Ahmet Selmani
| Saturday, 05.16.2009, 02:20 PM |  

Ahmet Selmani
Ahmet Selmani

Ahmet Selmani ka lindur më 7 mars 1965 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta për letërsi - në Universitetin e Prishtinës, ku i ndoqi edhe studimet postdiplomike.
Me krijimtari letrare nisi të merret që nga bankat shkollore, së pari duke botuar në revistat për fëmijë “Fatosi” dhe “Gëzimi”, e pastaj edhe në gazetën “Flaka” e në revistën “Jehona”. Më vonë punimet e tij nga fusha e letërsisë, kritikës letrare, si dhe studimit të letërsisë janë botuar në shumë revista dhe gazeta që dalin në mbarë hapësirën shqiptare dhe në mërgatë.
Një kohë të gjatë ka punuar si gazetar i kulturës në të përditshmen “Flaka”, pastaj redaktor i kulturës, redaktor i botimeve, komentator dhe, kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i saj.

Deri tani ka botuar këta libra:

“Poezia dhe individualiteti” (studim letrar - 1996,
“Tregu i djallëzisë” (tregime - 1998)
“Bashkëbiseduesit e mi” (intervista me shkrimtarë – 2000
 “Diskurs kritik” (studime, ese, artikuj - 2004)
“Mur i gjallë” (poezi - 2005), “Abeja e akullt” (poezi - 2009)

Përveç krijimtarisë letrare, merret edhe me përkthime. Deri tani ka botuar:

Drago Shtambuk: “Gishti i perëndisë” (Nga kroatishtja në shqip)
Drazhen Katunariq: “Kthimi i barbarogjenive” (Nga kroatishtja në shqip)
Rifat Kukaj: “Dreri me një bri” (Nga shqipja në maqedonisht)
Sali Bashota: “Nëse bëhem engjëll” (Nga shqipja në maqedonisht)
“Si të komunikoni me mediat” (Doracak për gazetarë) (Nga maqedonishtja në shqip) etj.

Është pjesëmarrës i shumë simpoziumeve, konferencave, debateve shkencore, si dhe i takimeve e i festivaleve brenda dhe jashtë vendit.
Po ashtu është edhe fitues i disa çmimeve letrare nëpër revista e gazeta, për poezi, prozë, kritikë dhe ese, si dhe fitues i çmimit për poezi më të mirë në Mitingun Poetik të Gjakovës (2006).



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •