Kurtesh Veliu
| Friday, 05.01.2009, 06:52 PM |  

Kurtesh Veliu
Kurtesh Veliu
Kurtesh Veliu u lind më 3    shtator 1952 në fshatin Depcë,  komuna e Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Caravajkë, gjimnazin në Preshevë, kurse Fakultetin e Shkencave Matematiko-natyrore, Dega e Gjeografisë, në Universitetin e Prishtinës. Pos profesionit, të cilin e do shumë dhe e kurorëzon me suksese në shkollën ku punon, një përkushtim  jashtëzakonisht të madh ndaj atdheut  dhe ndaj vlerave materiale dhe shpirtërore të tij, e ka  kultivuar me nxënësit e tij. Ai fuqimisht  e ka dëshmuar që atë ditë kur me vetëdëshirë i është bashkangjitur Njisitit Gueril  të UÇK-së -Zona Operative e Karadakut.
 Kurtesh Veliu e do shumë natyrën e atdheut, prandaj në të i gjenë motivet për krijimtari letrare
 Bleta, për të, është simboli i zellit dhe përkushtimit për punë. Kësaj krijese të natyrshme,  Kurtesh Veliu, ia ka kushtuar  pothuaj tërë krijimtarinë e tij letrare.

Veprat letrare:

“Zgjoje të trazuara”, Prishtinë 1995,
“Koshere të rinuara”, Prishtinë 1999,
“Mjaltë e pelim”, Gjilan 2004.

Me veprat e deritashme, Kurtsh Veliu, ka krijuar një individualitet në krijimtari me stilin e tij origjinal që e përdor, duke qenë personazhe të krijimtarisë së tij insektet e ndryshme.
  Është përfshirë në “Leksikonin  e shkrimtarëve shqiptarë 1501 – 2004''  të Hasan Hasanit, si dhe në panoramën e krijuesve letrarë të Kosovës Juglindore “Psherëtimë për tokën”Hysen Këqikut.
 “Kremte e madhe në Mjaltishtë” është vepra e tij e katërt.
 Kurtesh Veliu jeton dhe vepron në Gjilan.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •