Isuf B. Bajrami
| Saturday, 05.16.2009, 05:34 PM |  

Isuf B. Bajrami
Isuf B. Bajrami
Isuf B. Bajrami u lind më 08.06.1963 në fshatin Velekincë,  komuna e Gjilanit. Shkollën fillore tri vite i kreu në vendlindje dhe në gjilan, të mesmen në Gjilan,kurse studimet  në Universitetin e Prishtinës.Në Qendrën Rajonale për Studime Politike dhe Diplomatike pranë  Akademisë Diplomatike të Shqipërisë, më 2006 e mbaroi dhe e mbrojti temën “Epiri dhe përkatësia etnike e epirotëve”.

Pos prozës dhe poezisë, të cilin e do shumë dhe e kurorëzon me suksese, një përkushtim  jashtëzakonisht të madh ndaj atdheut  dhe ndaj vlerave materiale dhe shpirtërore të tij, e ka  kultivuar me aktivitetin e tijë në Lëvizjen Kombëtare ,Frontin e Rrezistencës dhe  Njisitet Guerile  të UÇK-së, Ministrinë e Rendit,TMK.

 Veprat letrare:

1.”Fushë e Timërive”- Poezi,1995

2.”Eklipsi” – Poezi,1997

3.”Një ditë më shumë në jetë,një ditë më afër vdekjes” – Prozë.1997

Prej librit të parë “Fushë e Trimërive”,deri në librin e dytë “Eklipsi”,autori ka shënuar mbresat e veta,në kohën e kryer të kaluar,që lypset të rizgjidhet Sot!

Mirëpo,rëndon dilema – kujtë t’i flitet?!

Sot,njerëzit, i aplaudojnë eklipsit – figurë qendrore në këtë përmbledhje.Për më tepër,ai që nuk i aplaudon,bie në sy dhe anatemohet.

Është kjo,edhe një ikje e re mitike,në Ditë të Sotme!Por,Zot ruana,kaloftë edhe kjo kohë,siç kaluan gjithë të tjerat.

Eklipsi,moto dhe figurë qendrore e kësaj përmbledhjeje na flet për njeriun,Prometeun e sotëm dhe për dilemat e pasprovuara,kurrë më parë.Se fundja,koha tjetër do të vijë dhe do të flasë vetë,sërish – siç ka folur herë pas here.Me këtë rast,sakrificat individuale e kolektive të grupeve kanë ndritur kohëpaskohe në Natën e Popujve në robëri.Po,pasi,megjithatë – miliarda yje në qiell rrinë të ftohtë e s’luajnë vendit,e një Yll-Diell i vetëm,biri i Zotit,natën e bënë ditë,biri i Zotit ardhtë edhe ndër ne.Me të do të vijë paqja,koha e re dhe Njeriu i Ri.

E ardhmja është – burim i forcës krijuese. Kjo është porosia gjenerale e autorit.

Me veprat e deritashme, Isuf B.Bajrami, ka krijuar një individualitet në krijimtari me stilin e tij origjinal që e përdor. Është përfshirë në “Leksikonin  e shkrimtarëve shqiptarë 1501 – 2004''  të Hasan Hasanit, si dhe në panoramën e krijuesve letrarë të Kosovës Juglindore “Psherëtimë për tokën” të Hysen Këqikut. Isuf B.Bajrami jeton dhe vepron në Gjilan.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •