Cikël poetik nga Hajdin Morina (III)
| Sunday, 04.05.2009, 11:03 AM |  

KUSH QANTE NË SPITAL

(Bijës sime, Arbianës, që në lojë theu krahun e majtë, dhe ia shëroi me sukses dr.Isa Kaliqani)

Ai zë
Nuk ishte zëri yt
Ai vaj
Nuk ishte yti

Nuk të kisha dëgjuar
Tek qaje kurrë ashtu
As kur zgjoheshe
E trembur nga ëndrrat
As kur të humbte kukulla
Në barin e livadhit
Pranë shtëpisë afër malit
As kur frikësoheshe
Nga mjegulla dhe nga qentë

Nuk ke qarë kurrë ashtu
As kur shpeshherë pa dëshirë
Të kemi lidhur në djep

Më thuaj Arbianë
Sa ëndërrove sa u lodhe
Tek mundoheshe kot
Të shfletoje Abetaren
Të krihje flokët e kukullës
Dhe flokun tënd
Me dorën e thyer

Pas gjithë asaj dhembjeje
Pas operacionit
Pas ëndrrës që ke parë
Tash kur je mirë
Dhe Botën e përqafon
Me të dy duart
Më bën pyetje me copëza ëndrre

Më mbulon me heshtje

Babi mjekët a ngjiten në qiell
A e kapërcejnë ylberin

Doktor Isa
Ku e mori barin
Që ma shëroi krahun

Më pyet Arbiana
Tash kur nuk ka dhembje
 E Botën e mbush me buzëqeshje

Tash kur me të dy duart
Kreh flokët e vet
Dhe të kukullës

Thur pëlhurën më të bukur
Për shpirtin e njerëzve

DETI NUK KISH HARRUAR

(Poetit Rifat Kukaj)

Bajlozi as vdekja e zezë nuk doli në breg
Se deti nuk kish harruar
As e bukura e Ulqinit
Dhe nuk ra vjeshtë aspak mbi plazh

Poetit çdoherë i dhemb diku
Dhe vetëm pak është shtrirë
Numëron hapësirat planetet e poezisë
Vetëm pak është shtrirë
Pastaj është në Prishtinë nën Mollë e rrëzë Gurit
Maleve për në Krujë drejt Janinës kah  Arta
Me poezi-liri mbështjell gjysmëqiellin arbëror
Copëzat e tokës së copëzuar
Prandaj je e vogël Drenica ime e madhe
Krejt të kam dhembje krejt të kam zjarr
Qan në Ulqin poeti qesh e qan

Pastaj dielli përpiu retë u hap perdja-qiell
Adriatiku ia shprushi dashurinë nëpër dete
Gjergj Elezit të Ri
Ai vetëm pak është shtrirë
Të mos bjerë kurrë planeteve të poezisë

FJALËT ARBËRISHT

Fryj moj erë
Me fjalët e Kryetrimit
Të zotit Tatë
E të zonjës Mëmë

Pusho moj erë
A bëhen varret në det
Pusho ta prekim tokën
E të qajmë për Nënoken

Një qiell lirie krijohet
Dashuria rilind
Kur shprushin zjarrin
Fjalët e Arbërisë

MBRËMË

Nxora nga një gur
Në të gjitha malet e mia
Mora nga një gur
Për të moçmin Mur

Dhe Nata u plagos
Muret më nuk rrëzoheshin
Urat më nuk dridheshin

Atdheun e mbusha
Me zhaurimë gurësh
E mjeshtërish



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •