KËKIMI I VALBERËS
| Saturday, 05.16.2009, 06:47 PM |  

(fragment)


-"Në errësirën dhe heshtjen e shurdhët që mbretron në pamjet konkave
dhe komvekse të skulpturës,kërkoj dukshmërinë tënde Valberë, edhe pse e di
që ti nuk gjendesh në atelien time të vogël, ku qëndrojnë trupat e
skulpturave të derdhura në bronz të gdhendura në dru e gur dhe pikëturat e
punuara në pëlhurë e mbi tavolinë fotografia e jonë e bërë gjatë shëtitjes
në periferinë e Gërminë antike.Valberë të pata thënë se skulpturës, përveç
gdhendjes në pamjen ballore,anësore e të prapme,më duket t’I jap frymë
,shpirt se vetëm atëherëe do ta mbijetojë monstrumitetin e kohës.Ti qeshje
me zë kumbues nga pamundësia që unë këtë trup të vdekur ta shpirtëzojë.Tash
që si pamje fizike më mungon,mundohem ta bëj qenësimin tënd në këtë
trup-figurë.Më kujtohet kur të thash se dashurionë për ta mbajutur gjallë
duhet të sfidojmë në latimet më të stërholluara të jetës.Ti prapë qeshje , e
unë inatosësha nga kakarismat e qeshjes sate,dhe mendoja se nuk po I merrë
seriozisht gjërat që po t’I them.Eh sikur ta shihja e ta dëgjoja edhe
njëherë atë qeshjen tënde.Por kur të lexiva poezinë besove në apstraksionin
e ndërtimit të gjërave dhe e ndjeve poezinë ,se thuhej diçka për ty,diçka
konkrete që kishte të bënte vetëm me ty,atëherë më kuptove se unë të dua.Ti
heshte ,ule kokën që në heshtje ta pranosh dashurinë.Valberë,ndoshta
gjindesh shumë larg nga unë,por të ndjejë shumë afër,dhe të dua si dikur
edhe tash njësoj…",dhe Astritin e zuri gjumi mbi tavolinë me sy hapur kah
skulptura e bashkekomunikimit të tij.
Agu I mëngjesit e zgjoi shumë të lodhur.Piu kafen dhe ndezi një cigare,me
fotografinë në duar doli nga dhomë,mbylli derën me një rrapëllimë pas, u
lëshua kalldremëve teposht për të dal në rrugën kryesore të qytetit.Binte
shi I imtë ,por nuk e hetonte nga mendimet e trubullta që kishte në kokë.Pas
sa viteve takon akulloreshitësen që në këtë vjeshtë të vonë shiste fara
edhe gështenja të pjekura në prush.Ajo e njohu Astritin,iu kujtua sesi ai me
Valberën krahpërkrah çdo mbërëmje bënte nga dy gjiro në këtë rrugë,dhe
ndaheshin me të puthura te rrethi I fontanës për t’u takuar përsëri në
mbërmëjen tjetër.U përshëndetën se edhe Astriti e njohu,por ajo ishte e
befasuar kur e pa me fotografi në duar,dhe e pyeti se pse e mbante aq fort
të shtërnguar.Astriti I tha si në shaka se më ka humbur ajo e dashura ime
dhe kam dalur ta kërkoj.Ai për t’I Ikur pytjeve të sajë bleu ca fara dhe me
një tung u largua nga ajo.Ecte mespërmes rrugës derisa një I njohur e
përshëndeti,ky vetëm ia kthej përshëndetjen dhe nuk e ndali hapin.Ai nuk e
ngathi më shumë vetëm se e shikonte çuditshëm nën ombrellë, derisa Astriti
nuk shihet më në sytë e tij.Nga një skutë I del përpara Anita ,shoqja e
ngushtë e Valberës,edhe me të kishte vite që s’ishte parë.Ajo u hodhë në
krahët e tij,e përqafoi,por edhe ky e shtërngoi fort nga malli që kishte
për të.Ai e shikonte Anitën ngadalë dhe me vëmendje,vrente se kjo nuk paska
ndryshuar fare,dhe mendonte se mos vallë Valbera ka ndryshuar e nuk do ta
njihte më.Shkëmbyen shumë fjalë, sikur brenda një minute donin të mësonin
gjithëçka për njëri tjetrin për të gjitha ato vite që s’ishin parë.Pasi u
qetësuan pak nga ngazëllimi,dëshira e malli që ndjenin,Astriti shumë I
koncentruar në sytë e Anitës dhe me duart sa vinin e shtërngonin më shumë
fotografinë ,e pyeti për Valberën.Ajo I tregoi se sa shumë kishte vuajture
Valbera ,kur a iku në mërgim."Sa ishim në shkollë qante çdo ditë për
ty,mandej mbaruam shkollën dhe pëlciti lufta, nuk u pamë më,vetëm pas
gjashtë muajve kur ikëm nga shtëpitë, u takuam në tendat që ishin ndërtuar
për ne në fushat e Maqedonisë.Ajo më tha se ia kishin vrar njërin vëlla
,kurse të tjerët kishin shpëtuar.Por ishte shumë e dërmuar dhe e lodhur nga
lufta e vuajtjet.Për ato pak ditë sa qëndrum bashkë ajo më foli vetëm për
ty,më thoshte se ende e dua ,se do ta pres,se e kam një ndjenjë që do të
shihemi dhe do të jemi prapë bashkë.Unë u ktheva këtu ,kurse ajo më tha se
po na transferojnë në një vend të huaj,dhe më nuk u takuam,ndoshta edhe ajo
është kthyer në qytet", përfundoi Anita duke e vrejtur se Astriti ishta
tretur në mendime.
-po ti si po gjindesh këtu ,e pyeti befas ajo.
-Nuk më ka mbetur asgjë ,pos kësaj fotografie dhe kujtimeve që kam për
Valberën,tha ai.Ndahen nga njëri-tjetëri me fjalët:tung shihemi-shihemi.
Astriti i humbur në mendime vazhdoi rrugën pa e ditur se ku do të shkonte
,se ku do të ndalet.pra pa cak e pa qëllim.Pasi kishte ecur pak u ndal pranë
një dyqani me fotografitë e modeleve në reklamë, i shikonte secilën një nga
një e me vëmendje,sikur bënte përgjasimin e këtyre fotomodeleve me
fotografinë e tij,apo mos vallë njëra nga këto mund të jetë Valbera.Aty
qëndroi gjatë sa që e kishte harruar veten dhe fotografinë që i lagte shiu
monoton.Nga ai marramendëth i mendimeve e largoi vijëzimi që bënte shiu në
xhamat e dyqanit.Atëherë mendoi për foton edhe veten që ishin nën
shi.Fotografia ishte bërë qull, nuk dallohet më asgjë,as kokat e tyre më nuk
shiheshin,sikur I kishin mbuluar flokët e gjata të Valberës nëse ishin ende
flokë ,apo vetëm disa vija dhe një kolazh ngjyrash.Ai sodiste se si
treteshin kokat e tyre dhe vijat e kafta në formën e flokëve të shpupuritura
të Valberës që i ngjallën një tjetër moment.
Ishte ditë e nxehtë ata laheshin në bazenin e Gërmisë.Astriti nuk
dinte not, por as Valbera.Ajo në shaka largohet për disa metra nga ai duke
lëvizur në majë të gishtrinjëve të këmbve dhe duart e ngritura lart I
thoshte se nuk po më mbulon uji.Ai I thoshte që mos të futej më thellë,ajo
qeshte ,e lagte Astritin me pikëlat e ujit dhe ikte prapa.Kur arriti në
pikën ku shkallëzohej bazeni që përmenjëherë merrte një thellësi prej tri
metrash,I rrëshqitën gishtrinjët dhe ajo u fundos, vetëm flokët i shihesin
duke I valvitur mbi ujë.Astriti horroi veten që nuik din të notoi dhe vrapoi
drejt saj si I çmendur për ta shpëtuar.Ajo duke u përpëlitur me këmbë e duar
kur I afrohet Astriti kapet për trupin e tij ngreh koken njëherë mbi ujë dhe
prapë zhytet, mandej ngritet Astriti,shikon përreth nëse kishte njëri që tu
ndihmonte,futet nën ujë dhe e shtyri lart Valberën.Në çastin kur ajo ngreh
edhe një herë kokën mbi ujë ,aty pranë ë saj ishte një njeri , I cili i
kishte parë se si këta të dy sfidonin vdekjen.Ai e kap për flokësh Valberën
dhe e tërheq jasht rrezikut.Astriti mbeti I fundosur ,mendoi se nuk do të
mund të shpëtoi,Në momentin kur I humbi të gjitha shpresat e mundi fobin e
vdekjes,që kurrë më nuk iu kujtua sesi ,por filloi të notoi dhe doli mbi
ujë.
Për tretjen e fotografisë ndjente të njëjtën dhimbje e trishtim sikur atë
ditë kur Valberës I valvitnin flokët mbi ujë.Por e kishte një ngushllim
,skulpturën në atelie,në të cilën kishtë punuar me vite që t’I përngjante
Valberës.Iku nga këta xhama pa fotografinë, pa Valberën që e kerkonte çdo
ditë në qytetin me shi.
"Të kërkova në kasollë ku ne takoheshim fshehurazi nga prindërit e
tu,në sallën e ligjeratave,në rrugë e në udhëtimet e mia, çdo kund që më
thanë se aty mund të jesh ti,e tash në agoninë e dashurisë çmallem me këtë
trup-figurë që e kam në atlie.Valberë të thoja se lumturia e jetës fshihet
në kuptimin e gjërave të thjeshta,e trajtave të formësuara, në difuzitetin e
iluzionit dhe që ta dish se të dua duhet të sfidosh mistcitetin e fatit.Ti
më thoje çka më duhet sfidimi I fatit se jam shumë mirë kështu me ty.Dhe sa
herë të pata thënë se bota monstrume është shumë e madhe dhe nuk sillet në
suplakë,ti çdo herë më thoje se është e madha aq sa janë të mëdhenjë sytë e
mi në zgavra.Valberë të thoja se…",dhe u mbyllen mendimet e Astritit edhe
këtë natë në letër të bardhë.
Të nesërmen shkoi në lagjen e përlloqur që kishte vetëm një rrugë të
ngusht në të cilen dikur jetontë Valbera.Ajo krejt befasisht ,disa metra
larg tij u shfaq në rrugë me ombrellën e verdhë dhe I buzëqeshte.Ky me sytë
e kallur në kërkim nuk mund ta bind veten edhe pse shihte ombrellën e
verdhë ,buzëqeshjen e saj plotë gaz, shiun e imtë, ,kalldremtë, shtëpitë në
të dy anët e rrugës,shtëpinë e saj aty lart.Krejt kjo pamje dhe momenti
ishin si dikur që për herë të mbramë ishin parë.Si mund të besonte Astriti
se pas gjithë atyre viteve takimi I përsëritet ekzakt në të njëjtin vend
,në të njëjtin çast.Ai fillon t’I afrohet ngadal,ajo humb ngapak prapa asaj
buzëqeshje.Dhe kur ai u bind se ishte mu pranë saj ,ajo u tret e tëra,mbetën
vetëm buzët e varura në buzëqeshjen e gravuar në statujen me ombrellë,që për
banorët e lagjes simbolizon shiun.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •