Milazim Kadriu: Poezi të një sinteze të bukur jetësore
| Saturday, 03.14.2009, 03:25 PM |  

Poezi të një sinteze të bukur jetësore

Nga Milazim Kadriu

Si edhe shumë libra të tjerë të autorëve të ndryshëm edhe libri "Kornizat e burgut" i Fatmir Halimit na vjen pas një shtegtimi të gjatë jetësor drejt kaheve të lirisë, si një sintezë e bukur jetësore, krijuese, e ku gërshetohen arti dhe jeta ,e që të dyja kanë një pikësynim, të bukurën dhe lirinë.
Të gjitha poezitë në librin "Kornizat e burgut" ndonëse të ndara në katër cikle, kanë lidhmëri në mes veti dhe si të tilla na japin një tërësi të pashkëputur duke përshkruar realitetin jetësor të atyre viteve të okupimit të egër serbosllav.
Që në ciklin e parë –"Kornizat e burgut", Halimi paraqet vuajtjet e popullit shqiptar brenda asaj kohe.Ai mundohet që të gjejë formë dhe mënyrë që t`i thyejë ato korniza dhe populli të shpëtojë nga vuajtja.Por,dhuna është e madhe, këtë e përshkruan edhe në poezinë "Deshifrimi i vuajtjes":
"shfletoj dosjet
njëmijëherë i dënuar
që të jetoj me dhembjen
dhe plagën e ndezur në mua
hapësirës difuze
vendenis-naissus, apolloni-durrakium
kërkoj deshifrimin e vuajtjes
arrij në lidhshmërinë
e proceseve të montuara me tragjikën e fatit."

Nga e gjithë kjo ai sheh se çdo gjë sillet në një rreth virtuoz dhe çdo gjë brenda kornizave të burgut mbulohet nga silueta të zeza, ku tani është vështirë të ruhet egoja,uni, gjuha. Këtë e thotë në poezinë "universi im", ku pyet:
"si t'i ruaj
pa abetare leximi
pa mjete komunikimi..."

Edhe në ciklin e dytë –"Portret" nëpërmes disa poezive , ndonëse të kushtuara njerëzve të caktuar, Halimi paraqet vuajtjet e pothuajse të gjithë shtresave. Ai ndjen dhembje për profesorin i cili mban familjen duke shitur gjësende, të cilin siç thotë autori në poezinë "portret për mikun"-: "çdoherë e takoj me të njëjtën strajcë", se vetëm kështu mund të sigurojë kafshatën e bukës për fëmijët e tij. Jo rastësisht ai në këtë cikël, një poezi e titullon edhe "Portret vdekjeje", kurse në poezinë "e diel" ku fëmija pyet se kur do të jetë e hënë, figurativisht poeti na përshkruan gjendjen e statuskuos, kur gjithçka institucionalisht ishte e shuar nga okupatori, e pasojat i bartte edhe fëmija duke mos vijuar shkollimin.Dëshirën për të dalë nga kornizat e burgut me çdo kusht si dhe përpjekjet për t`i thyer ato korniza nga jashtë, i përshkruan në ciklin e tretë të librit të titulluar "dalja". Në poezitë e këtij cikli poeti na e paraqet kohën sa ishte jashtë atdheut, por që edhe atje e mundonte çështja e bashkëkombasve që kishin mbetur brenda atij burgu të quajtur Kosovë. Ndonëse kishte menduar se kontributi i tij nga atje do të jetë më i madh, ishte penduar sepse nga atje ishte më vështirë të veprohej në këtë drejtim. Kornizat e burgut më lehtë do të thyhen nga brenda sesa nga jashtë , këtë e thotë edhe në poezi. Gjatë asaj kohe ai mundohet, që çdo pjesë të natyrës ta krahasojë me ndonjë pjesë të vendlindjes, por ajo ishte e vështirë sepse realiteti ishte krejt tjetër.
Të gjitha poezitë, siç thotë poeti, janë të krijuara në harkun kohor 1993-1996, kur ai ishte në atë moshë, që, edhe përkundër të gjitha vuajtjeve nuk mundtte t'i ikte dashurisë. Mirëpo edhe në këto poezi të ciklit të katërt të titulluara "pak dashuri" na e paraqet se si të rinjtë edhe përkundër dashurisë së madhe, kanë humbur të dashurën si shkak i kohës së okupimit, duke marre rrugë të gjata të mërgimit, rrugë me plot ndarje, dhembje e lot, me shpresa për takime, po që nuk janë realizuar asnjëherë ! Poezitë e këtij libri ruajnë një frymë të përbashkët kohore e krijimi tematik . /e arti./
Ato paraqesin një realitet i cili ka qenë i ashpër dhe më i rëndë se plumbi. Paraqitet ushtrimi i krimit e i sadizmit pushtues barbar e gjakatar me system, ushtarak e policor të Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës.Rrëfimi i këtyre poezive ngërthen dramatikën shqiptare në përpjekje për liri nga njëra anë , dhe mekanizmat e pushtuesit mbi popullin në anën tjetër.
Në poezitë e Halimit vërehet se ai bën gjithçka për të dalë nga ato korniza të burgut, e për të rrugëtuar kah liria.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30