THIKAT NË MJEGULL (Tregim)
| Sunday, 06.14.2009, 03:44 PM |  

Sikur në magji të mjegullt rrugëtoja në rrugën e gjatë e të mundimshme… Mua më shoqëronin disa zëra të çuditshëm që më ngjallnin frikën… Duke ecur me shpejtësi arrita më në fund në një udhëkryq pa asnjë shenjë..!? Kërkoja ndonjë shenjë që do t’më udhëzonte drejt për ta gjetur rrugën e vërtetë, mirëpo e kisha shumë vështirë, sepse  majtas ulëronin ujqit e tërbuar, ndërsa djathtas lehnin qentë e  zgjebosur…!! Kthimin mbrapa në atë moment fare nuk e mendoja, sepse atje mbretëronte terri që ua verbonte sytë njerëzve,  prandaj i  obliguar isha që të eci drejt, në drejtim të hënës ku më pritnin me padurim yjet… Mirëpo, në atë moment të frikshëm një njeri i panjohur që fare nuk e shihja, më tha me cinizëm: "…Rrugën më të vështirë e zgjodhe…" U befasova tepër, ngase nuk shihja njeri afër meje, por pastaj e kuptova se më shoqëronte kipci im që nuk munda t'ia shoh fytyrën edhe pse kisha dëshirë…  
   Rrugëtimi më ngjante  pakëz më i lehtë, por prapëseprapë u befasova për të keq kur në periferi të qytetit të zbrazur rastësisht pashë njerëz të maskuar, derra, lopë, qengja… Mandej e pashë satanën duke e ngrënë mishin e qengjit të gjallë... Befasia kaloi në trishtim kur i pashë me sytë e mi thikat që bënin akrobacione në terrin tmerrues. Fluturonin magjishëm thikat në natyrë të mjegulluar..!! Gjithashtu i shihja thikat  sikur  në ëndërr, se si nguleshin në trupat e derrave, lopëve, qengjave, që piskatnin nga tmerri i thikave që ua merrte jetërat, ndërsa  korbat bënin fluturime tërbuese në drejtim të tyre edhe pse luteshin  për ekzistencë..!! Në natyrë e ndjeva frikën tmerruese nga  ajo që pashë, pastaj u detyrova të shtrihem mbi tokë sepse mund t'më qëllonte ndonjë thikë satanike… E shikova me frikë skenën tmerruese, mandej u stepa  për tokë kur e pashë satanën që vinte me rrëmbim kah trupi im. Kisha rëshqitur në një gropë të mbushur me ujë… Aty u bëra qullë nga uji dhe balta, por  nuk bëra zë kur kaloi në atë moment satana edhe pse  frymë merrja me shpejtësi frikësuese… Mandej u ngrita brof në këmbë, por çuditërisht sytë e mi e panë të mjegulluar kasapin e qytetit që po bënte tregti me satanën…!! Ai me disa njerëz të veshur me pelerina të zeza  e  mbushte  makinën e madhe me kafshë të mbytura…  Pas pak i pashë disa njerëz të tjerë me qirinj të ndezur në duar që po këndonin një këngë tepër të pakuptimshme. Kasapi në shpejtësi e ndezi makinën  tmerruese  dhe u nisë duke trazuar pluhur për t'i humbur gjurmët, ndërsa korbat fluturonin pa pushim duke bërë krraaa krraaa, mbi vendin e mallkuar ku thikat e bënë kërdinë më tmerruese mbi kafshët e pafajshme. Kur i pashë njerëzit që s'ua kuptoja këngën më parë, disi m’u  lehtësua trupi, prandaj dola me shpejtësi nga gropa që më kishte bërë qullë dhe në shpejtësi u nisa në drejtim të tyre. Duke u afruar papritmas u bë një tollovi e madhe, kështu që nuk shihja më kurgjë, por prapëseprapë isha më i lirë… Duke u afruar afër turmës, ata njëzëri thanë: "E therri në loçkë të zemrës…", mandej s'pashë më kurgjë përveç mjegullës që m'i terroi sytë.
    -Humbi dorasi - thanë njerëzit e shqetësuar që qëndronin mbi trupin e viktimës që lutej për jetë. Pastaj tjetri tha: " Ishte njeri shumë i mirë…”
    -Ndërsa një tjetër u drejtua me një zë pakëz më të vrazhdë, dhe  çuditërisht ai u drejtua drejt njerëzve me këto fjalë të pakuptimta ’’Ishte spiun, e ka tradhëtuar popullin, e ka dhunuar edhe të bijën e vet që ishte bujare… Ajo  nuk pajtohej me babain spiun…!!" Një tjetër njeri që e mbante mbi supe të mbyturin  filloi ta vajtojë sikur të ishte vajtojcë… Mandej turma njëzëri thanë: "Mjaft më e vajtove këtë njeri që s'po ia shohim as fytyrën nëpër këtë terr djallëzor…"
   Kolona ecte nëpër mjegull në drejtim të varrezave. Kufomën e bartnin përpara disa njerëz më të fortë. Bisedat monotone s'ndaleshin për të mbyturin nga dora e zezë që i humbi gjurmët nëpër mjegull. Dikush nga turma tallej me të vdekurin duke e sharë e njollosur me një fjalor të fëlliqtë, por mua më erdhi shumë keq për të vdekurin që njollosej nga goja e një qelbësire që s'ia shihnim surratin nëpër terr... Pastaj me një ton nervozizmi  i  thashë: "Si s'po të vjen turp nga perëndia", por ai menjëherë m'u përgjigj me fjalët: "A don që të fusim në arkivol së bashku me të vdekurin.. hi, hi, hii.. "
    -Jo, jo, i thashë…
    Pastaj pas një heshtjeje frikësuese, një grua e re më ndali për krahësh për t'ma treguar të vërtetën,  për njeriun e posambytur nga dora e zezë...
    U ndalëm ngadal pas turmës që të bisedojmë për së afërmi  me qëllim që t’mos na dëgjojë turma, mirëpo ata sikur për inatë, prapë njëzëri thanë:  “A dëshiron që të fusim në arkivol me të vdekurin..?? Ha,ha…”
    Pastaj më shkrepi në kokë një ide për të ikur nga turma, mirëpo gruaja që më shoqëronte, më tha: "S'bën pa e varrosur të vdekurin".
    U afruam para agimit në varrezat e qytetit… Gruan që më shoqëronte e njoha, sepse tani ia shihja fytyrën më mirë. Ajo ishte Lumja, që dikur ishte e imja, mirëpo në kohën e turbullt e rrëmbeu  një i huaj dhe iku pastaj në mërgim. Ajo më tërhoqi mënjanë kur e diktoi se unë isha shoqëruesi i saj, dhe më kapi rrëmbimthi duke më përqafuar e puthur magjishëm sikur ndonjë mace e tërbuar…Mendova se ishte çmendur Lumja ime që më pushtoi egërsisht, por ajo pakëz më ndryshe mendonte… E kishte nga malli, por unë nuk i besova trillimeve të saja në lojën e zjarrtë  të dashurisë që e përfunduam marrëzisht..!! Na kishin parë të përqafuar lakuriq varrëmihësit me pelerina të zeza… Edhe pse kërkova falje, prapë u turpërova para tyre, por ajo s'ndiente kurgjë, prandaj qeshej duke u arsyetuar se e kishte nga disponimi. Më dukej sikur të ishte e dëshpëruar tepër në jetë, por nuk di pse lëshova zemër në shpirtin e saj magjepsës, edhe pse e urreja për sjelljet e turpshme që më obligonin t'ia them përfundimisht lamtumirën…Pas pak erdhi hoxha i qytetit,  për ta varrosur të mbyturin që s'ishte spiun, siç thonin disa nëpër terr, as tradhëtar s'ishte…!! Për këtë u bindëm të gjithë, po ashtu u bindëm se ky njeri e kishte mbytur satanën, për arsye se satana i paska shpikur thikat dhe paska bërë kërdinë mbi kafshët e pafajshme..!! Ndërsa dorasi me dorë të zezë paska qenë vetë kasapi i qytetit që e mori hakun, sepse ia paska mbytur satanën, që e paska dashtur më tepër se gruan në jetë…


(Votes: 7 . Average: 5/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •