Fatmir Halimi - Kapitulli "Pak dashuri" nga libri Kornizat e burgut
| Saturday, 03.14.2009, 10:28 AM |  

beti

rastësisht u takuam
në trenin që bartte fatin tonë

atë ditë
unë të mësova gjuhen e gishtërinjve
ti më mësove gjuhen e dashurisë
unë të flisja për revolten mllefin
ti më flisje për bukurinë e jetës
unë qaja për universin tim të robëruar
ti qeshje për fatin që të takoi me mua

dhe rastësisht u ndamë
unë me peshen e vuajtjeve mbi supe
ti me shpresen që do të takohemi përsëri

eh beti
çka mbeti nga ne të dy
netë të gjata mbështjellë
në zjarrin e dashurisë
apo vetëem një pikë kujtimi
se u deshëm një ditë.

një dashuri e ikur

iku e zbres andej lumit
betin se shoh më
e zjarri I dashurisë
lind apo shuhet në mua

asgjë s’pëson metamorfozë
një dashuri e ikur
një vdekje e përsëritur

hapësirës së fjetur bart veten
me kujtimin e shterur
ende e kërkoj betin

gjurmë hiri

mbi urë takohemi
e ndahemi me pjesë të njëri-tjetrit
nën sqetull

gjurmë hiri nëpër atë që kaluam
degë e këputur loti

prapë mbetet kujtimi
edhe pse ndajmë gurin
e zbresim harrimit

tash mbaj gotën e zbrazur në duar
hapsirës së mjegulluar djeg ëndrrat
urrej dashurinë.

miti për dashurinë

hije muri më ndrydhin
kornizave të nostalgjisë
ndizem zjarr

të dua edhe vetëm për një fjalë
për një buzëqeshje
për një shikim
„e dashur"
këtë emër me peshë guri
e shkruaj me gjakun tim

e në majë të olimpit
lind miti për dashurinë.

vetëkënaqësi

erë livando
në kafiterinë ‚’muzgu;
me ngjyrmim nga rrezet konkave e konvekse
pluhuri i kristaltë shkelqen fluoroshent
ajo të vetmin ushqim-opium e mbërthen në gojë
shikimi i vërbohet në errësirë
gjërat rreth saj sillen në elipsë
muzikën e dëgjon si nëpër labirinth

pse merr hashash për vetëknaqje
nuk është lavire
dhe ngritet pezull mbi tavolinë
në shpejtësi zhvishet
aktron
e marrëzisht ia vret vetes bukurinë.

afërsia e largësisë

për herë të mbramë
pranë bistricës u takuam
shëtitëm kalldrëmeve të vjetër
për ndarjen vetëm heshtëm

dhe ikëm nga njëri-tjetri
me kujtimin e mbetur

e tash sa herë ndjej mall
unë e fotografia jote shikohemi


beti largësitë janë shumë të afërta
nëse edhe njëherë më thua "të dua".

pa dashuri

si është e mundur
të lind për dashurinë
të vdes për dashurinë
prapë të rilind
e të jetoj pa dashuri.

të dua

me lotin e ngrirë
në fytyrë
rrova mjekrrën
preva flokët e gjatë
pastrove dhëmbët
nga shiqielli im
dola krejt lakuriq

që të filloj diçka të re
gjymtyrët duhet të lëvizin ndryshe
gjuha tjetër gjuhë të flas
të mos mendoj si kam menduar me parë

e unë gjithçka e bëjë si dikur
asgjë nuk ndryshoj
vetëm koha shkon
e plakem
duke shkruar në gjethë dushku
"beti ende të dua".

pak dashuri

brenda mureve të errëta
në vegimin e qirinjëve
shikoj fotografinë

sa larg e sa afër je
në fijen e kujtimeve
beti me mbetet edhe pak dashuri.

kthimi

u ktheva nëpërt ata trotuarë
e rrugë të bulevardit

ti nuk ishe aty
as buzëqeshja jote
gdhendur në statujen e lagjes

ndoshta të vrau dalja ime.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •