Gjekë Marinaj
| Tuesday, 06.23.2009, 07:44 PM |  

Gjekë Marinaj
Gjekë Marinaj
Gjekë Marinaj u lind në Brrut të Malësise së Madhe me 26 Maj, 1965. Me 12 Shtator të vitit 1990, u detyrua të largohej nga Shqipëria për në Amerikë për arsye politike. Institutin Mjekësor ISPT në Arlington, e mbaroi në vitin 1998. Ndërsa Fakultetin e Shkencave të Përgjithshme (Degree: Associate in Science), e mbaroi në vitin 2001 në Brookhaven College. Pastaj u diplomua pranë Universitetit të Teksasit në Dallas, Shkolla e Arteve dhe Humanizmit (Degree: Bachelor of Arts in Literary Studies: Magna Cum Laude) në vitin 2006. Dy vjet më vonë, pra në vitin 2008, Marinaj u diplomua pranë UTD në Shkollën e Arteve dhe Humanizmit (Master of Arts in Humanities—Studies in Literature). Që nga Janari i vitit 2008 Marinaj vazhdon studimet për doktorature po në Universitetin e Teksasit në Dallas, ku është Kandidat për Ph.D. (Kandidat për Doktor i Filozofisë: Letërsia botërore e të gjitha kohërave). Për më se dymbëdhjetë vjet Marinaj ka punuar në Departamentin e Patologjisë pranë Baylor University Medical Centre. Aktualisht është Pedagog i English & Communication dhe i Letërsisë Botërore pranë Richland College në Dallas, Texas. Ndër dekoratat dhe titujt e nderit mund të përmendim: Magna Cum Laude, dhënë nga UTD në vitin 2008 dhe Magjistraturën (Class I) nga Universiteti i Teksasit në Dallas. Deri në Qershor të vitit 2009 ka botuar këto vepra:  "Mos më ik larg", 1995 – poezi; "Infinit", 2000 – poezi; "Ana tjetër e pasqyrës", 2003 – intervista; "Ora e paqes", 2005, përkthim - poezi nga Rainer Schulte; "Në shpellën e Platonit", 2006, përkthim - poezi nga Frederick Turner; "Poezia Amerikane", 2006, përkthim - antologji nga poetë amerikanë; "Ca gjëra nuk mund të mbeten sekret", 2008 – prozë dhe "Lutje në ditën e tetë të javës", 2008 – poezi. Ndër çmimet letrare që i janë dhënë Marinajt mund të përmendim: Çmimin e Parë në poezi, nga revista letrare amerikane Sojourn në vitin 2006 dhe Çmimin Pjetër Arbnori në Letërsi, akorduar nga QNK (Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Tiranë) në 2008-ën. Marinaj, gjithashtu, në 2008 ka qenë editori i revistës së famshme amerikane “Translation Review” Nr. 76. Që nga viti 1992, jeton në Richardson të Teksasit me gruan e tij, Dusita.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •