё mund tё shijohej nё dasmёn e madhe tё lirisё, aq bukur dje shkёlqente Prishtina e veshur nё petkun kuqezi. S’kishte rrugё as park, as ballkon as bulevard, as shtёpi as institucion qё dje nuk ishte e veshur me kёtё petk, automjetet qё qarkullonin si gjarpёrinjё brenda rrugёve tё qytetit ishin poashtu tё stolisura me flamuj tё shumtё. Se bashkёkombёsit e mi ia kishin mёsyer kryeqytetit disa ditё mё parё pёr tё pёrjetuar edhe atmosferёn parafestive, tregonin edhe targat e automjeteve nga qytete e bashki tё ndryshme shqiptare tё cilat qarkullonin pa ndёrprerё brenda qytetit, ngase rrugёt ishin tё bllokuara pёr hyrje nё po kёtё ditё shkaku i fluksit aq tё madh tё automjeteve tё tё gjitha llojeve. O zot, sa u emocionova kur rastisa njё grup bashkёkombёsish qё kishin ardhur nga Fieri, nga qyteti ku Trupa Teatrore e po tё njёjtit vend me vite tё tёra na kishte dhёnё njё mesazh aq patriotik, na kishte dhuruar njё moral aq tё lartё nёpёrmjet shfaqjes sё mirёnjohur “Dy krisma nё Paris” kushtuar tё madhit Avni Rrustemi. Ata edhe dje, nё mёnyrё aq artistike, kishin krijuar njё rresht aq tё gjatё tё kapur dorё pёr dore, qё tё bёhej se tek hidhnin valle, sikur kishin krijuar njё besёlidhje tё re shqiptare dhe thёrrisnin tё gjithё pёr kremtё tё pёrbashkёt dhe ate pёrmes kёngёs aq tingёlluese “Ejani kёtu”. Emocionet e pafund ngarendnin edhe kur degjoje tek bashkёkombёs tё tё gjitha trojeve e tё tё gjitha moshave jepnin intervista pёr kanalet e ndryshme e tё panumёrta qё ishin prezente nё kёtё ditё tё madhe, pёrmes kёtyre intervistave ata shprehnin gёzimin e pakufi qё ndjenin nё brendi pёr kёtё ditё tё shumёpritur, nё shumё fytyra vёreheshin edhe lotё gёzimi, se i papёrmbajtshёm ishte ky gёzim, kjo ditё, tё cilёn ditё tё gjithё ne qё arritёm ta pёrjetojmё dje patёm privilegj aq tё madh, ditё kjo qё nuk do tё pёrsёritet mё, pёrveq festimeve tё pёrvjetorёve tё kёsaj date tё shёnuar nё historinё tonё mё tё re. Emocion tё papёrshkrueshёm ndjeva edhe kur takova nё rrugё dhe pёrshёndeta nga afёr mikun e madh tё shqiptarёve, Uiliam Uokerin, tё tё ashtuquajturin zёdhёnёs tё njё epoke tё dhimbshme po edhe ndёr mё tё ndriturat nё Kosovё, mikun qё aq zёshёm kishte pёrhapur gjenocidin qё po ndodhte mbi popullatёn e pambrojtur shqiptare, tё epokёs sё luftёs çlirimtare, pёrshёndetjet qё bёnte ai me bashkёkombёsit e mi tё shumtё dhe fotot e panumёrta qё ai merte me tё gjithё, ishin simbolika mё e mirё pёr ate se çfarё ndjejmё ne shqiptarёt pёr miqtё tanё, dhe se sa tё paharrueshёm janё ata pёr ne, pra kёshtu, edhe ai ishte pjesёmarrёs i kёsaj feste madhёshtore qё po kremtonte e gjithё shqiptaria. Emocion tё papёrshkrueshёm ndjeva edhe tek degjoja thirrjet e tё rinjёve tek brohoritnin emrat e shumё heronjёve qё prej Skenderbeut e deri tek lufta e fundit e Ushtrisё Çlirimtare, edhe kur togje tё shumta tё tё gjitha moshave vёreja tek vallёzonin nё grupe. Dje, secili pothuaj po festonte nё mёnyrёn e vet. Kёngёt, si “Himni Kombёtar”, “Kёnga e Pavarёsisё”, “Çfarё faji ka Drenica”, “Marshi i UÇK-sё” e shumё e shumё kёngё tё tjera buçisnin me zё aq tё lartё e tё kumbueshёm dhe se nga tё gjithё po kёndoheshin aq artistikisht mu si nё njё kor tё vetёm, i cili kor kёndonte nё njё zё pa pasur nevojё tё dirigjohej nga askush, ngase tё gjithё po flitnin e po kёndonin, po brohoritnin e po uronin nё njё zё tё vetёm.
Edhe veshjet kombёtare ishin emocion nё vete nё ditёn e djeshme, plisi, simboli mё domethёnёs i kёsaj veshjeje ishte aq i dukshёm dhe nё ditёn e djeshme pёrveq asaj qё tregoi se ёshtё simbol gjithkombёtar, tregoi edhe pacifizmin gjithёshqiptar me bardhёsinё e vet, me bardhёsinё qё dje dukej edhe mё bardhё se dёbora. Edhe valvitjet e flamujve tё shumtё nga e gjithё bota, ishin udhёrrёfyes se sa miqdashёs janё shqiptarёt. Edhe ngrohtёsia aq e madhe, jo vetёm e Prishtinёs dhe e Kosovёs, po edhe e gjithё shqiptarёve kudo, ishin udhёrrёfyes se sa mikpritёs janё shqiptarёt. Edhe dinjiteti i treguar gjatё gjithё kohёs nё masёn mё maksimale tё mundur, ishte udhёrrёfyes se sa i civilizuar dhe sa qytetёrues ёshtё ky komb. Tё gjitha kёto virtyte tё kombit tonё, dje ishin simbole qё i dhanё mesazh aq tё qartё diplomacive mё nё zё nё gjithё botёn, pёr njohje tё menjёhershme tё shtetit mё tё ri nё botё, tё shtetit qё lindi dje, pikёrisht nё orёn 15 e 50 minuta, me shpalljen e Pavarёsisё nga ana e Kuvendit tё Kosovёs. Pikёrisht nё kёtё orё tё kёsaj dite tё shёnuar, Evropёs iu dha rasti dhe iu hapёn shtigje qё nёpёrmjet njohjes pa hezitim dhe tё menjёhershme tё shtetёsisё sё Republikёs sё Kosovёs, pikёrisht pas 95 vjetёsh, tё pёrmirёsojё gabimin e bёrё me ndarjen e tokave shqiptare nga trungu i tokёs mёmё, Shqipёrisё. Le tё jetё ky mёsim pёr mospёrsёritjen mё tё kёtyre gabimeve, gabime kёto tё cilat popullit shqiptar i kushtuan aq shumё nёpёr dekada, le tё jetё ky mёsim aq i mirё nё mёnyrё qё asnjё komb nё botё tё mos e pёrjetojё padrejtёsinё gati shekullore qё e pёrjetuam ne shqiptarёt.
Pas shpalljes sё pavarёsisё, madje edhe qё nё momentet e para tё saj kremtja pothuaj kishte shpёrthyer nё tё katёr anёt e Prishtinёs, kurrё mё parё Arbёria e as edhe Kodra e Diellit, as Kodra e Trimave e as Taslixhja, as Dardania e as Ulpiana s’ishin dukur mё bukur e mё solemne se dje, as tё ftohtit qё mbretёronte nuk ja ndalte dot hovin marshuesve tё pavarёsisё qё po hapёronin dje nёpёr bukuritё e kёtyre lagjeve qё ishin mikpritёse tё nderit nё kёtё ditё tё madhe, bukurinё edhe mё shumё kryeqytetit ia shtoi edhe njё monument mё shumё qё po lёshonte shtat pёrballё bukuroshes sё qytetit, pallatit tё Rinisё e tё Sporteve, Obelisku i Pavarёsisё pёrjetё do tё mbetet si simbol i brezave tё tёrё, simbol i njё lindjeje tё re, simbol lirie e pavarёsie, simbol joharrese, pasi qё nё tё patёn rastin tё firmosnin tё gjithё dhe me kёtё tё lenin gjurmё se ishin prezentё nё Prishtinё nё Ditёn e Shpalljes sё Pavarёsisё, edhe fontana krejt afёr kёsaj bukurosheje po gurgullonte aq zhurmshёm e me aq çiltёrsi nё kёtё ditё, pёr t’i dhёnё kёshtu pamje edhe mё tё bukur monumentit tё pavarёsisё. Edhe koncerti i pavarёsisё qё ishte i organizuar pёr nder tё kёsaj dite, ishte poaq madhёshtor sa edhe vet kjo e kremte, kёngёtarёt qё po ngjiteshin nё binёn solemne ishin pothuaj pjesa mё e madhe e atyre qё ndёr vite kishin thirrur pёrmes kёngёs pёr bashkim, kishin thirrur kudo nёpёr dasma e gazmende, manifestime e festa tё ndryshme, kishin thirrur pёrmes kёngёs emrat e qyteteve tё tё gjitha viseve shqiptare, qё dje, patёn rastin tё ishin prezente nё festёn aq tё madhe mbarёshqiptare. O zot, ç’privilegj qё pёrjetuam nё ditёn aq tё madhe tё 17 Shkurtit, kur kёnga dhe dёshirat e kahmotshme po na bёheshin realitet, kur thirrjet e dikurshme nёpёr dekada ishin veçse njё ёndёrr, thirrjet aq domthёnёse kur Prizreni thёrriste Shkodrёn, kur Vlora thёrriste Prishtinёn e Shkupin, po edhe Preshevёn e Ulqinin. Por, ja qё kjo ditё, pikёrisht dita e djeshme e 17 Shkurtit 2008 na e mundёsoi kёtё realitet tё ri gjithkombёtar, kur shqiptarёt tё bashkuar si njё trung i vetёm, imituan heronjtё e dikurshёm, imituan Hasan Prishtinёn e Luigj Gurakuqin, Idriz Seferin e Dedё Gjon Lulin, Gjergj Kastriotin e Ismail Qemalin, pёr tё bёrё tё mundur kёshtu qё edhe ata tё ishin prezentё nё kёtё festё, nё kёtё dasmё aq tё madhe gjithёshqiptare, pёr t’u çuar kёshtu amaneti i tyre nё vend, se kjo edhe ishte dёshira e tyre deri nё vdekje. Kulmi i kёsaj dite, i kёsaj dite tё papёrsёritshme mё nё jetё, ishte ndezja e fishekzjarreve tё pavarёsisё, momente kёto kur e tёrё Prishtina po eksplodonte, po ndriçonte nga tё katёr anёt, kur edhe qielli pothuaj kishte aq shumё nevojё pёr atё shkёlqim tё paparё ndonjёherё nё kryeqytetin mё tё ri botёror. Tё gjithё kishin drejtuar sytё nga qielli nё ato qaste, po pёrjetonin ditё nё mes tё natёs, po pёrjetonin bardhёsi nё mes errёsirrёs. Kosova me kёtё po i tregonte botёs se din tё festojё nё mёnyrёn mё tё dinjitetshme, po tregonte se ky shkёlqim nё qiell ishte mesazhi mё i mirё pёr gёzimin e pafund qё po pёrjetonte populli shqiptar i Kosovёs, po tregonte se ky popull e ka dёshiruar aq shumё dritёn dhe se po kёtё dritё tё lirisё ia dёshiron çdo kombi nё botё, pa dallim. Sytё e secilit qё ishin prezent nё kёtё kremte shkёlqenin poaq edhe sa shkёndijёzat e fishekzjarreve qё kishin pushtuar qiellin e pafund tё Prishtinёs, tё panumёrta ishin ato shkёlqime qё tok sё bashku po krijonin njё kolorit tё vёrtetё ngjyrash. Kjo po shёnonte finalizimin e njё feste tё papёrshkruar, festёs sё pavarёsisё sё Kosovёs, pёr tё cilёn ishin flijuar breza tё tёrё ndёr vite, ndaj me tё vёrtetё tё vogla janё fjalёt e cilitdo artist apo mjeshtёri tё vargut tё thurret e gjithё ajo bukuri, ajo mrekulli qё po ndodhte nё kёtё ditё tё shёnuar. As edhe vet dora e profesorit aq tё nderuar, Shyqeri Nimanit, qё pati nderin dhe do tё mbetet pёrjetё i pёrkujtuar, pasi qё me aq stil tё veqantё e shkroi tekstin e Deklaratёs sё Pavarёsisё, s’do tё ketё, kam bindjen, atё fuqi e as edhe atё vizion pёr tё pёrshkruar gjithё atё madhёshti qё kishte ndodhur, m’u pёr faktin se tё pakta do tё jenё veprat, tё pakta do tё jenё artet qё do tё mund tё pёrshkruajnё kёtё vepёr aq madhore, kёtё vepёr e cila ka njё domethёnie aq tё veqantё, kёtё vepёr jetёsore, e cila do tё jetojё ndёr shekuj tё tёrё si e pavdekshme. Ndaj, krejt pёr fund shumё shumё urime Ditёn e 17 Shkurtit 2008, Ditёn e Shpalljes sё Pavarёsisё sё Kosovёs, shtetit mё tё ri, i cili aq shpejt u stolis me flamur tё ri tё aprovuar poashtu nё Kuvendin e Kosovёs, aq shpejt Prishtina u vesh nё petkun e ngjyrёs sё Bashkimit Evropian po edhe tё fuqive mё tё mёdha nё botё, flamur ky qё dё tё valojё me vite e dekada, po edhe me shekuj. Shumё urime, Kosovё, kёtё ditё aq tё madhe qё e prite dhe po kёshtu na mundёsove edhe neve ta presim mu nё zemrёn tёnde qё dje tё rrihte me njё ritёm tё veçantё, me njё ritёm tё paritёm shkaku i emocioneve tё pakufi, mu nё mes tё Prishtinёs, nё kryeqytetin mё tё ri nё botё. Urimeee...

CIKLI POETIK PЁR PAVARЁSINЁ

DITA E PAVARЁSISЁ
(Njё ditё para shpalljes)

Sa gjatё të kemi prit
oj e shtrenjta pavarёsi
ndёr dekada t’kalitur
n’luftёra pёr liri

Shumё trima e trimёresha
u flijuan pёr kёtё ditё
ta shohin mëmëdhenë
errёsirёs t’i japin dritё

Pёr ty ditё qё po vjen
edhe qielli do të zbukurohet
Evropёs po i shtohet njё shtet
harta e botёs do të ndryshohet

Kjo datё historike
do t’mbetet e shёnuar
sihariq i brezave tё tёrё
qё kёtё ditё kanё pёrjetuar

Shumё urime Kosovё
kёtё ditё tё shenjtё të lirisё
shtetit mё tё ri nё botё
Urime Ditёn e Pavarёsisё

17 shkurt Kosovë ditë e re
lot këngë valle e hare
festë mbarëkombëtare
n’Prishtinë e n’Tiranë do të ketë

MESAZH BREZAVE QЁ DO VIJNЁ

Ju bijtё e njё etape tё sapolindur
ju qё s’kishit fat tё ishit atё ditё
ju qё tek do vini nё kёtё botё
n’pavarёsi do keni mundёsinё pёr t’u rritё

Ju qё sapo tё belbёzoni ABC-nё
kushtimisht kёtё ditё kremtoni
ju bijtё e epokёs mё tё re shqiptare
pёrbotshёm gotat për pavarёsi cakërroni
 
Ju qё do mёsoni pёr kёtё ngjarje epokale
flitnju pasardhёsve pёr kёtё ditё me krenari
mburruni tok me brezat qё do vijnё
pёr kёtё datё tё shёnuar nё histori

Duke u mishёruar tё admirohet kjo ditё
shёnoni pёrjetёsisht kёtё festё n’kalendar
le t’jetё ky mesazh pёr brezat qё do vijnё
qё çdo pёrvjetor t’na vie si margaritar

ETJE SHEKULLORE

Sa e sa etje na kishin kapluar
n’periudhёn gati shekullore
orvatjet pёr t’i shuar
pёrherë zingjirore

Padrejtёsisht na kishin copёtuar
fuqitё e mёdha botёrore
po denjёsisht arritёm tё sfidojmё
etjen qё gati ish bёrё shekullore

N’vazhdimёsi ballafaquam etjen
pёrmes pёrpjekjesh titanike
me sfond tё qartё pikёsynimesh
pёr t’shuar kёtё etje pikё pёr pike

Edhe durimin patёm në gji
pёrgjatё rrugёtimesh gjembore
deri sa agoi dita e jonë
ta shuajmë etjen shekullore

NЁNTORI I DYTЁ

Nёntori i parё i shqipeve
para 95 vjetёsh kish ngjarё
atёbotё kur n’Vlorёn heroike
kremtohej edhe pse tё ndarё

Nё ditёn e 17 shkurtit
bota nga ne kish drejtuar sytё
shqipet t’bashkuara nё njё fole
po kremtonin nёntorin e dytё

Pritja ish shndёrruar nё nocion
e nocioni ish shndёrruar nё durim
se kjo ditё herdokur do tё lindё
bashkёrisht do na gjejё n’kremtim

S’ka fjalё as ndjenjё qё pёrhapet
ta pёrshkruan emocionin
nga gjithё ato togje gёzimplotёsh
njё lindje tё dytё tek po festonin

DITA E PAVARЁSISЁ
(Ditёn e shpalljes)

Dita e shumёpritur për Kosovën agoi
kёmbana e pavarёsisё n’katёr anёt trumbetoi

Pёrzemёrsia shqiptare kudo po dilte nё pah
petku kuq e zi po valёvitej gjithkah 

Kosova e shumёvuajtur shpalli pavarёsinё
skёterrёs i fali dritё liridashёsve lirinё

Acari shekullor n’kёtё ditё po perёndonte
n’qiellin e mёvetёsisё njё diell lirie rrezonte 

Kёnga pёr pavarёsinё aq thekshёm kumboi
lajmi pёr ditёn e shёnuar rrufeshёm jehoi

DITA E PAVARЁSISЁ
(Njё ditё pas shpalljes)

Edhe njё ditё pas shpalljes
Kosova n’petkun festiv agoi
kudo kёngё, valle e hare
e kremtja pa pra vazhdoi

Njё ditё pas shpalljes
njohja kish nisur t’merte dhenё
Kosovёs i ngarendnin urimet
se po sendёrtonte folenё

Askush s’e kishte besuar
as edhe s’e kishte pritur
se Kosova do t’njihej aq shpejt
pavarёsia do t’i bёhej e ndritur

Gjithçka po shkonte mbarë
ashtu siq ishte e paraparё
Kosovёs i lindi njё kremtё mё shumё
njё datё e re u shtua n’kalendarë

BIMA E PAVARЁSISЁ

Toka e Kosovёs
Me vite ishte ujitur me gjak
Mbijetoi me dhembjën në palcë

Bijtё dhe bijat e saj
Qёndruan edhe pse tё masakruar
Për lirinë e dëshiruar

Bima e atdhedashurisё
Ishte mbjellur në tokёn dardane
Deri nё agun e lirisё

Kallinjtё e lirisё
U poqën një ditë
Me bukë të pavarësisë

LOTЁ GЁZIMI

Kosova brenda ditёs
n’amfiteatёr ishte shndёrruar
ç’peizazh i ngrohtë
dorë për dore shqipet duke vallёzuar

Orё e ligё po perёndonte
pёr t’mos u pёrsёritur kurrё
lotё gёzimi sa shumë lotë gëzimi
po rrjedhnin si gurrё

Gojё tiranёsh po shqyheshin
klithmat po shterronin
kohë e korbave perëndoi
çaste hareje po agonin

Shkallёve tё amfiteatrit Kosovё
shqipet nga çdo anё defilonin
ёndrrёn shekullore
syqelё po pёrjetonin

DURIM

Sa gjatё pёrballuam
e s’guxuam as tё ofshajmё
as kur u torturuam qelive
dimrave tё pafund
as kur u goditёm pёr vdekje
pranverave tё vonuara

Sa dhimbje duruam o Zot
gjithё ato dhimbje tё padurueshme
kur gjakatarёt
ndriçonin udhёt e tyre tё pakrye
duke ngjyer gjak shqipesh

Ah! se veç toka arbёrore
duroi edhe çka s’durohet
e pёrbiu çka s’pёrbihet
deri sa agoi dita e dritёs
dhe qielli blu
u stolis ne petkun kuq e zi
zbardhi dita
kur ofshamat zёshterrura ndёr dekada
u zёvendёsuan me klithma urimesh

PA FJALË

Male e fusha tё stolisura
si nuse pavarёsie

Karvanё tё tёrё krushqish
po hapёronin nё dasmёn e madhe

Tё vetmet shenja orientimesh
rrёketё e gjakut tё derdhur ndёr vite

I vetmi pishtar i rindezur
urimi pёr gёzimin e kёsaj dite

E vetmja fjalë mund t’llogaritej
pushtimi dyngjyrёsh i kaltёrsisё

URIME NGA MЁRGIMI

Çdo gjё rrjedh si lumё
e s’ndalet
malli pёr atdhe
se ç’ndezet e kallet
nga atje
ku ndjen veq erё myku
e e ke pёrher terr
ku as gjumi si gjumё s’tё merr
nga atje
ku nga gjumi zgjohesh
i pazgjuar
i pёrgjumur zbardh nё agim
dhe me padurim
dёrgon njё urim
pёr ditёn
aq tё shumёpritur qё erdhi
dhe shqeu errёsirёn
tokёs mёmё t’ia falё lirinё
e qiellit kaltёrsinё
nga atje
ku si fёmijё trandesh nё gёzime
dhe dёrgon plot urime
pёr ditёn
qё shqeu errёsirёn
e njё nate kaq tё gjatё
si n’shtёrngatё
pёr ditёn
qё u pёrcoll me uratё
dhe pavarёsinё na solli dhuratё

EVROPA U VETЁDIJЁSUA

Evropa
çeli sytё mё nё fund
pёr t’na pёrkrahur si kurrё mё parё
edhe pse me ndёrgjegje t’vrarё
pikёllimin na e shndёrroi nё gёzim
e kёngёt e vajit nё himn

Ne zemёrplagosur e shpirtvrarё
ishim gjithmonё
e ty Evropё t’ra ndёrmend
t’vetёdijёsohesh aq vonё
po mё mirё vonё sё kurrё
para se kjo tokё
t’shndёrrohej nё shkurrё

Tash qё u vetёdijёsove
e lapsusin shekullor pёrmirёsove
krijove rastin
qё n’kёtё tokё
tё lёshojё rrёnjё liria
e tё ngre shtat Arbëria

KOSOVЁ JAM

Edhe pse
kur gёzohem pikёllohem
e kёnga m’bёhet vaj
nga dhimja dot s’qaj
vuaj nga mjerimi
po e jetoj njё sprovё
se jam Kosovё

Edhe pse
kur ngopem uritem
e s’kam as drith nё hambar
prap e quaj veten shqiptar
vuaj nga skamja
po e jetoj njё sprovё
se jam Kosovё

Kosovё jam
edhe n’ditёn qё sot zbardhi
e bukёn e nesёrme na e fali

VAPЁ NЁ ACAR

Erё e fortё se ç’fryente
bёnte aq tё ftohtё
s’ndalej vallja as kёnga
se shpirtrat ishin t’ngrohtё

Retё e zeza zhdukeshin
diell me dhёmbё po nxente
buza dridhej nga t’ftohtit
pa pra kёndohej n’kremte

Akulli po shkrihej
n’kёtё ditё pёrcjell me acar
ndjehej sikur vapё mbretёronte
festё kishte kombi shqiptar

AMANETI

Kur nёna mё tha:
- urime pavarёsinё, biri im
e gёzofshim pёr jetё e mot
sytё se ç’mu mbushёn me lotё
kur mё ra ndёrmend
sa e sa bashkёkombёs tё mi
kёtё ditё kanё ёndёrruar
si ne sot pёr ta pёrjetuar

N’ato çaste gёzimpikёllimi
veten se ç’e ngushёllova
atyre qё kishin vdekur syqelё
tek ju drejtova:
- qё sot, o ju ёndёrrimtarё
pushoni n’pёrjetёsi tё qetё
se atdheu ju ka prore nё mend
e amaneti juaj shkoi nё vend

URIMI NGA VLORA

Qysh prej nёntorit tё parё
Vlora u hijeshua si kurrё mё parё

Ismajl Qemali u paraqit n’ballkon tё shtёpisё
uroi Isё Boletinin pёr ardhjen e pavarёsisё

Ashtu si ç’kishte uruar e gjith shqiptaria
kur mё 1912 n’Shqipёri agoi pavarёsia

Historia mё 2008 u rishkrua
njё copё dhe e shkёputur atdheut ju bashkua

Vlora pёrshёndeti Prishtinёn nga larg
krushqit i erdhёn asaj varg e varg

Kremtja e pavarёsisё n’kёtё ditё u pёrsёrit
mёmёdheut i lindi njё nёntor i dytё

Kaq u bёri vlonjatёve t’pёrshёndesin me dorё
kremtё e dyfishtё si n’Prishtinё edhe n’Vlorё  

URIMI NGA KRUJA

Uroi edhe Kruja e epopesё sё Skёnderbeut
pёr dasmёn e madhe t’mёmёdheut

N’Tiranё, n’Shkup e n’Prishtinё
Gjergj Kastrioti pёrgёzoi pavarёsinё

Pas shekujsh tё tёrё Kruja priti Skёnderbenё
urimi pёr pavarёsinё sa shpejt mori dhenё

Sa krenar qё u ndje n’kёtё ditё heroi
edhe amaneti i tij nё vend sot shkoi

Si njё trung i vetёm shqiptarёt tё bashkuar
ngarendёn urimet edhe nga Kruja e bekuar

URIMI NGA PREKAZI

Dielli nxeu mbi Prekazin legjendar
Jasharajt sot, se ç’u ndjenё krenar

N’ballё t’oxhakut si gjithmonё i pari
uronte kryekomandanti Adem Jashari

Urimit edhe Tahir Meha ju kish bashkangjitur
kёtё ditё ç’prej kohёsh Prekazi ka pritur

Nga ky vend gjakatarёt ishin nishan
u tregua si luftohet e vdiset pёr vatan

N’kёtё vend dardaniot u ngrit flamuri kombёtar
u pёrsёrit Kruja e Vlora jasharajt u bёnё pishtarё

LAJMЁTARI I LIRISЁ
(Uiliam Uokerit)

Ç’rastësi
para dhjetё vjetёsh nё t’njёjtёn stinё
lajmёtari pёrhapi lajmin e sё vёrtetёs
e pas dhjetё vjetёsh uroi pavarёsinё

Ç’rastësi
para dhjetё vjetёsh po nё muajin Fror
lajmёtari pёrhapi lajmin nga Reçaku
ç’rastësi urimesh n’pёrvjetor

USHTARI I PAVARЁSISЁ

Sa hije tё kishte koburja
po edhe qёndrimi stoik prej ushtari
sa shumё prite e pёrcolle
si n’luftё edhe n’kremtё ishe i pari

As vet s’e kishe besuar
se gjithё ata krushq do t’bёjnё nder
do t’pёrkulen para teje
si n’luftё edhe n’kremtё do ishe me faleminder

Jo vetёm Orllani, Llapi e Gollaku
po edhe Kosova mbarё
thirri emrin tёnd n’ditёn e pavarёsisё
si n’luftё edhe n’kremtё ishe dhe mbete ushtar

 



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •