Një përmbledhje e dashur për të vegjël nga suedishtja në gjuhën shqipe
| Wednesday, 03.04.2009, 09:41 PM |  

Botime të reja:

Një përmbledhje e dashur për të vegjël nga suedishtja në gjuhën shqipe

Ulf Löfgren: ”Libri i madh për Lushin e vogël” (Lilla stora Ludde boken), Shtëpia Botuese Apec, Suedi 2009.

Përktheu nga gjuha suedeze në gjuhën shqipe Rizah Sheqiri.

”Libri i madh për Lushin e vogël” nga Ulf Löfgren është një përmbledhje që në vete përmbanë pesë nga librat e serisë së librave për Ludden (Lushin) ; Lushi, Lushi dhe Dikushi, Lushi dhe Lushja, Lushi dhe Arushi i Prapë dhe Lushi gëzohet.

Ulf Löfgren është padyshim njëri nga emrat më të njohur të letërsisë suedeze për fëmijë. Ai përveq që ka shkruar shumë libra të njohur për të vegjël, i ka bërë edhe ilustrimet e tyre. Kështuqë librat  dhe ilustrimet e tij tashmë janë bërë aqë të dashur për fëmijët suedez dhe më gjërë, sepse librat e këtij shkrimtari janë përkthyer edhe në shumë gjuhë të tjera. Ai e njeh mirë botën e fëmijës dhe për këtë edhe librat e tij janë pëlqyer e vazhdojnë të pëlqehen nga shumë fëmijë. Shpesh herë ai shkruan me një dozë humori, gjë që shkrimet  e tij i bënë edhe më të afërta dhe më të dashura për lexuasit e vegjël. Poashtu edhe ilustrimet e tij janë shumë të ngrohta; plot kolorit dhe mjaft të dashura nga fëmijët.

Ulf Löfgren që nga viti 1984  u bë shumë i njohur sidomos me ciklin e librave të tij për Ludde-n (Lushin). Por, ai është i njohur edhe me serinë e librave të tij për Albinin dhe me shumë e shumë libra tjerë për më të vegjlit.

Libri ”Libri i madh për Lushin e vogël” nga Ulf Löfgren është menduar për t’ua  lexuar fëmijëve të moshës 3 deri 5 vjeçare, por me kënaqësi  këtë libër do ta lexojnë edhe fëmijët e moshës parashkollore e shkollore  atëherë kur ata vetë ta kenë mësuar leximin.


Rizah Sheqiri

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •