KOHË E SËMURË… (Tregim)
| Sunday, 06.14.2009, 03:48 PM |  

Në lagjen më të  madhe të qytetit ndodhte diçka e çuditshme,  ngjante  sikur të festonin të gjithë njerëzit e çmendur së bashku me minjtë dhe qentë… Ata festonin në terr e mjegull... Zhurma trishtuese vinte me rrëmbim, ngjashëm, sikur të bëhej tërmet i madh, prandaj në atë moment të ndërlikuar nuk munda të kuptoj në të vërtetë se çka po ndodhë..?! Pastaj, duke u bazuar në zhurmën e madhe që dëgjohej nga të gjitha anët, menduam se ndoshta po bëhet dasëm, apo ndoshta mos ka vdekur dikush nga të mëdhenjtë… Ma merrte mendja se ndoshta ka vdekur lugati i qytetit, që kishte vdekur më parë në kohën e tymit nga hija e vet..?!
-Jo jo, nuk ka vdekur… Më  tha njeriu i pa njohur, por bëhet dasëm e madhe, martohet trimi i bjeshkëve që vdiq duke mbrojtur vilajetin dhe tash është ringjallur, hi hi hi… Iku pastaj si qen i zgjebosur, mirëpo mua më tepër më frikësoi veprimi i këtij dreq njeriu që më magjepsi në vend, saqë mezi merrja frymë… Zhurma dëgjohej me të madhe, ndërsa rrugët ishin të zbrazëta, pa njerëz..!! Pas pak u ndala për ta shikuar orën, por s'e kuptoja në atë moment pse në orën e dorës sime një gjarpër vallëzonte..?! Nga befasia u stepa për muri dhe në shpejtësi e përplasa për tokë orën, për ta flakur gjarpërin, mirëpo nga vendi ku e përplasa orën doli një zjarr i madh, ndërsa nga zjarri doli një hije përbindëshi… Nuk mbaj mend kurrgjë për atë moment të ndërlikuar se çka më ka ndodhur, as zhurmën e tyre s'e kam dëgjuar..!! Por, vetëm një gjë e di se gjumi më doli në fushë larg qytetit..!! Pastaj një dridhje trishtuese e pushtoi trupin tim që s'mbahej në tokë. Nuk shihja kurrgjë nëpër terr, por vetëm dëgjoja zhurmën që vinte nga larg, prandaj nga shqetësimi i madh në atë moment më mbërthyen emocionet e zjarrta dhe nuk di pastaj pse thashë: “Koha vërtetë na qenka e sëmurë”!? Por, me thënë të vërtetën nuk e kuptova pse konstatimi im nuk u pëlqeu..?? Pse  ma ndërpreu bisedën shtriga plakë me flokë të thinjura, që i ngjante kudrës së shëmtuar, që atëbotë më dënoi që t'mos këndoj si dua unë…?! Shtriga plakë me dhëmbët e mëdhenj si të ujkonjës qeshej me të madhe, saqë zëri i saj ulëronte frikshëm…
     -Jo, s'jam ujkonjë, më tha, por jam shpëtimtarja jote !! Pastaj filloi të qeshet me zë të lartë e të frikshëm. Nuk di pastaj, si arriti t’më ledhatojë me duart e rrudhura..?! Me siguri arriti vetëm atëherë pasi më magjepsi me këngën e bukur të këngëtares së popullit që e simpatizoj shumë..!! Pastaj përnjëherë më humbi kjo krijesë e çuditshme, kështu që nuk dija më nga t'ia mbajë..?? Në drejtim të zhurmës nuk kisha guxim të shkoj, andaj vendosa të këndoj që zëri im të dëgjohet përtej maleve të larta… Duke ecur ngadal dëgjova një pëshpërimë, dhe kur e ktheva pastaj kokën mbrapa, e pashë një trup femre. Ajo ishte Nimfa e bukur që papritur më përqafoi, por frika nuk më largohej, sepse ende më parafytyrohej fytyra e shtrigës plakë..!!
    -Mos u frikëso, më tha ajo me zërin e ëmbël magjepsës.
    -Unë jam shpëtimtarja…
    -Mos ma lëndo zemrën. Unë s'të njoh, i thashë.    
    -Unë jam Nimfa, e kurorëzuar me ty..!! E di fare mirë se zoti na ka bashkuar në natën me hënë të plotë, më tha me nxitim. Në atë moment dridhesha nga ethet e ftohta që më kapluan…Pastaj e ndërpremë bisedën, ngase vinte zhurma e trishtë, kështu që filluam të ikim në drejtim të dritës. Atje na pritën engjujt… U gëzova pa masë kur i pashë njerëzit që i njihja. Aty ndodhej familja ime. Djali im, Iliri më përqafoi sikur valët e detit në trazim, ndërsa gruaja tepër e revoltuar më qortoi… Nuk e kuptova, pse ishte aq tepër e hidhëruar gruaja në mua..?! Shikova mbrapa, por nuk e vërejta më Nimfën, prandaj u rrënqetha nga befasia trishtuese dhe nuk bëra zë në atë moment…Gruaja fatkeqësisht më tronditi tepër me fjalët neveritëse, saqë nuk dija vërtetë ishte ashtu apo ndoshta mos  trillonte ajo për largimin tim nga shtëpia..!? Në mesin e valltarëve qëndronte një plak me veshje të çuditshme. Ai rrinte afër zjarrit të madh që u bënte dritë valltarëve.  Këtë njeri s'e kisha parë më parë në jetë, të gjithë thanë  se është nga vendi i huaj, nga shkretëtira e madhe… Afër tij qëndronte shtriga plakë..!!
     -Po kjo, ç'kërkon këtu?
     -I  përçanë  njerëzit, thanë njëzëri.
     -Ta përzëmë… Ta gjuajmë me gurë këtë dreq të mallkuar, u thashë…
     -Mos u ngut, se e duan vet njerëzit, më tha plaku. Ajo pastaj m'u kërcënua me fjalët zjarr: "Unë  jam shtriga që të shpëtova, të çmenda, të përçava…Më në fund do t'ju çmendi të gjithëve, dhe do t’ju ngulfasë me thonjë…” E larguan mandej roja nga unë dhe mbeta i heshtur, prandaj  gruaja e shqetësuar më tha:"Mbylle më gojën, e sheh se koha me të vërtetë është e sëmurë nga njerëzit e çmendur”. Pastaj shihja tym përpara, zjarr, engjuj të zi, të bardhë, minjë, satanën e shihja të egërsuar. S'di çka nuk shihja me sytë e mi të lodhur!  E shihja orkestrën e varrtarëve dhe varrmihësit me lopata. Aty ishin pleqtë e mëhallave të qytetit dhe  të shkolluarit  e ndarë në grupe… Secili grup bëhej gati për të vallëzuar në vallen e dreqit që më në fund fituesi të shpallet sundimtar që të sundojë rreptësisht në tërë vilajetin e ndarë në mëhalla…


(Votes: 5 . Average: 5/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •