Ekrem Ajruli: Erë Arbërie (Cikël poetik)
| Thursday, 04.23.2009, 07:44 PM |  

LYPËSI

Duart shtrirë kah shpresa
Sytë përplot melankoli
E rrahin erërat pamëshirë
Kurrë nuk gjen ngrohtësi

Çdo natë i lind shpresë e re
Trastën plotë Zoti të dhashtë
Skutat ka atdhe
shtëpi shtratin me Kashtë.

KASTA

Kasta juaj është e fortë
Nga fjalët kurrë nuk skuqet
Vidhni sa të mundeni
Për një sharje
Mos ndërroni huqet

ORË LETRARE ME SHTATË BULLGARE

Ditën rrugëve brohorasim
Për ideale kombëtare
Në mbrëmje në bordello
Organizojmë karnavale
Të barnatorja skaj pazarit
Farmacisti për barna
Të ofron dy rasa varri
N'Amadeus restorant
s'dëgjohet muzikë
Në vend të artit
Për brekët shitet llastik
Më tej në bodrum
Dy poet dhe shtatë bullgare
Mbanë një orë letrare
Skënderbeu nuk e pa
Varnën kurrë
Stërnipat ia plotësuan
Amanetin
Varnën e sollën këtu

INKUBATORËT POLITIK

Pus pafund
profilesh
të ndryshëm
tregtarë
matrapaz
hoxhallarë
letrar
drejtor burokrat
ministër lugat
shefa biznesi
klane interesi
krijesa ekzotike
që preferojnë heshtjen
vetëm kërcëllimë
e karriges
ua zgjon kureshtjen
politikan butak
nënë sqetull mbanë
shtatë a tetë bajrak
rrofshin
inkubatorët politik
shpëtimtar të miletit
depo kukullash
të pushtetit

KANDARI POLITIK

Sa të ik acari
E të vijë vera
Forcat politike
Dalin shpejt nga shpella
 
Me flamuj në dorë
Sulen në kafene
Mbanë fjalime t’zjarrta
Betohen në atdhe

Në fund të fjalimit
Siç e kanë adet
Telalli prezanton
T’bukurin deputet

Është patriot
Burrë me karar
Bëmat e tij
S’maten me kandar

Eh kandar i mjerë
Ku e din çka mat
Sot shtirret engjëll
Nesër del lugat

Po të votojmë
Zotin deputet
Do të pimë red bull
Kokainë kualitet

Do të sjellë marlboro
Heroinë azie
Tesha të mëndafshit
Na sjellë prej indie

Ne rimë e dëgjojmë
Dhe luajmë qepallat
Pyesim kush janë këta hajvanë
Që s'u durohen kopallat

ERË ARBËRIE

Unë nuk njoh lider
As ngjyra partie
Tokës time të shenjtë
Dua t’i vijë erë Arbërie

Nuk më hyjnë në punë
Biznes e kontingjente
Atdheu im i shtrenjtë
Vlen sa pesë kontinente

S’më ngazëllojnë aspak
Kostum e kollare
Zemrën ma bën mal
Bardhësi e qeleshes shqiptare.

AMANETI

Poezi e lexuar në Opojë me rastin e 130 vjetorit të LSHP-së

Hej Ymer Prizreni
ç’është ky amanet
në këto ditë qershori
në Zgatar pse më thërret

në pyet për Pollogun
e kam lënë rrëmujë
grinden bajraktarët
për kolltuk të huj

grinden bajraktarët
hekur brejnë me dhëmbë
mbi amanet dëshmorësh
shkelin me dy këmbë

më thuaj Ymer Prizreni
pash perëndinë
me burra të tillë
do t’bashkojmë Shqipërinë

ka djem shqiptaria
që s’përkulen kurrë
mblidhen për atdhe
digjen për flamur

ja tek vinë tribunët
radhitur në radhë
ja T.Sinani, ja R. Beqiri, ja M. Aliu
u prin Haxhi Ymeri
mbi gjokun e bardhë

do të mblidhemi këtu
sa herë të jetë nevoja
kala shqiptarie
nëpër shekuj Opoja



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •